Nga Sean Newsom
The Sunday Times
Në një lumë aq të madh dhe të egër sa Vjosa në Shqipëri, ujëvarat i dëgjon para se t’i shohësh.
Gjendemi në gomonen me nëntë ulëse, teksa lundrojmë përgjatë Shqipërisë së Jugut. Me veshjet e përshtashme dhe jelek shpëtimi, pak a shumë e dimë se çfarë na pret, pasi kemi prenotuar rafting në ujërat shkumë-bardha, ku përfshihet edhe lundrimi në atë që ka mbetur lumi i fundit i egër në Europë.
Dallojmë tërësinë e mbetjeve nga vērshimi i ujit që janë grumbulluar përgjatë bregut. Nuk mungojnë pemë të tëra dhe gurë të stërmëdhenj. Kur sheh çfarē ka shkulur dhe ka marrē pērpara nuk ka si mos të të japë ankth një murmuritje që vjen nga larg dhe fillon e kthehet në ulërimë.
Zemra fillon t’ju rrahë me shpejtësi. Gomonia godet pragjet shkëmborë dhe të duket sikur Zoti po të zbraz një oqean të tërë në fytyrë. Gomonia zhytet dhe për një çast nuk shihni dot asgjë… Por, sapo arrini të fshini sytë, gjendeni përballë një dallge të re, që është më e lartë se ju. As ju shkon ndërmend se çfarë ju pret, pas kësaj.
Falë Zotit, kur u gjenda poshtë një dallge të tillë, në fillim të majit, pas meje qëndronte Endri Hoxha. I dobët, i zhytur në mendime, vetëm 25 vjeç, ai vjen nga qyteti historik i Beratit dhe nuk është thjesht një guidë e licencuar për ujërat e bardha, por një anëtar i ekipit kombëtar të rafting-ut të Shqipërisë.
Gjithashtu falënderoj Zotin që shokët e mi në këtë eksperiencë ishin një grup që e donin aventurën. Ndonëse Hoxha na drejtonte nga ulësja e pasme, për ta kaluar këtë aventurë pa probleme, ishte thelbësore që ne, ekuipazhi i tij, tetë turistë gjithsej, të bashkëpunonim me njēri-tjetrin.

Dy ditë më parë, të gjithë ne (me përjashtim të dy miqve të mi) kishim qenë krejtësisht të panjohur për njëri tjetrin. Na kishte bashkuar rastësisht, turi në Shqipëri i organizuar nga Much Better Adventures Raft, Kayak dhe Hike. Ndërsa tani thuajse ishim bërë një.
“Pērpara!” – bërtiti Hoxha, çfarë nënkuptonte se të gjithë duhet t’u jepnim lopatave fort në të njëjtën kohë, vetēm nē njē drejtim. Ia dolëm që gomonia, megjithēse u mënjanua, të mos përmbysej. Shpërblimi ynë? Një tjetër dallgë me ujë të shkrirë mali na u përplas fytyrës.
Momenti kur përshkon dallgën e parë të madhe në një rafting si ky, është i jashtëzakonshëm. Vetëm kur del nga ana tjetër e kupton se mjeti nuk është rrokullisur dhe fatkeqësia nuk ka qenë e pashmangshme. Të duket si një bekim i ftohtë dhe i lagësht.
Teksa vozitnim drejt thepave të tjerë shkëmborë, ankthi u shndërrua në kënaqësi. U kuptua nga të gjithë se sa udhërrëfyes i mirë ishte Hoxha; jo vetëm i qetë dhe i saktë, por edhe një lexues i shkëlqyer i vorbullave të lumit.
Zakonisht, ajo që priste nga ne ishte të poziciononim mjetin me disa lëvizje të shpejta përpara ose pas, teksa ai na drejtonte. Gjithçka që duhej të bënim ishte t’i vinim veshin komandave që ai jepte dhe të shijonim udhëtimin, ndërsa një mijë pika dielli mesdhetar vallëzonin në lumin që na rrethonte.
Kur, rreth një orë më pas, tërhoqëm gomonen lart në breg, dhe përshuam në këmbë distancën deri tek vendqëndrimi, nuk më bëhej të largohesha. Isha i lagur nën veshjet mbrojtëse, por po më dukej sikur po lundroja ende, ndërsa zhytesha në qiellin blu veror sipër meje.

