Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjedia me 3 viktima në Vilë Bashtovë\ Gjykata e Durrësit le në arrest shtëpie administratorin e plazhit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Tragjedia me 3 viktima në Vilë Bashtovë\ Gjykata e Durrësit le në arrest shtëpie administratorin e plazhit
Kronike

Tragjedia me 3 viktima në Vilë Bashtovë\ Gjykata e Durrësit le në arrest shtëpie administratorin e plazhit

Published: July 13, 2023
Shpërndaje

 

 

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest në shtëpi” për administratorin e plazhit në Vilë-Bashtovë, Pëllumb Nika.

- Publicitet -

Pak ditë më parë në këtë plazh u mbytën 3 persona, babai Elvis Halilaj së bashku me dy fëmijët e mitur, 15 dhe 13 vjeç.

Nika e kishte marrë me qira në bashkinë e Rrogozhinës, administrimin e përcelës së plazhit, ndërsa akuzat që rëndojnë ndaj tij tanimë janë “vrasje nga pakujdesia” dhe “mospërmbushje të kushteve të sigurisë në vijën bregdetare”.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar masën “detyrim paraqitje” në mënyrë që shtetasi të vazhdojë të punojë, pasi është i vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi, por gjykata pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes që ka kërkuar si masë sigurie “arrest në shtëpi.

Si ndodhi tragjedia me 3 të mbytur?

Babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur 13 dhe 17 vjeç, humbën jetën tragjikisht mesditën e së dielës në plazhin e Vilë-Bashtovës. Ata kishin udhëtuar nga Tirana për plazh në fundjavë, ndërsa nuk arritën të dalin dot nga deti për shkak të rrymave të forta detare.

Nga sa u raportua babai u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Mësohet se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël, e më pas babai me djalin e madh.

Mungesa e rojës bregdetare është shkelje ligjore, gjë që solli edhe arrestimin e 34-vjeçarit Pëllumb Nika. Trupi i parë i pajetë që u nxor nga deti ishte i 50-vjeçarit Elvis Halilaj, më pas kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të dy fëmijëve të tij të mitur.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 28 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
  • Kush fitoi në Izrael: Ja pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë

Komentet e Fundit

  1. Dursakja on Lehtëson apo shtrenjton
  2. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  3. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  5. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?