Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Thaçi: Jam i pafajshëm, akuzat në raportin e Dick Marty-t, një sajesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Thaçi: Jam i pafajshëm, akuzat në raportin e Dick Marty-t, një sajesë
KosovëKryesore

Thaçi: Jam i pafajshëm, akuzat në raportin e Dick Marty-t, një sajesë

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë fjalës së tij në Gjykatën Speciale u shpreh se pret të shpallet i pafajshëm pasi akuzat e raportit të Dick Marty-t ndaj tij dhe krerëve të tjerë të UÇK-së nuk qëndrojnë.

Ai shtoi se ishte nënshtruar ndaj pyetjeve të bëra nga hetues të drejtësisë ndërkombëtare si në cilësinë e dëshmitarit ashtu edhe në atë të dyshuarit dhe si rrjedhojë kërkoi shfajësimin nga të gjitha akuzat për shkak se asnjë prej tyre nuk është provuar.

“Sapo raporti i Dick Martyt mbushi mediat me akuzat e sajuara, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare më tha se një gjykatë e veçantë ishte thelbësore për të hequr renë e zezë të akuzave për trafik organesh në Kosovë. Tani e dimë se si unë, si të tjerët jemi shfajësuar nga këto akuza. Unë pres të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi. Jam intervistuar nga të gjithë mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare qoftë në cilësinë e dëshmitarit apo të dyshuarit. Kjo ka qenë e gjitha transparente. Askush nuk duhet ta shkruajë historinë ashtu, unë kam besim në paqe dhe drejtësi”- u shpreh Thaçi.

- Publicitet -

Ish-kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi ka dëshmuar përpara gjykatës së Hagës, se është i pafajshëm dhe se prova më e madhe është historia e Kosovës.

‘Jam i pafajshëm për të gjitha këto akuzë po jam gati të përballem me këtë sfidë të re. Do të kem sukses, për familjen, popullin dhe vendin tim. Unë isha student në Zvicër, i strehuar politikisht kur u pushkatua familja Jashari. Populli i Kosovës bëri atë që do bënte çdokush. Kosova ishte në anën e drejtë të historisë. Sot, jam i lumtur që Kosova është e pavarur, demokratike. Kosova është histori suksesi. Realiteti po ngatërrohet me opinione dhe axhenda të ndryshme, spekulimet po shndërrohen në fakte. Emocionet, motivet të secilit karakter politik nuk duhet të nënkuptohen si fakte. Kjo vlen edhe për disa botime apo në opinione të aktorëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike, jo çdo pjesëtar i luftës s’ka qenë bashkudhëtar me ne. Njerëzit mbajnë mend atë që duan të besojnë se është e vërtetë por ne kemi dëshmi historike dhe faktike të regjistruar atë kohë. Dhe për këtë, duhet të kthehemi ato dëshmi. Më vjen keq që s’dëgjojmë dot Albright në këtë sallë dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjerë. Adem Demaçit, Rugovës etj. Ata do dëshmonin atë që kam bërë dhe thënë atë kohë. Besuam në vetën tonë për të qenë të lumtur. Pa ndihmën e SHBA-ve s’do ishim kurrë të lirë. ‘- tha Thaçi.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?