Gatë udhëtimit gjashtë-ditor, kjo nuk ishte hera e vetme që ndjeva se nuk doja tē largohesha më nga ky vend. Vjosa, për mua, ka qenë gjithnjë në fokus. Lumi rreth 168 milje/ 270 km, i cili rrjedh nga malet e Pindit në Greqi, përshkon Shqipërinë jugore dhe derdhet në Adriatik.
Besohet të jetë lumi i fundit vërtet i egër në Europën në perëndim të Rusisë. Në asnjë pikë përgjatë gjatësisë së vet, nuk është kanalizuar, ridrejtuar apo thyer me diga. Pas shumē vitesh fushate për ta mbrojtur, – në të cilën luajti rol edhe Much Better Adventures – në mars, iu dha statusi i parkut kombëtar: parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Europë.
Por Vjosa është vetëm një nga mrekullitë të shumta të eksploruara nga ky itinerar në Shqipëri. Zhvilluar nga partnerët pionierë të kompanisë, Zamo dhe Alma Spathara të Albania Rafting Group, ajo përshkon atë që duhet të jetë gjysma e vendit dhe nxjerr në pah të gjitha llojet e bukurive natyrore.
Pa dyshim, që për t’i parë të gjtha duhet të udhëtosh shumë me makinë, shpesh përgjatë autostadave të reja dhe të projektuara bukur e më të mira se autostrada e vjetëruar që përdor rregullisht në Anglinë time. Herë të tjera, ne tundeshim përgjatë rrugëve të pashtruara që dukeshin se do tē shembeshin në stuhinë e parë.

I lehtë apo i mundimshëm, çdo pjesë e udhëtimit kishte shpërblimin e vet. Në një fshat të vogël malor, por jo të paarritshëm, hëngrëm një vakt që shërbehej tërësisht me prodhime të rritura në fushat e tarracuara të fshatit.
Në udhëtim përfshihej edhe një shëtitje poshtë malit të shenjtë të Tomorit dhe dy netë në bujtina të bukura larg vendqëndrimit tonë në Berat, njëra tek “Bujtina Bracaj” në Çorovodë dhe tjetra tek “Vila Përmeti” në qytetin me të njëjtin emër.
Bisedat qenë të shumta, çfarë nuk ishte e çuditshme, kur merret parasysh se sa i mirëarsimuar, me përvojë dhe i artikuluar ishte grupi ynē që përbëhej kryesisht nga femrat. Në moshën 57-vjeçare, unë isha më i vjetri. Pjesa tjetër ishin të paktën 20 vjet më të rinj dhe ndër ta ishte një ekonomist i Bankës së Anglisë, një surfist dhe instruktor zhytjeje, një inxhinier dhënash në NHS England, një nëpunës civil dhe një drejtor kompanie.
Shumica ishin veteranë të turneve të Much Better Adventures, ose të grupimeve të ngjashme. Prandaj nuk ishte për t’u habitur që ata kishin shumë të përbashkëta, duke përfshirë oreksin për vakte të shijshme shqiptare që vazhdonin deri pas mesnatës.
Dhe nëse ndonjëherë biseda shterronte, pamja nga dritarja ishte mahnitëse: fusha me lule të egra dhe bari i harlisur pranveror në luginat malore të Shqipërisë jugore, qē thyheshin në të rrallë nga qyteza të vogla.
Kur guida na foli për historinë e vendit, kuptuam se peizazhi nuk është rezultat i një planifikimi të kujdesshëm, por tregues i njē kaosi tē vazhdueshēm gjatë shekullit të 20-të. Shqipēria ka qenē herë nën pushtim, herë në luftë, mē pas, për një periudhë shumë të gjatë, nën diktaturën komuniste, dhe nē njē rast më pas, edhe nē anarki.
Tani, çuditërisht, duket si Kopshti Europian i Edenit – një vend i pacēnuar dhe i larë në rrezet e diellit. Të gjithë u ndjemë shumë me fat që e vizituam përpara vapës përcëlluese të verës dhe përpara fluksit në rritje të vizitave të europianëve, australianëve dhe amerikano-veriorëve.
Lumenjtë e Shqipërisë janë xhevahirët e këtij vendi. Me rrjedhjen e vrullshme poshtë maleve me borë, teksa mbush gjysmën e luginës së vet me drurë dhe gurë, madhështia e Vjosës është e pakrahasueshme. Hera tjetër kur kam parë një vrull të tillë rrjedhjeje ka qenë në veri të Kanadasë.

Por për mua, mrekulli mbi mrekullitë ishte Osumi, i cili rrjedh i pastër përmes një shtrirjeje gëlqerore dhe ka krijuar 16 milje/ 25 km me kanione të ngushta.
Herë pas here, nën ujëvarat e tyre dhe dredhkat pasuese, këto kanione duken si animacione kompjuterike, të destinuara për seritë e ardhshme të filmit “Avatar”.
Në të dyja rastet, si në Vjosë ashtu edhe në Osum, zgjohet një habi nga zhurma që vjen teksa bën rafting nëpër to. Në fakt, kaq e fuqishme ishte kjo ndjenjë sa, po të isha në të njëjtën moshë me pjesën tjetër të grupit, mund të ma kishte ndryshuar rrjedhën e jetës.
Këtë e thashë edhe natën e parafundit atje, kur dikush bëri atë pyetjen që e mbyll bisedën pas darke, pasi i futë të gjithë në mendime. “Me çfarë do ta ndërronit jetën që keni?” Përgjigja ime më befasoi edhe mua. “Guidë raftingu këtu në Shqipëri” – thashë.
—-
Botuar në The Times. Përktheu për DITA, Edona Llukaçaj. Autori, shkrimtar udhëtimesh dhe profesor, Sean Newsom ishte në këtë udhëtim i ftuar nga “Much Better Adventures”, i cili organizon udhëtime në Shqipëri.

