Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Territorialja, PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend. PS: Duhet shkuar në territor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Territorialja, PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend. PS: Duhet shkuar në territor
Politike

Territorialja, PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend. PS: Duhet shkuar në territor

Published: March 11, 2026
Shpërndaje

Debate të gjata kanë shoqëruar mbledhjen e radhës të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës u fokusuan te mënyra se si duhet të zhvillohen dëgjesat me aktorët e përfshirë në këtë proces.

Axhenda e takimeve e propozuar nga mazhoranca, që parashikon zhvillimin e dëgjesave në terren me të zgjedhur vendorë, këshilltarë bashkiakë dhe specialistë të administratës lokale, u kundërshtua nga anëtarët e opozitës. Sipas tyre, dëgjesat duhet të zhvillohen në ambientet e Kuvendit dhe jo nëpër qarqe.

Pas një ndërprerje të kërkuar nga opozita, bashkëkryetari Luçiano Boçi dhe anëtarë e opozitës, unanim argumentuan se dëgjesat e shpërndara në disa takime nuk janë zgjidhja më e mirë për diskutimin e një reforme kaq të rëndësishme. Sipas tij, do të ishte më e dobishme që diskutimet të zhvilloheshin në Kuvend, në një debat të zgjeruar ku të përfshiheshin të gjithë deputetët.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e mazhorancës këmbëngulën se procesi duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe të dëgjojë drejtpërdrejt njerëzit që punojnë në nivel vendor.

Arbjan Mazniku, theksoi se qëllimi i dëgjesave në terren është pikërisht rritja e numrit të personave që japin mendim për reformën. Ai argumentoi se komisioni duhet të dëgjojë jo vetëm kryetarët e bashkive, por edhe profesionistët që punojnë çdo ditë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas tij, është e domosdoshme që komisioni të dëgjojë specialistë të fushave të ndryshme, si strehimi, pastrimi apo shërbimet sociale, pasi janë pikërisht ata që kanë një pasqyrë të qartë të problemeve që hasen në praktikë.

_Unë kërkoj që të dëgjojmë më shumë njerëz, jo më pak. Ky është takimi i tretë sipas dokumentit që kemi prezantuar dhe nuk mund t’i trajtojmë të gjitha çështjet me të njëjtën vëmendje nëse nuk zgjerojmë rrethin e dëgjimeve. Është shumë e rëndësishme që ky komision të dëgjojë edhe njerëzit që punojnë çdo ditë me strehimin, pastrimin apo shërbimet sociale. Përveç kryetarëve të bashkive, duhet patjetër të dëgjojmë edhe opinionin e atyre që merren drejtpërdrejt me ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Mazhoranca propozoi gjithashtu një formulë të ndërmjetme, ku përveç dëgjesave në terren, të organizohen edhe dëgjesa publike në nivel qarku me pjesëmarrjen e qytetarëve, këshilltarëve bashkiakë dhe përfaqësuesve të institucioneve lokale.

Mazhoranca u tregua e hapur që në respekt të kërkesës së opozitës mund të zhvillohen edhe dëgjesa në Kuvend, por paralelisht komisioni do të vijojë edhe me takimet në territor.

Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, u ra dakord që dy bashkëkryetarët të mblidhen ditën e nesërme për të miratuar një axhende mujore të qartë për dëgjesat, në mënyrë që të gjithë aktorët e interesuar të kenë kohë të përgatiten dhe të marrin pjesë në procesin e konsultimit për Reformën Territoriale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?