Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Top Channel” dhe “Don Bosko”, kryepolici Rrumbullaku i zbarkon Vocajt në zyrë për valën e atentateve në kryeqytet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Top Channel” dhe “Don Bosko”, kryepolici Rrumbullaku i zbarkon Vocajt në zyrë për valën e atentateve në kryeqytet
AktualitetKronike

“Top Channel” dhe “Don Bosko”, kryepolici Rrumbullaku i zbarkon Vocajt në zyrë për valën e atentateve në kryeqytet

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Kur ka kaluar një javë nga atentati mafioz ndaj godinës së televizionit kombëtar “Top Channel”, me pasojë vrasjen e rojës private të sigurisë Pal Kola dhe shkaktimit të dëmeve të shumta materiale, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të turnit të natës, ende nuk ka persona të identifikuar dhe arrestuar, megjithëse në të dhënat operative janë konfirmuar disa identikite, pjesë e një organizate kriminale të fuqishme. Dyshimet janë se sulmi ka prapavijë politike, në lidhje me linjën editoriale të fundit të televizionit, por ende asnjë provë konkrete. Gjithsesi një prej gjurmëve daktiloskopike që u gjet në mjetin e atentatorëve “Range Rover”, i vjedhur nga një kosovar që pushonte në vitin 2020 në Tale të Lezhës, është dërguar në zyrat e EUROPOL në Lyon të Francës, për ekspertizë të detajuar.

Ngjarjet e fundit kriminale të pazbardhura kanë bërë që edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të zbarkojë në zyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Burimet bëjnë me dije se në këtë takim po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, ku dyshohet se pas tyre bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë.

Pjesë e diskutimit do të jetë edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa në takim janë edhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre. Sulmi ndaj “Top Channel” dhe atentati në lokalin e Fatjon Muratit në “Don Bosko”, ku u vra një grua e pafajshme,  janë dy ngjarjet kriminale që tronditën vendin javët e fundit, atentate që lanë pas edhe dy viktima të pafajshme. Policia nuk ka ende asnjë gjurmë apo provë që mund të çojë në zbardhjen e këtyre dy krimeve të rënda. Ndërkohë, mësohet është duke u diskutuar edhe struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila mësohet se ka marrë miratimin nga Ministria e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt të hyjë në fuqi. Pjesë e rëndësishme të kësaj strukture janë ngritja e departamenteve të reja që do të luftojnë krimin e organizuar dhe jo vetëm.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Autokracia e kartonëve dhe harta pa njerëz e udhëheqës Edit
  • Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  • Presidentja e minutës së fundit
  • Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?