Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Testi i fundit i Maturës Shtetërore zhvillohet të premten në lëndën me zgjedhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Testi i fundit i Maturës Shtetërore zhvillohet të premten në lëndën me zgjedhje
AktualitetShoqëri

Testi i fundit i Maturës Shtetërore zhvillohet të premten në lëndën me zgjedhje

Published: June 21, 2022
Shpërndaje

Provimi i lëndës me zgjedhje që do të zhvillohet ditën e premte shënon edhe fundit e Maturës Shtetërore 2022. Autoritetet e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit bëjnë me dije se tashmë po shkojnë drejt fundit përgatitjet me hartimin e testit të provimit me zgjedhje. Ndërkohë që japin një këshillë të rëndësishme për maturantët, në mënyrë që të mos penalizohen.

Sipas tyre çdo maturant në ditën e provimit duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe të kontrollojë në kohë testin që do të marrë për të plotësuar. Nëse testi nuk i përket lëndës së kërkuar prej tij (gjatë plotësimit të formularit A1 apo A1Z) për ta dhënë si provim me zgjedhje duhet ta kthejnë mbrapsht, për të marrë tezën e duhur të provimit. Për këtë do të duhet që të nënshkruajnë edhe procesverbalin përkatës. Gjithashtu, duhet të kontrolloni me kujdes edhe gjendjen fizike të testit nëse ka probleme dhe është i palexueshëm, apo mungon ndonjë faqe. Nëse vërehen parregullsi ju duhet të kërkoni një test tjetër nga administruesit e provimit. Ndërkohë që edhe në këtë provim do të vlejnë të njëjtat rregulla, sa i takon mbarëvajtjes së testimit. Si provim me zgjedhje, maturantët kanë përcaktuar më herët që të testohen në një nga këto lëndë: histori, gjeografi, kimi, biologji, fizikë, qytetari-psikologji, sociologji-filozofi, ekonomi, histori arti, histori muzike, si dhe histori baleti.

Po sipas rregullores së provimeve të maturës, përcaktohet se maturanti do të përjashtohet nga provimi, nëse konstatohet se ka ndryshuar vendin që i është caktuar, merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë, bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit, mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit, refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjate hyrjes në qendrën e provimit. Ndërsa në rastet të tilla nuk njihet rezultati i provimit: kur përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si atë të përcaktuar në rregulloren e provimit, nëse ka hequr ose dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin), nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal, nëse vërtetohet kopja, e pjesshme, ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga Kopoted, si dhe kur është marrë masa e përjashtimit nga provim.

- Publicitet -

Sikundër ka ndodhur me tre provimet e detyruara të zhvilluara deri më tani, edhe për lëndën me zgjedhje vlerësimi maksimal do të jetë me 60 pikë, ndërsa për të qenë kalues, maturanti duhet të sigurojë detyrimisht 25 për qind të këtij totali pikësh (15 pikë) me të cilat vlerësohet testi. Kandidatët që nuk sigurojnë këtë nivel të kërkuar pikësh, e humbasin të drejtën për të qenë pjesë e garës së pranimeve për studimet në shkollat e larta, përgjatë raundit të parë të pranimeve që do të zhvillohen në mbyllje të muajit korrik. Këta kandidatë duhet të presin sezonin e vjeshtës për të dhënë sërish këtë testim dhe vetëm në rast se rezultojnë kalues do të garojnë përgjatë raundit të dytë të pranimeve që do të zhvillohet në mbyllje të muajit shtator.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Cirk dhe bukë on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?