Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Sportit/ Veliaj flet për RAI-n: Evropa është destinacion brenda nesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Sportit/ Veliaj flet për RAI-n: Evropa është destinacion brenda nesh
AktualitetShoqëri

Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë dhe Sportit/ Veliaj flet për RAI-n: Evropa është destinacion brenda nesh

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

I pranishëm në Romë për një audiencë me Papa Françeskun, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dhënë edhe një intervistë për televizionin italian ‘Rai Tre’, lidhur me përvojën e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe se çfarë e pret vitin tjetër, tani që sapo ka marrë titullin e Qytetit Europian të Sportit.

Veliaj shprehet se qyteti i Tiranës e meriton plotësisht këtë vlerësim, pasi prej vitesh ka treguar se është e zonja të organizojë evente të këtyre përmasave, por edhe të mirëpresë njerëz nga zona në konflikt, siç janë edhe ukrainasit e përfshirë nga agresioni rus.

“Europa nuk është një destinacion jashtë nesh, por një destinacion brenda nesh. Ne kemi qenë një vend emigrantësh, male njerëzish hipnin mbi anije për të ardhur këtu, kurse tani, prej mëse 10 vjetësh kemi mikpritur opozitën iraniane, vitin e kaluar mikpritëm afganët, kurse këtë vit ukrainasit. Ndaj, besoj se të gjitha vendet mund të ndryshojnë. Nëse ka ndryshuar Shqipëria, pas regjimit të egër komunist, të gjitha vendet mund të ndryshojnë dhe të mirëpresin njerëz me dinjitet”, u shpreh Veliaj.

“Unë i përkas brezit të viteve ‘80, kur në Shqipëri ishte i ndaluar besimi fetar. Po ashtu, nuk mund të përdoreshin emrat e Biblës apo të Kuranit. Pra, unë jam shembulli i një bote që tashmë ka kaluar. Kemi vuajtur shumë, por tashmë jemi të lirë. Të lirë për të besuar, të lirë për të udhëtuar, të lirë për të qenë evropianë”, shtoi ai.

Veliaj ishte i ftuar në këtë vizitë nga Papa Françesku, në kuadër të Vitit Europian të Rinisë. Kryebashkiaku e njohu Papën me lajmin për ndërtimin e shenjtores së Nënë Terezës në Kodrat e Liqenit Artificial.

- Publicitet -

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 1:48 am

    Erion Veliaj po shkon te marri bekimin e Papes. Po kandidatet e primareve valle a do I bekoje Papa?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si e rrëzuan studentët Vuçiçin
  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  • A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  • Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  • Nga qelia, Erion Veliaj i kthehet kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Fieri on U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  3. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Anonymous on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  5. Joni on VIDEO: Nga vezët mbi makinën e Ramës, te përjashtimet dhe kush kundërshtoi. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?