Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tradita e vezëve dhe simbolika e Pashkës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Tradita e vezëve dhe simbolika e Pashkës
KurioziteteLajmi i fundit

Tradita e vezëve dhe simbolika e Pashkës

Published: 4 Prill, 2024
Shpërndaje
'Veze' gjigande te instaluara ne Sheshin Skenderbej, me rastin e kremtimeve te Pashkeve Katolike, feste e cila eshte momenti me i madh ne kalendarin liturgjik te Kishes Katolike, qe shenon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqezimit./r/n/r/nGiant 'eggs' installed in Skenderbej Square, on the occasion of Catholic Easter celebrations, a feast which is the biggest moment in the liturgical calendar of the Catholic Church, which marks the resurrection of Jesus Christ after the crucifixion.

Pranvera është e mbushur me kremtime, si pagane ashtu dhe fetare, që kanë në thelb ringjalljen e natyrës. Kremtimet flasin për natyrën që rizgjohet, pjellorinë dhe shpresën për një stinë të mbarë. Që prej lashtësisë, ardhja e pranverës konceptohet si fillimi i një viti të ri. Festat pranverore ndërthurin hyjni të besimeve të ndryshme si Novruzi, Vangjelizmoi, Shën Llazari (Llazëri, ose Llazorja), dhe Krishtin. Për të risjellë mëtej kremtime të lamtumirës së pranverës dhe pritjes së stinës së thatë: verës.

Pashka prej shekujsh përcjell zakonin e kremtimit me ngjyrosje dhe trokitje të vezëve.

Vezët, sipas sipas traditës katolike ngjyrosen me shumë gjyra  (të verdhë, rozë, blu, të kuqe, jeshile etj,) ndërsa në traditën ortodokse ngjyrosen me të kuqe. Kohët e fundit janë shtuar edhe zbukurime.

- Publicitet -

Por nga e ka prejardhjen Pashka dhe përse ndryshon tradita e kremtimit?

Pashka është kremtuar si e tillë në shekullin e IV, gati 400 vjet pas Krishtit. Në Këshillin Botëror të Nikesë nga autoritetet fetare u vendos që të festohet të dielën e parë pas hënës së parë pranverore. (Krasniqi 1991, 231) Edhe se në Sinodin e Whitby mbajtur në Angli në 664-ën, u diskutua për t’u vendosur një datë fikse, palët nuk ranë dakort. (Cross 1997, 522) Ndaj sot e kësaj dite vazhdon të mos ketë një datë fikse, por orientohet me kalendarin hënor.

Pashka e ka prejardhjen nga një festë e hebrenjve, e cila festohej shumë shekuj përpara se të lindtte Krishti. Kjo ditë shënonte daljen e hebrenjve nga robëria e egjiptianëve dhe vendosjen e tyre në Palestinë. Këtë ditë, hebrenjtë e quanin “pas-ha”, nga hebraishtja do të thotë kapërcim, kalim. (Krasniqi 1991, 228) Në këtë ditë janë të zakonta sakrificat e kafshëve, duke therur një bagëti në shenjë kurbani. (Roy 2005, 358) Dhe festohej përmes një darke festive ku konsumohej edhe kurbani. Krishti përpara se të tradhëtohet nga Juda, është duke kremtuar pikërisht këtë darkë me dishepujt e tij.

Kremtimet e Pashkës kanë dallimet dhe larmitë përkatëse sipas traditës së kishave, prejardhja e të cilave jo detyrimisht lidhet me çka u përmend më sipër. Anglosaksonët, përgjatë solsticit pranveror zhvillonin festivale të shkëmbimit të vezëve. Këto dhurata i bënin në emër të hyjnisë së pranverës, Eostre. (Cross 1997, 522) Në anglisht Pashka quhet “Easter” dhe prejardhjen e ka pikërisht nga fjala “Eostre”. Për anglosaksonët, Eostre është hyjnia e fertilitetit. Besohej se ajo kishte në dorë pjellorinë, pjalmimin e luleve. Kjo hyjni në përralla, mite e legjenda shfaqet e shoqëruar me kafshë që konsiderohen të jenë simbol i pjellorisë, si lepujt. Sipas legjendës, Eostre transformoi zogjtë në lepuj, këta lepuj kishin fuqinë të pillnin dhe të prodhonin vezë. (Morill 2009, 40) Ndaj në multimedializimin e Pashkëve Katolike kemi gjithmonë figurën e lepurit dhe vezëve shumëngjyrëshe rreth tij.

Ndërsa të krishterët ortodoksë ruajnë traditën e lyerjes së vezëve me të kuqe si simbol i gjakut të Krishtit të sakrifikuar në kryq, për mëkatet e njerëzimit.

Veza si simbol i këtij riti, që ndeshet në disa rite pranverore si Dita e Verës, Llazoret etj, simbolizon një dhuratë, një shkëmbim, kur dhurata shkëmbehet tregon miratimin e palës tjetër dhe kështu krijohet një aleancë, nga format më të hershme të krijimit të aleancave dhe madje lidhjes së paqes dhe shuarjes së konflikteve mes fiseve. Kjo simbolikë e trashëguar ndër breza, përcillet edhe përmes ritit të Pashkës që huazon vezën për të shprehur shpresën dhe vazhdimësinë e jetës, por edhe për të ndërthurur me ritin, filozofinë e simbolikës së saj. Riti gjithmonë ndërthur në vetvete simbolika natyrore që flasin për transformimin, rikrijimin apo kalimin nga vdekja në jetë, siç është edhe veza.

Kremtimi i Pashkëve simbolizon edhe kalimin nga errësira në dritë. Kjo në ambientet e kishës dhe gjatë kremtimit shprehet me veprime të thjeshta konkrete, por simbolike përmes fikjes dhe ndezjes së dritave ose qirinjve. Lufta është pikërisht kjo, metafora e dritës me errësirën, e jetës me vdekjen. Sepse Pashka ndodh në stinën kur drita/dita mbizotëron më shumë mbi natën/errësirën.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Plagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet në Spitalin e Traumës
  • Tragjike! Hyri për t’u larë, 22-vjeçari humb jetën në lumin e Matit
  • Pas sulmeve të Izraelit në Iran, zbulohet ku fshihet udhëheqësi suprem bashkë me familjen
  • Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, çfarë parashikon paketa e re
  • “Formësojmë të ardhmen tonë Evropiane”, Samiti i SEECP, Tirana pret sot krerët e 13 shteteve

Komentet e Fundit

  1. Ali baba me 40 hajdutet në Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime
  2. Mohikani në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  3. Kola në Karriera e gjykatëses shkodrane që do vendosë nëse kryebashkiaku i Tiranës do ta presë në qeli apo në zyrë fundin e hetimeve dhe gjykimin
  4. intelektuali në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  5. TRENI në Shqipëria drejt zhvillimit të teknologjisë e industrisë, BERZH do financojë 900 mln euro
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?