Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tensionet në Kosovë, hapet pika e kalimit kufitar në Bërnjak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tensionet në Kosovë, hapet pika e kalimit kufitar në Bërnjak
AktualitetKosovë

Tensionet në Kosovë, hapet pika e kalimit kufitar në Bërnjak

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

 

 

Bërnjaku, një prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, është hapur të mërkurën për qarkullim, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

- Publicitet -

Kjo pikë kufitare, bashkë me Jarinjën, janë mbyllur për qarkullim më 24 shtator, pas sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Elshani i ka thënë Radios Evropa e Lirë se pika kufitare në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur, për shkak të kërkimeve në terren në atë rajon.

“Ende nuk ka ardhur urdhri për hapje për Jarinjë”, ka thënë mes tjerash Elshani.

Kosova e ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”.

Beogradi, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se serbët lokalë në Kosovë, “janë rebeluar kundër terrorit të Kurtit”, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë.

Të njëjtën ditë, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e gëzon mbështetjen e Beogadit zyrtar.

Radoiçiq është marrë në paraburgim për 48 orë nga autoritetet në Serbi, më 3 tetor.

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?