Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Testi i pranimit për Mjekësinë, fond me 3 mijë pyetje në ndihmë të maturantëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Testi i pranimit për Mjekësinë, fond me 3 mijë pyetje në ndihmë të maturantëve
AktualitetShoqëri

Testi i pranimit për Mjekësinë, fond me 3 mijë pyetje në ndihmë të maturantëve

Published: December 8, 2022
Shpërndaje

Për të ndjekur studimet e larta në degën e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë së Tiranës, duke nisur nga viti i ardhshëm akademik, maturantët do të duhet që krahas formulës aktuale, t’i nënshtrohen edhe një testi pranimi. Provimi do të zhvillohet mbi njohuritë e fituara nga maturantët gjatë viteve të shkollës së mesme në tre lëndët që përafrohen më shumë me këtë degë. Konkretisht bëhet e ditur se pyetjet e testit të informatizuar që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, do të jenë rreth njohurive të fituara në lëndën e Biologjisë, Kimisë, dhe Fizikës.

Puna për hartimin e fondit të pyetjeve për këtë test pranimi tashmë ka nisur, dhe sipas marrëveshjes që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë me Universitetin e Mjekësisë, deri në  datën 31 dhjetor ky fond pyetjesh do të jetë publik, i cili do të jetë në dispozicion të të gjithë maturantëve që do të duan të garojnë për vijimin e studimeve të larta në degën e Mjekësisë së Përgjithshme për kuotat e reja të pranimeve që do të realizohen përgjatë vitit 2023.

Në total do të jenë 3000 pyetje nga lëndët: Biologji, Kimi dhe Fizikë. Autoritetet e arsimit kanë bërë me dije se për përgatitjen e fondit janë përzgjedhur mësuesit më të mirë të këtyre lëndëve. Sipas tyre, maturantët do të kenë kohën e mjaftueshme për këtë provim shtesë, i cili fillimisht do të pilotohet në këtë degë, për t’u shtrirë më pas në vitet e ardhshme edhe në degët e tjera të profileve mjekësore. “Pyetjet do të jenë të lidhur me lëndët, biologji, kimi dhe fizikë, të cilat përafrohen më shumë me degën e Mjekësisë. Kështu maturantët do të kenë mundësi që t’i shohin, të konsultohen dhe t’u referohen në mënyrë që mund të përgatitjen sa më mirë për këtë provim. Kjo bëhet me qëllim që në këtë degë të shkojnë kandidatët që kanë vërtete rezultatet më të larta”, konfirmojnë autoritetet e MAS.

- Publicitet -

Provimi i pranimit do të jetë i ndarë në tri nivele, ashtu sikurse edhe testi i maturës është, apo sikundër janë edhe testet që zhvillohen në shkollë. Sipas skemës së përcaktuar është menduar teza e provimit online do të ketë në përmbajtje rreth 50 pyetje të cilat do të vlerësohen me një sistem prej me 100 pikësh, duke përfshirë pyetjet për të tria nivelet e vështirësive. Në përfundim të zhvillimit të testimit çdo maturant do të mund të mësojë edhe pikët e marra me të gjitha përgjigjet e dhëna. Përgjigjen ju e merrni përmes një deklarate në kohë reale, sapo e përfundoni provimin dhe që sapo përfundoni provimin ju kuptoni se në cilin pozicion të rankimit jeni.

Ndikimi i provimit dhe rezultateve të shkollës së mesme

Sikundër edhe u theksua më lart, formula për shpallen e fituesve të rinj që do të pranohen në degën e Mjekësisë së Përgjithshme, do të përcaktohet nga treguesit e Maturës Shtetërore, si dhe provimi i pranimit. Ndikimin më të madh në përzgjedhjen e fituesve do e këtë formula aktuale me treguesit e maturës, e cila vlerësohet me 70 për qind të ndikimit, ndërsa testi i informatizuar i pranimit do të ketë vetëm 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj që do të mund të vijojnë studimet në këtë degë.

