Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Theu masën e sigurisë: Kush e njoftoi ish-shefin e AMP që do të arrestohej?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Theu masën e sigurisë: Kush e njoftoi ish-shefin e AMP që do të arrestohej?
AktualitetKronike

Theu masën e sigurisë: Kush e njoftoi ish-shefin e AMP që do të arrestohej?

Published: August 2, 2024
Shpërndaje

Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit vendosi paraprakisht masat e sigurisë për 6 të akuzuarit e AMP-së.

Gjykata ka caktuar arrest me burg për Kushtrim Selimin dhe Metin Voglin nga Shijaku.

Ndërkohë dyshohet se dikush e ka njoftuar Selimin paraprakisht për zhvillimet që do e çonin në pranga dhe ka arritur të largohet për në Kosovë.

- Publicitet -

Me këtë veprim Kushtrim Selimi ka thyer edhe masën e sigurisë për çështjen e parë për të cilën është nën hetim, krijimi i portalit që denigronte drejtuesit e Policisë së Shtetit sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi.

Ai kishte masë mos largim jashtë territorit të Shqipërisë, por e ka thyer atë pasi në datën 29 korrik ka udhëtuar nga Prishtina për në Londër.

Pasi është informuar se do të dilte një masë sigurie “arrest me burg” për të dhe për Metin Vogli, ish-shefi i AMP-së ka nxituar t’i shpëtojë prangave.

Disa muaj më parë është referuar nga komisariati i policisë Durrës se ka bërë një ndërtim pa leje në bregdetin e Kallmit, një nga zonat më të bukura pranë qytetit të Durrësit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se nga hetimet e para rezultonte se ndërtimi ishte bërë nga një shijakas, por nga këqyrja e telefonit të Reginës rezultoi se e kishte Kushtrim Selimi dhe se deklarimet e shtetasit nga Shijaku dyshohet të jenë të rreme.

Burimet bëjnë të ditur se është hetuar dhe provuar me deklarime dhe video e sms tek telefoni i Regina Omerit, se ndërtimi pa leje i përket Selimit.

Edhe Vogli ka mundur t’i shpëtojë prangave pasi në kohën kur është ushtruar kontroll në banesën e tij nuk është gjetur në banesë. Nuk dihet nëse edhe ai është sinjalizuar paraprakisht nga Selimi për t’u larguar dhe shpëtuar përballjes me grupin hetimor.

Ai akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës duke dashur të marrë përsipër ndërtimin pa leje dhe shpëtuar nga hetimet oficerin e policisë që për herë të dytë brenda këtij viti është shpallur në kërkim.

Pas dorëzimit në polici në fund të qershorit, ai u la i lirë, por me detyrim paraqitjeje dhe mos largim jashtë vendit.

Masat ndaj 7 personave:

Masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasit Kushtrim Selimi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Vjedhje e energjisë elektrike”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

-Masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasit Metin Vogli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit nuk është gjendur në banesë.

– Masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases Regina Omeri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”.

– Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë Edmond Plaku me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës, i kryer në bashkëpunim”.

-Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë Skënder Sakaj me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.

-Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë Kastriot Karafili me detyrë Specialist i Rendit në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.

-Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë Ardian Jonuzi me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • KQZ certifikon zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje del fituese me 53 mandate në Kuvend
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Rama për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro në minutën e fundit, por Shqipëria fiton 100 milionë
  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Kafshën time ma Përgojoni on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Ela on Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  4. Vlorë on LETËR E HAPUR
  5. Fjalë me vend on Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura, kush i mbulon kostot

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?