Aaaa kur doni ju englezet,e beni vjosen,, Amazona.
Po aty ka qene Vjosa!Erdhet ju te ngrini furtune ne gote.
Po i vini rrotull Vjoses,po ni vini rrotull si xhambazi kalit me huqe..Kam frike se to ta beni Gerqi.
Keshtu i erdhi verdalle kusar Ali pashait,anglezi,i degjeneruar Bajroni,,e levdoi Epirin,e levdoi rracen shqiptare,e levdoi Ali xhahilin ,,dersa ju beri gropen.I futi ne dhe.,i beri Gerqi.
Ajo Vjosa e lashte e Laberise po i mbyt.Ka mbytur nje 10 gjertani,,keta nuk kuptojne perse po i mbyt Vjosa.
Lidheni demon , ka luajtur nga mendte , i kane rrjedhur edhe ato pak tru qe ka pasur .
Sot sapo zbrisja nga alpet e zvicrres nga qafa e simplon ose simplonpass si e quajne ata
Mrekulli natyre uji i paster i ftohte si akull dhe cdo 10 km nga nje dige me hidrocentral
Me futi ne mendime nuk prishte aspak natyren as pamjen
Ulese thote gazetari, ulese ulese..o ulok. Me 9 vende, stola, bythese..ose karrige.
Kur themi ulu, nuk themi ulu ne ulese. Ulu ne stol, ne karrige ne p. te sateme. copa idiotesh
Dhiar i Ramutit, demo ka te drejte. Ca nuk shkon me komentin e demos?
Ky xhaja duhet e te beje nje udhetim nga Franca ne Angli me gomone me refugjatet, dhe te behet guide trafikimi refugjatesh ne Angli. Eshte edhe me frymezuese se Vjosa dhe Osumi te marre se bashku.
Bota ka me shume te marre nga ç’mendohet.
Nje shkrim shume i bukur. Komentuesit e mesiperm duhej te ndjeheshin krenare ne vend qe te leshojne helm; Ndoshta komentet e pa-pritura duken me trendy?
O Asd, sa kollaj qe u ndjeke krenar mor zoteri, po per çfare?
Per te mos humbur:
mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/politika-eshte-konspiracion.html
Ata turiste erdhen te defrehen ne vendet e bukura te Shqiperise.
Kane harxhuar ca mijera Sterlina, keshtu behen njerezit me biznes.
Nje shtepi ne ane te lumit, mund ta beje turistin te paguaj para me shume se kur fle tek Sheratoni.
Kush e ka kuptuar, po nxiton te hapi biznesin.
Kjo eshte nje fushe e re, qe ka filluar me shtepite ne breg te detit ne Jug, ku fshatrat e bregut fitojne 15-20 mije euro ne cdo sezon.
Pile Lalai inteligjenca jote eshte pa kufi.E shpetove Shqiperine.
Ti e paske zemren zeher dhe macokun ne bark, o i nxiri me boj.ca ke me Pilon e shkrete apo ke sherbimin e javes tu nxish jeten shqiptareve.Ysht vromjar…
Edi Rama o Artist
Beme edhe mua Turist
Ne Golem e ne Kardhiq,
Ku lindi gjyshi Ballist.
Nje Turizem Strategjik
Do ta ngre mu ne Skerfice
Po me eci ky bysnese
Mu te Hani Valarese.
Nje kredi pa interese
Nuk e dua as per vete
Si kulak e bir kulaku
Do ve dhente qe kishte Plaku.
Se s`te vjen lordi Inglise
per travok e buke me gjize
Duan mishra ne tepsi
Vere Buti dhe Raki.
Hidhu nje kredi me keste
Tek banka gruas tende,
Me afat 100 vjet
Sa te rroj ne kete jete.
Pallatin merre fare
Bere me pune vullnetare
Nuk me duhet me qyteti
As rremuja,as rremeti,
Ashtu si thua Zotrote
Mu ne stan te Sopiqote
Do ruaj ne maje te Catise
Mos me vjen ndonje Turiswt
Apollon, o Apollon ato syzet i paske vene qe te shohesh maçoket ne barkun e te tjereve. Ketheji nje here nga vetja se kushedi ça gjen.
Mos humbisni:
mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/politika-eshte-konspiracion.html
Mos humbisni: MAQEDONIA KA SHUMICE SHQIPTARE
mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html
mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/mbreteria-shqiptare-ne-mesjete-dioklea.html