Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Thonë se duan të na mundin në fushë-betejë, le ta provojnë”, Putin provokon Perëndimin: Merreni guximin!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Thonë se duan të na mundin në fushë-betejë, le ta provojnë”, Putin provokon Perëndimin: Merreni guximin!
BoteKryesore

“Thonë se duan të na mundin në fushë-betejë, le ta provojnë”, Putin provokon Perëndimin: Merreni guximin!

Published: July 8, 2022
Shpërndaje

President rus Vladimir Putin duket se i ka marrë tepër seriozisht deklaratat e fundit nga fronit i Perëndimit, të cilët njëzëri janë shprehur se do të përballen ushtarakisht nëse Kremlini tenton të sulmojë ndonjë prej vendeve aleate.

Në një fjalim tepër të ashpër, të mbajtur 4 muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë, Putin ka deklaruar se Rusia “mezi po priste të niste betejën” në Ukrainë dhe i ka bërë thirrje Perëndimit që të guxojë e të dalë në fushë-betejë për ta mposhtur Rusinë.

Putin gjithashtu tha se perspektiva e paqes zbehet sa më gjatë që vazhdon konflikti. “Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës, çfarë mund t’i thuash këtyre, le ta provojnë pra”, tha kreu i Kremlinit.

- Publicitet -

“Ne kemi dëgjuar shumë herë se Perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon drejt kësaj”, shtoi ai në vijim.

Ndërkohë, Rusia akuzon Perëndimin se po zhvillon një luftë shifrash kundër saj duke goditur ekonominë e saj me sanksione dhe duke rritur furnizimin me armë të avancuara në Ukrainë.

Sa i përket takimit të G20 që po zhvillohet në Indonezi, Rusia nuk do të përfaqësohet pasi ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ka munguar në mbledhje, ndërsa të pranishmëve u është drejtuar me një deklaratë Ministri i Jashtëm i Ukrainës.

Kryediplomati i Moskës mori pjesë në seancat e mëngjesit të bisedimeve në Bali, ku fokusi ishte pushtimi rus ndaj fqinjit të saj, por ai nuk ishte i pranishëm pasi Dmytro Kuleba foli pasdite në mbledhjen e ministrave të jashtëm.

Ukraina ndërkohë ka akuzuar Rusinë për përhapjen e informacionit të rremë. Në një postim në Telegram, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha: “Propagandistët rusë po përhapin në mënyrë aktive raporte të rreme për gjoja shkatërrimin e sistemit të artilerisë amerikane HIMARS.

“Ne theksojmë se këto mesazhe nuk korrespondojnë me realitetin dhe nuk janë asgjë më shumë se një tjetër falsifikim rus. Sistemet reaktivë HIMARS, të ofruara nga partnerët amerikanë, shkaktojnë vazhdimisht goditje shkatërruese në pikat me rëndësi strategjike të armikut, gjë që çon në humbje kolosale në pajisjet, personelin dhe mbështetjen e forcave pushtuese”, thuhet më tej në deklaratë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • shabani says:
    July 8, 2022 at 8:49 am

    Ik ore polici i mutit ti s ke haber nga politika Gorbacovi ja u la ne dere kete donkishot ruseve si na la ne Ramizi Berishen

    Reply
  • Ok says:
    July 8, 2022 at 8:52 am

    Ik ore bajge
    Spiun mediokër

    Reply
  • Igor says:
    July 8, 2022 at 9:04 am

    Bravo Zoteri vetem kete gjuhe e kupton perendimi,dhe Ukrainasit nuk e kuptojne se ne fund dote zhduket e gjith popullata Ukrainase kete e don perendimi.

    Reply
  • Putini nuk mbron interesat e Rusise says:
    July 8, 2022 at 1:07 pm

    Putler e ka shendrruar politiken ne ndeshje boksi!. Ky eshte krimineli qe po vesh me te zeza me mijra nena e gra. Ky eshte krimineli qe po krijon nje brez te tere jetimesh ne Rusi e Ukraine. Ky eshte krimineli qe po rrenon Rusine ekonomikisht, finaciarisht dhe po e izolon nga bota. Ky eshte krimineli qe shendrroi Armaten e Kuqe e te Lavdishme Ruse ne nje bande vrasesish cecenesh. Ky eshte krimineli qe per lavdine e vete personale po çon drejt vdekjes me mijra djem te rinj te familjeve fshatare e te varfera te Siberise ne vend qe te hap vende pune e te jetojne ne paqe. Rusia po qeveriset nga nje bande gjakataresh dhe politikane mesjetare dhe jo nga inteligjenca e mrekullueshme e saj. Mjer Rusia qe po shkon drejt rrenimit ne saj te Putinit.

    Reply
  • dyshuesi says:
    July 8, 2022 at 3:35 pm

    Keq jane perplasur interesat. Amerika ka hall te shesi gaz dhe nafte ne Europe Rusi ka hallin se amerika po i prish vathen ( vendet satelite) me qeverira pro amerkane. Ky ketej i jep arme dhe lufta vazhdon dhe akuzat e ndersjellta e nuk gjendet kush eshte me kriminel se shoku.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • “Korrupsion në zgjedhje”, deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora
  • Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian

Komentet e Fundit

  1. Dashnor Osmani on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. ANA on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  3. rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit on Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt Bashkimit Europian
  4. Ethem Lalaj on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  5. Detari on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?