Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KOKAINA / Nga rajoni, deri në Shtetet e Bashkuara, raporti i SPAK zbulon tregun e grupeve shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > KOKAINA / Nga rajoni, deri në Shtetet e Bashkuara, raporti i SPAK zbulon tregun e grupeve shqiptare
AktualitetKronikeKryesore

KOKAINA / Nga rajoni, deri në Shtetet e Bashkuara, raporti i SPAK zbulon tregun e grupeve shqiptare

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

 

Në një raport të SPAK, bërë publik në media, tregohet se si grupet e strukturuara kriminale të drejtuar nga shtetasit shqiptarë po konsiderohen nga agjencitë ligj-zbatuese kombëtare si grupe kriminale me ndikim të rëndësishëm në tregjet ndërkombëtare të drogës.

Për më tepër, vihet re një rritje e sofistikimit të krimit, e komunikimi mes anëtarëve të grupit, e lidhjes me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe e mënyrave të pastrimit të parave.

- Publicitet -

Raporti që i përket vitit 2022, tregon se grupet kriminale me prijës shqiptarë, janë përfshirë kryesish në trafikimin e kanabisit dhe të kokainës. Referuar të dhënave të SPAK, këto grupe janë aktive jo vetëm në rajon, por edhe në disa vende të Bashkimit Evropian, në Britaninë e Madhe, në Turqi, por edhe në SHBA.

Veçanti e grupimeve të strukturuara të drejtuar nga shqiptarët shihet krijimi i një qasjeje të drejtpërdrejtë në vendet e origjinës të prodhimit të kokainës, duke krijuar lidhje të forta me organizatat kriminale në Amerikën Latine.

Raporti zbulon edhe ndryshimin e mënyrave të lëvizjes së parave të fituara nga trafiku i drogës, duke rritur vështirësinë e gjurmimit të tyre nga organet ligj-zbatuese.

Kështu, sipas SPAK, vërehet një tendencë për t’i përcjellë paratë jashtë juridiksionit shqiptar, në kompanitë offshore, apo në parajsa fiskale.

Prokuroria e Posaçme konstaton se grupimet kriminale shqiptare po përdorin sistem informale të transfertave të parave si “havala”, “hundi” apo “fei chen”.

Përmes këtyre sistemeve, që operojnë jashtë sistemeve bankare, grupimet dërgojnë paratë në parajsa fiskale në vende si Qipro, San Marino apo dhe Dubai.

Problematike nga SPAK konsiderohet edhe faktin se në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në qytetin e Dubait, qëndrojnë një numër i lartë të kërkuarish me masa sigurimi “arrest në burg” për vepra penale në kuadër të krimit të organizuar, për të cilët nuk po jepet ekstradimi nga autoritetet e drejtësisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Edhe kryeministri merr pjesë”: Nga 25 vite burg në Belgjikë, te qelia e SPAK, profili i njeriut që zgjidhte kriza miliona euro
  • Tjetër tragjedi brenda familjes në Greqi, çifti me origjinë nga Gramshi
  • Një vështrim mbrapa: Ne jemi më të informuar se kurrë, por…
  • Riatdhesohen nga Siria dy gra e tre fëmijë, historia e 79-vjeçares
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  2. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  3. SH.v on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Haloefect on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. Yp Xhixhi on Media franceze: Ermal Beqiri milioner, u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?