“Provimi i automatizuar në programin Mjekësi e Përgjithshme, i cili do të ketë 30 për qind peshë në vlerësimin e përgjithshëm, ndërsa 70 për qind do të jetë nga rezultatet e shkollës së mesme përfshirë këtu edhe ato të maturës. Në këtë mënyrë synohet nxitja edhe më shumë e meritokracisë për pranimin në këtë degë, e cila rezulton të jetë edhe një ndër më të kërkuarat në radhët e maturantëve”, bëhet me dije nga MAS.

Vlerësimi i treguesve të shkollës së mesme

Krahas mesatares minimale që duhet për të hyrë në konkurrim për degët e këtij universiteti, janë edhe tre kriteret mbi të cilat do të bazohet përzgjedhja e fituesve të rinj do të pranohen gjatë vitit të ardhshëm akademik. Kriteri i parë ka të bëjë me mesataren e shkollës së mesme që vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Sikundër dhe u theksua më lart, kjo notë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës.

Kriteri i dytë ka të bëjë me mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore 2023, ose maturave të mëparshme. Ky kriter vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj të këtij viti. Sa i takon këtij treguesi sqarohet se nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto tre lëndë të përcaktuara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1. Ndërsa riteri i tretë ka të bëjë me mesataren e tre lëndëve formuese që janë: Kimi, Biologji dhe Fizikë. Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik i këtij universiteti, nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme përbën 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kur lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji janë të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25.

Përfundon plotësimi i Formularit A1

Dita e djeshme ka shënuar edhe përfundimin e afatit të vënë në dispozicion të të gjithë maturantëve në plotësimin e formularit A1, i cili i hap udhë zhvillimit të Maturës Shtetërore të 2023. Sipas grafikut të përcaktuar nga Qendra e Shërbimeve maturantët kanë plotësuar formularin A1, në të cilin kanë listuar tre provimet e detyruara dhe lëndën që do të japin si provim me zgjedhje.

Gjatë javës së ardhshme sistemi online do të hapet për maturantët e vjetër, të cilët do të duhet që të plotësojnë formularin A1Z për t’u rikthyer në garë për studimet e larta gjatë vitit që vjen. Aplikimet e formularit A1Z mund të kryhen nga data 12 dhjetor deri në datën 15 dhjetor 2022 po në të njëjtat orare. Formular A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit “e-albania” dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti/kandidati. Pas plotësimit të formularit bëhet korrigjimi i pasaktësive, sipas një formulari të dërguar në shkollë nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit.

FORMULA E KONKURRIMIT PËR UNIVERSITETIN E MJEKËSISË

Mesatarja minimale për të hyrë në garë

Për të konkurruar për studimet e larta në degët Farmaci, Mjekësi i përgjithshme dhe Stomatologji do të mund të hyjnë në garë vetëm maturantët dhe kandidatët e tjerë që kanë notë mesatare të shkollës së mesme nga 8.5 dhe më lart. Ndërsa për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet mesatare e shkollës së mesme mbi notën 7.5, si dhe për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8.

Kriteri 1

Kriteri i parë ka të bëjë me mesataren e shkollës së mesme që vlerësohet me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kjo notë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës.

Kriteri 2

Kriteri i dytë ka të bëjë me mesataren e provimeve të Maturës Shtetërore 2023, ose maturave të mëparshme. Ky kriter vlerësohet me 40 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj të këtij viti. Sa i takon këtij treguesi sqarohet se nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto tre lëndë të përcaktuara, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1.

Kriteri 3

Kriteri i tretë ka të bëjë me mesataren e tre lëndëve formuese që janë: Kimi, Biologji dhe Fizikë. Sipas vendimit të marrë më herët nga Senati Akademik i këtij universiteti, nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme përbën 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Kur lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji janë të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25.

Kriteri 4 (vetëm për degën e Mjekësisë)

Maturantët dhe kandidatët që do të duan të vijojnë studimet në degën e Mjekësisë së përgjithshme do të duhet të japin edhe testimin e informatizuar që do të zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, duke nisur nga viti 2023.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?