Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tmerri në avionin e linjës Selanik-Gjermani, pasagjerin serb e shpëtoi një shqiptar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tmerri në avionin e linjës Selanik-Gjermani, pasagjerin serb e shpëtoi një shqiptar
AktualitetBote

Tmerri në avionin e linjës Selanik-Gjermani, pasagjerin serb e shpëtoi një shqiptar

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Ljubisa Karovic, ka folur për herë të parë për momentet dramatike që përjetoi gjatë një fluturimi të kompanisë Ryanair nga Greqia drejt Gjermanisë, kur u thith pjesërisht jashtë avionit pasi një dritare u dëmtua gjatë fluturimit.

Në një intervistë për The Guardian, biznesmeni serb tregoi se kujtimi që e ndjek ende është zhurma e fortë që dëgjoi pak çaste përpara se kabina të humbiste presionin.

“Ajo zhurmë nuk më largohet nga mendja. Është gjëja e parë që më vjen ndërmend sa herë mbyll sytë për të fjetur”, rrëfeu ai.

- Publicitet -

Karovic ishte ulur pranë dritares, në sediljen 11F, kur ndodhi incidenti. Në atë moment, avioni po fluturonte në një lartësi prej rreth 15 mijë këmbësh dhe me shpejtësi mbi 600 kilometra në orë.

Forca e dekompresionit e tërhoqi pjesërisht jashtë kabinës, ndërsa ai humbi ndjenjat dhe pësoi dëmtime në kokë, qafë, kraharor dhe krah.

61-vjeçari beson se rripi i sigurimit ishte faktori kryesor që i shpëtoi jetën. “Nuk e di nëse ishte rripi apo fati, por sot jam gjallë. Kam ende dhimbje, sidomos në qafë dhe kokë, por falënderoj Zotin çdo ditë që mbijetova”, u shpreh ai.

Sipas bashkëshortes së tij, Svetlana Karovic, reagimi i menjëhershëm i pasagjerëve ishte vendimtar për të shmangur tragjedinë. Ajo veçoi veçanërisht një udhëtar, i cili ishte shqiptar.

“Ai nuk u mendua dy herë. Ndihmoi me gjithë forcën për ta tërhequr sërish brenda avionit dhe më pas vendosi një valixhe për të bllokuar hapjen. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri për ne”, tha ajo.

Avokati i Karovicit, Vasilis Tsiaras, pretendon se ekuipazhi nuk reagoi menjëherë. Këto akuza janë mohuar nga Ryanair. Kompania ajrore deklaron se stafi zbatoi të gjitha procedurat e sigurisë, uli avionin në një lartësi të sigurt duke siguruar edhe asistencë mjekësore deri në uljen emergjente në Selanik.

Pas disa ditësh trajtim në spital, Karovic është kthyer në shtëpi, por mjekët i kanë rekomanduar të mbajë mbështetëse për qafën për të paktën gjashtë javë. Ai pranon se përvoja e tmerrshme ka lënë gjurmë të thella dhe se tashmë e ka të vështirë të hipë sërish në një avion.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  • Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false
  • Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditëve, gjenden të pajetë
  • Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije
  • Tmerri në avionin e linjës Selanik-Gjermani, pasagjerin serb e shpëtoi një shqiptar

Komentet e Fundit

  1. Arlinda Ymeraj on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  2. Laura on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  3. Anonymous on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat
  4. K R on Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false
  5. Vlora 97 on Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?