Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 45 mijë dollarë, SPAK çon për gjykim grupin kriminal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 45 mijë dollarë, SPAK çon për gjykim grupin kriminal
AktualitetKronike

Trafikuan 25 persona drejt SHBA për 45 mijë dollarë, SPAK çon për gjykim grupin kriminal

Published: October 22, 2025
Shpërndaje

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim një grup kriminal prej 5 personash që kryente trafik të paligjshëm emigrantësh drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesave të majme.

Luc Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe plotësuar akuza për: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për qëllime përfitimi kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”,  kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm”, e kryer dy herë,  dhe “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake”.

Gëzim Camaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

- Publicitet -

Emanuel Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufijve”.

Tonin Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim i detyrës”.

Bashkim Çokaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës.

“Nga të dhënat e hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar, ekzistenca e një grupi  kriminal,  të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, ku drejtues është i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.

Kjo veprimtari kriminale ka konsistuar në:

Takime që janë zhvilluar në Shqipëri, me personat që kanë kërkuar të udhëtojnë jashtë apo me familjarë të tyre, ku sqarohet itinerari i udhëtimit dhe pagesat që duhet të kryhen, të cilat variojnë nga 40.000-45.000 dollarë për person. Kërkuesit janë kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat që jetojnë në SHBA.

Sigurimin e dokumenteve të identifikimit të falsifikuara, kryesisht franceze, të cilat iu jepen personave që udhëtojnë, pasi ata arrijnë në Spanjë dhe mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre në rrugë ajrore deri në Meksikë;

Pritjen dhe akomodimin e tyre në Meksikë dhe transportimin e tyre në rrugë tokësore deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe i pandehuri, Emanuel Melaj, i cili ka qenë në dijeni të këtij aktiviteti dhe ka dhënë ndihmën e tij për rezervimin e biletave, dërgimin në adresat përkatëse si edhe për transferimin e parave.

Nga provat e mbledhura janë dokumentuar gjithashtu raste ku të pandehurit, Luc Melaj e Gëzim Camaj kanë transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë duke mos e dokumentuar kalimin e tyre gjate hyrje-daljeve në Malin e Zi. Gjithashtu përmes ndihmës të pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, punonjës policie, të punësuar pranë pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit, është bërë mosregjistrimi në sisteme përkatëse për shtetasit që kanë pasur probleme të qëndrimit në  vendet e BE-së, si dhe për shtetas të tjerë që janë azilkërkues në; Kanada, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, me motivacione të  ndryshme”, bën me dije SPAK.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?