Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet në Kosovë, digjet një makinë me targa serbe në veri të vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tensionet në Kosovë, digjet një makinë me targa serbe në veri të vendit
AktualitetKosovë

Tensionet në Kosovë, digjet një makinë me targa serbe në veri të vendit

Published: November 22, 2022
Shpërndaje

Një veturë me targa të Serbisë është djegur të hënën pas mesnate në veri të Mitrovicës.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 02:05 të mëngjesit”, tha ai.

- Publicitet -

Hoti shtoi se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rastin.

Më herët, në veri të Kosovës janë djegur edhe vetura me targa RKS, në pronësi të qytetarëve serbë që jetojnë atje.

Aktualisht, autoritetet e Kosovës janë duke zbatuar një plan tre fazësh përmes të cilit inkurajohen qytetarët në katër komunat veriore të vendit, që të riregjistrojnë veturat e tyre në targa RKS.

Faza e parë ka paraparë qortimin, e dyta parasheh gjobën dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese.

Zbatimi i fazës së dytë, që parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla, është shtyrë për 48 orë.

Para shtyrjes së vendimit, Policia e Kosovës pati planifikuar që vendimin për gjobat ta zbatonte nga mëngjesi i 22 nëntorit.

Kërkesën për shtyrje 48-orëshe e kanë bërë Shtetet e Bashkuara.

Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave nga autoritetet e Kosovës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 23, 2022 at 2:19 am

    Serbet krijojne tensione per te pasur destabilitet ne veriun e Kosoves.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Prapaskenat e paktit Trump-Putin për naftën: Pse “The Telegraph” përmend edhe investitorët e Zvërnecit
  • Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  • Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  • Faza e dytë e Territoriales, PS kërkon rishikimin e kompetencave të bashkive
  • Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. demo on Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  2. Tosi on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese
  3. nastradini on Asgjë në këmbim: 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur dy termocentralet lundruese në Vlorë
  4. demo on Ministri shqiptar që u kap me Mercedes të vjedhur, historia e bujshme e vitit 1999 në kufirin Shqipëri-Greqi
  5. nastradini on Për administratën Trump, Kosova tashmë është thjesht një kartë negociuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?