Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tentoi të trafikonte kokainë drejt Maqedonisë së Veriut, 59-vjeçari kapet në kufi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tentoi të trafikonte kokainë drejt Maqedonisë së Veriut, 59-vjeçari kapet në kufi
AktualitetKronike

Tentoi të trafikonte kokainë drejt Maqedonisë së Veriut, 59-vjeçari kapet në kufi

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Strukturat e policisë së Dibrës goditën një rast të tentativës për të trafikuar kokainë me qëllim shitjen në doza në Maqedoninë e Veriut.

Vihet në pranga 59- vjeçari nga Dibra, i cili u kap në pikën e kalimit kufitarë Bllatë, pas ndjekjes nga forcat Operacionale të DVP- Dibër.

59-vjeçari, rezultoi se e ushtronte veprimtarinë e shpërndarjes së kokainës dhe në qytetin e Peshkopisë në afrësi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme.

- Publicitet -

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 7 pako të mbushura me kokainë, si dhe dhjetëra doza të tjera po me kokainë, gjithsej rreth 710 gram.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet Operacionale dhe ato të Hetimit të Narkotikëve në DVP Dibër, falë inteligjencës policore të siguruara se një shtetas po tentonte të trafikonte drejt Maqedonisë së Veriut një sasi kokaine, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BORDER”.

Bazuar në inteligjencën policore forcat Operacionale kanë lokalizuar automjetin e  dyshuar me drejtues shtetasin R.Ç., i cili po qarkullonte nga qyteti i Peshkopisë në drejtim të PPK Bllatë dhe i janë vënë në ndjekje duke e mbajtur nën vëzhgim.

Në momentin që automjeti ka mbërritur në PKK Bllatë,  shërbimet Operacionale së bashku me shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë,  kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në automjet,   ku si rezultat kanë gjetur të fshehura dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtuar kontroll në banesën e drejtuesit të automjetit, ku gjatë kontrollit,  Policia gjeti 7 pako me lëndë narkotike kokainë, në total rreth 710 gramë kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me një sasi parash, 2 aparate celular, 1 peshore elektronike dhe automjeti tip “Sharon”, në pronësi të 59-vjeçarit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas e ushtronte këtë veprimtari edhe në qytetin e Peshkopisë në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme dhe sëfundmi po tentonte të trafikonte kokainë në sasi të vogla  drejt Maqedonisë së Veriut me qëllim shitjen e saj në doza.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.Ç, 59 vjeç, banues në Peshkopi,  për veprën penale  “Trafikim i narkotikëve”, sqaron policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?