Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjedi në brigjet italiane, mbyten dy anije, dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Tragjedi në brigjet italiane, mbyten dy anije, dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur
BoteLajmi i fundit

Tragjedi në brigjet italiane, mbyten dy anije, dhjetëra të vdekur dhe të zhdukur

Published: June 18, 2024
Shpërndaje

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë të zhdukur si pasojë e dy anijeve të mbytura në brigjet e Italisë jugore.

Organizata bamirëse gjermane RESQSHIP tha se shpëtoi 51 persona nga një varkë që po fundosej dhe gjeti 10 trupa të bllokuar në kuvertën e poshtme të varkës pranë ishullit Lampedusagjatë së hënës.

“Në një incident tjetër të së njëjtës ditë, më shumë se 60 persona u raportuan të zhdukur, ku 26 prej tyre dyshohet se ishin fëmijë”, tha Médecins Sans Frontières (MSF).

- Publicitet -

Agjencia e OKB bëri me dije se varka mbante në bord emigrantë që ishin nisur nga Libia dhe Turqia.

Të mbijetuarit e mbytjes së anijes pranë Lampedusa-s iu dorëzuan rojes bregdetare italiane dhe u nxorën në breg mëngjesin e së hënës, ndërsa trupat e atyre që humbën jetën po tërhiqen në ishull.

“Varka ishte nisur nga Libia dhe mbante emigrantë nga Siria, Egjipti, Pakistani dhe Bangladeshi”, thanë në një deklaratë të përbashkët agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF.

“Familje të tëra nga Afganistani supozohen të vdekura. Ata u larguan nga Turqia tetë ditë më parë dhe kishin marrë ujë për tre ose katër ditë. Ata na thanë se nuk kishin jelek shpëtimi dhe disa anije nuk ndaluan për t’i ndihmuar”, hanë autoritetet.

Mesdheu është rruga më vdekjeprurëse e njohur e migrimit në botë. Më shumë se 23,500 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në ujërat e saj që nga viti 2014, sipas të dhënave të OKB-së.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Etja e papërmbajtur për dukjen
  • ​Të refuzosh pavdekësinë për t’u kthyer në shtëpi: Kuptimi i vërtetë i “Nostos”
  • Debati për devijimin e lumit Ibër, BE kritika Serbisë
  • Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  • Rikthimi i krizës rrezikon milionat e premtuara nga BE

Komentet e Fundit

  1. K R on Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  2. . on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Valbona on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  4. ¿? on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  5. demo on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?