Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Thellohet pabarazia ekonomike e qarqeve, vetëm Tirana shpenzon mbi mesataren kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Thellohet pabarazia ekonomike e qarqeve, vetëm Tirana shpenzon mbi mesataren kombëtare
EkonomiKryesore

SHIFRAT: Thellohet pabarazia ekonomike e qarqeve, vetëm Tirana shpenzon mbi mesataren kombëtare

Published: October 6, 2022
Shpërndaje

Diferenca ekonomike ndërmjet Tiranës dhe qarqeve të tjera është thelluar nga viti në vit, duke treguar për një hendek në rritje të pabarazisë ekonomike ndërmjet qyteteve dhe kryeqytetit.

Këto zhvillime janë veç të tjerash një sinjal se vendi do të vijojë tranzicionin demografik me shpopullimin e mëtejshëm të qarqeve.

INSTAT raportoi se në vitin 2021 vetëm Tirana i kishte shpenzimet për familje mbi mesataren kombëtare, ndërsa në vitin 2014 së paku katër qarqe i kishin shpenzimet për frymë mbi mesataren kombëtare.

- Publicitet -

Në vitin 2014 shpenzimet mujore të një familje në rang kombëtar ishin 69,442 lekë. Po familjet në qarqet e Gjirokastrës, Shkodrës, Lezhës dhe Tiranës i kishin shpenzimet mujore mbi këtë nivel. Në vitin 2014 një familje në Tiranë shpenzonte mesatarisht 81654 lekë në muaj, e dyta vinte Lezha me 78,811 lekë në muaj, e treta Shkodra me 76,509 lekë dhe Gjirokastra me 74,293 lekë në muaj. Në vitin 2014 qarqet me nivelet më të ulëta të konsumit ishin Elbasani, Vlora dhe Korça.

Në vitin 2021, konsumi mestar i një familjeje në rang vendi ishte 84 mijë lekë në muaj, ndërsa shihet se vetëm Tirana konsumon mbi këtë nivel me rreth 99,417 lekë në muaj për familje.

Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Korça me 83.591 lekë dhe Fieri me 80.752 lekë në muaj për familje. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Kukësit me 71.636 dhe i Dibrës me 72.048 lekë në muaj për familje. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 4,2 %, ndjekur nga qarku i Kukësit me rreth 2,0 %.

Merita Toska, nga Co-Plan, njohëse e financave vendore në një intervistë të mëparshme tha se se, pabarazitë në vend janë të dukshme dhe thellohen çdo ditë më shumë, në disa nivele. Sipas saj, duhet një studim i thelluar i pabarazive, shkaqeve dhe parashtrimi i alternativave për ndërhyrje. Më tej, një programim i qartë i investimeve të paktën në terma afatmesëm (plan investimesh i qartë dhe i publikuar).

Sipas saj shpërndarja e burimeve të rritjes në territor është përcaktues për këto diferenca, gërshetuar dhe me faktorë të tjerë. Politikat rishpërndarëse janë të vakëta dhe nuk po arrijnë të japin rezultate për t’i zbutur këto pabarazi, shtoi ajo.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • intelektuali says:
    October 6, 2022 at 7:29 am

    Shikoni ne foto karikaturen e Veliajt dhe Edvinit si xhungel egersirash pas Skenderbeut ku ishte Kopeshti i njemijenje luleve te Geraldines me ekzemplare ekzotike nga e gjithe Bota dhe pastaj pyesni:

    PSE KJO SITUATE E TRISHTUESHME NE TIRANE?

    qe:

    Na kujton Kohen e Qepes te Enverit me tollona varferie dhe bunkere te injorances ne drejtimin e shtetit

    Reply
  • Asd says:
    October 6, 2022 at 8:01 am

    Tirana eshte e rrethuar nga getot. Parate i qarkullojne politikanet, qeveritaret, por edhe gjakpiresit e administrates shteterore. Keta te fundit bejne baterdine me korrupsionin e vogel, te mesem dhe te larte. Rroga 80 mije ne muaj, por jane te gjithe me vila ne bregdet dhe vetura luksoze.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    October 6, 2022 at 10:50 am

    Keto shifra tregojne se numri i bashkive duhet te ulet,e jo te shtohet..

    Reply
  • Rrofshin ppp says:
    October 6, 2022 at 11:03 am

    Kjo tregon qe eshte e qellimshme ku penalizohen rrethet per te detyruar popullaten te zhvendoset ne tirane ku si qellim kryesor eshte shitja e apartamenteve
    E gjithe politika eshte shitur ne pak persona
    Kur them e gjitha pra e gjitha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?