Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të vdekur, apo të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të vdekur, apo të plagosur
AktualitetKronike

Tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të vdekur, apo të plagosur

Published: August 12, 2026
Shpërndaje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi dy ditë më parë Kolumbinë.

Në një deklaratë për shtyp Ministria shprehet se është në kontakt me autoritetet dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në Kolumbi.

Deri më tani Ministria shprehet se nuk ka shqiptarë të plagosur apo të vdekur.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek situatën e krijuar pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë më 10 gusht 2026, me epiqendër pranë San José del Palmar, në pjesën perëndimore të Kolumbisë.

Sipas të dhënave më të fundit të raportuara, tërmeti ka shkaktuar 132 viktima dhe mbi 570 persona të plagosur. Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimi i dëmeve vijojnë në zonat e prekura, ndërsa bilanci mbetet në përditësim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil, e cila mbulon Kolumbinë, është në kontakt me autoritetet përkatëse dhe po verifikon në vijimësi situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen në vend.

Deri në këto momente, nuk ka raportime për shtetas shqiptarë të vdekur apo të plagosur si pasojë e tërmetit.

Po ashtu, nga informacioni i marrë deri në këto momente, nuk rezultojnë dëmtime nga tërmeti në institucionet penitenciare ku ndodhen shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në Kolumbi apo janë në pritje të procedurave të ekstradimit.

MEPJ dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Brazil vijojnë komunikimin me autoritetet kolumbiane dhe verifikimin e informacionit mbi situatën e shtetasve shqiptarë.

Shtetasit shqiptarë që ndodhen në Kolumbi dhe kanë nevojë për asistencë konsullore si pasojë e tërmetit mund të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Brazil.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përpjekja për ta shtypur protestën e ka shtuar zemërimin
  • Kush është 28 vjeçari që u plagos rëndë në sy gjatë protestës së sotme
  • VIDEO: Efektivi i policisë merr zjarr gjatë protestës (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Komentet e Fundit

  1. Roza on Një prej tyre…
  2. Vlora 97 on Një prej tyre…
  3. Shurrel thonjpapreri on Një prej tyre…
  4. Vali on Një prej tyre…
  5. Gani USA on Një prej tyre…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?