Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tiranës i shtohet një rrugë tjetër pedonale, Veliaj: Do e kthejmë në histori suksesi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tiranës i shtohet një rrugë tjetër pedonale, Veliaj: Do e kthejmë në histori suksesi
AktualitetShoqëri

Tiranës i shtohet një rrugë tjetër pedonale, Veliaj: Do e kthejmë në histori suksesi

Published: January 5, 2023
Shpërndaje

Mes rrugëve “Kont Urani” dhe “Mihal Duri” në Njësinë 10, apo siç njihet ndryshe zona pas Ministrisë së Arsimit, sapo është ndërtuar një hapësirë e re pedonale, çlodhëse dhe rekreative për komunitetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Fatmir Xhafaj, ishin sot për të parë këtë investim të ri, i cili i jep vlerë gjithë zonës. Veliaj tha se kjo hapësirë, e cila lindi fillimisht si ide për t’u kthyer në pedonale gjatë ditëve pa makina që pasuan kufizimet e pandemisë, sot është një histori suksesi, njësoj si Pazari i Ri apo Kalaja e Tiranës.

- Publicitet -

“Kjo ka qenë një rrugë e cila, si të gjitha projektet fillestare, ka pasur shumë rezistencë. Rruga pedonale duket si diçka e huaj, si një ndryshim që e provokon pak komunitetin. Por sot, në fakt, morëm notën 10, sepse të gjithë anëtarët e komunitetit, duke filluar nga vëllezërit Sukaj te ‘Heminguej’, që propozuan fillimisht bllokimin e rrugës vetëm për këmbësorët, që lagjja të kishte një shëtitore, edhe pse është në zemër të Tiranës, në dy akset më të rënduara të Tiranës si “Rruga e Durrësit” dhe “Rruga e Kavajës”, sot ka dalë një histori suksesi, ashtu si Pazari i Ri, si Kalaja. Propozimi ynë është ta kthejmë në një zonë të veçantë pedonale, ku praktikisht të gjitha komunitetet funksionojnë si një bashkësi,” u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se vetë kjo zonë dëshmon se Tirana po përjeton një ‘boom’ të vërtetë. “Unë besoj se ky ‘damar’ është nervi i Njësisë 10, por edhe nervi i Tiranës. Takohen dy botë dhe bashkëjetojnë dy komunitete: edhe komuniteti i të rinjve që kanë ardhur, edhe komuniteti i atyre që janë ‘den baba den’ – po të shikosh, ka ende shtëpi qerpiçi funksionale, që janë mirëmbajtur dhe ruajtur edhe me dëshirën e banorëve për t’i sjellë jetë kësaj lagjeje. Sigurisht, që janë shndërruar në restorante dhe u janë dhënë atyre që dinë t’i menaxhojnë struktura të tilla. Tirana po pëson një bum të vërtetë. Më vjen mirë që i japim dinjitet jo vetëm me këtë investim, por edhe me mënyrën si janë emërtuar rrugët”, tha ai.

Veliaj i është përgjigjur edhe debatit në lidhje me emërtimet e rrugëve në kryeqytet. “Për mendimin tim është një debat proto-fashist, ku thonë t’i heqin emrin e Mihal Durit, Asim Vokshit dhe Avni Rustemit – është vërtet proto-fashist. E di që bëhet në prag të fushatës për 5 vota këtu e 5 vota atje – nëse kanë mbetur ende admirues të fashizmit në Shqipëri – por nuk i shkon gjeneratës sot.

Identiteti i qytetit përkon me ata që kanë lënë gjurmë në vendin tonë. Kur flet për Mihal Durin dhe Qemal Stafën dhe shumë prej atyre të rinjve, të cilët në një moshë, ndoshta shumë më të re se shumica prej nesh këtu, dhanë jetën për Shqipërinë e lirë dhe të pavarur, luftonin kundër asaj që ndoshta ishte ‘modë’ në Evropë, fashizmi dhe nazizmi, sot jemi në vitin 2023 dhe në vend që të merremi me këto punë fizike, që i sjellin dinjitet çunave e gocave dhe bebeve të sapolindura, e kthejmë kokën pas dhe në një ‘fashistofili’ fillojmë e flasim për të ndryshuar emërtimet në Tiranë. Ky është një debat që nuk shkon,” tha Veliaj.

Në vitin 2023, shtoi kreu i Bashkisë, “duhet të mendojmë sa rrugë të tjera do të bëjmë me këtë cilësi dhe sa zona të tilla ekonomike do të krijojmë në Tiranë, jo të kthejmë kokën pas për emërtime dhe çudira që prodhojnë vetëm histeri në prag fushate, por nuk prodhojnë mirëqenie”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. Sazan Sahani on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. REDAKSIA ONLINE on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Kokpalari 21 janarit on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vlora e satëme on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. AI on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?