Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafiku kthehet në makth në ditët e para të vitit, radhë kilometrike dhe bllokime në temperatura acar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafiku kthehet në makth në ditët e para të vitit, radhë kilometrike dhe bllokime në temperatura acar
AktualitetKronike

Trafiku kthehet në makth në ditët e para të vitit, radhë kilometrike dhe bllokime në temperatura acar

Published: January 2, 2026
Shpërndaje

Moti i keq ka ‘mbërthyer’ vendin, duke shkaktuar situata problematike në disa qytete dhe akse rrugore.

Një situatë e vështirë ka përfshirë disa akse rrugore në Qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit, ku reshjet e breshërit dhe dëborës kanë krijuar vështirësi të në qarkullimin e automjeteve.

Bëhet me dije se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, kanë mbetur të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore. Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut.

- Publicitet -

Problematike ishte edhe rruga e kombit, si pasojë e reshjeve të shiut dhe ulja nën zero e temperaturave.

Për shkak të prezencës së akullit, përgjatë segmentit Milot-Kalimash u regjistruan tre aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete dhe 6 persona mbetën të lënduar.

Gjithashtu Pogradeci dhe Korça u mbuluan nga dëbora. Reshje pati edhe në zonën e Qafë Thanës, ku u krijua vështirësi në qarkullimin dhe radhë kilometrike.

Edhe në aksin Prrenjas-Elbasan prej disa orësh qindra automjete kanë mbetur të bllokuar në trafik.

Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, çka e bën qarkullimin më të vështirë.

Sakaq, autoritetet u kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes me lëvizjen e mjeteve dhe të pajisen me zinxhirë e goma dimri.

Lëvizja në Qarkun e Shkodrës është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Ndërkohë problemet janë evidentuar në aksin nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje drejt qytetit të Koplikut.

Gjithashtu në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë.

Njoftimi i plotë

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut. Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.

Sipas raportimeve, mbi 200 mjete po tentojnë të lëvizin në drejtim të qytetit të Koplikut. Nga informacionet e fundit të administruara nga strukturat operacionale në terren informohemi se aksi rrugor Qafë Thore–Bogë është zhbllokuar dhe qarkullimi po vijon normalisht.

Aksi rrugor Selcë–Qafë Berdelëcit paraqet probleme për shkak të ngricave të shumta, disa automjete janë kthyer në fshatin Tamare. Në terren ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Prefekti i Qarkut është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë. Në rast nevoje ose problematikash, qytetarët ftohen të komunikojnë menjëherë me Policinë e Shtetit ose shërbimet e emergjencave.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka lëshuar një njoftim për parashikimin e rrezikut nga përmbytjet, duke paralajmëruar qytetarët për reshje intensive dhe situatë të vështirë në disa zona të vendit.

Sipas IGJEO, sot pasdite dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë, kryesisht në veri dhe qendër të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.

Në zonat urbane të këtyre mund të shfaqen gjithashtu probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Parashikimi i IGJEO për periudhën 3–7 janar 2026 tregon se reshjet intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit, do të shkaktojnë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Temperatura për 3 janar:

Bregdeti: 10–16 °C

Vendet e ulëta: 7–15 °C

Vendet malore: 3–11 °C

Era: Sot dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

IGJEO u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për sigurinë e tyre.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Një Shqiptar Tjetër says:
    January 3, 2026 at 12:14 am

    Edvini ka urdheruar Diellen qe te merret me kete problem. Diella ka mare persiper qe te mare ne kontroll motin dhe ta çoje eren, shiun dhe boren jashte kufijve te Shqiperise. Kaq mund te beje tani per tani. Me vone kur te kari-kohet per te 812n here mund ta coje motin e keq atje ku ta urdheroje Lideri Rajonal.

    Reply
  • Labi says:
    January 3, 2026 at 9:26 am

    Lejini kto po tallin trapin me njerezit, po i trajtojne Shqiptaret si ne 90,mjafton te dalin ne Kosove e shikojne si mbahet rruga,pjesa e rruges se kombit krahu Shqiperise katastrofe,nga kosova udhetim normal, concesioari duhet te paguaj demet e gjithe aksidenteve ne rrug te kombit deri ne kufi me Kosoven,kshu heren tjeter i rri punes te koka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. qesh e ngjesh on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. prehistoriku on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Gani USA on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. Protestusi on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  5. Z on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?