Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Ktheva çelësin dhe…” Dëshmia e stacionistit që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal në Greqi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ‘Ktheva çelësin dhe…” Dëshmia e stacionistit që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal në Greqi
BoteKryesore

‘Ktheva çelësin dhe…” Dëshmia e stacionistit që dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal në Greqi

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

Drejtuesi i stacionit të Larisës, Vassilis Samaras, i cili dyshohet se është shkaktari kryesor i tragjedisë hekurudhore në Greqi është marrë në pyetje nga hetuesit për rreth 7 orë.

Sipas mediave greke 59 vjeçari ka treguar çfarë veprimesh ka kryer nga momenti i nisjes së trenit e deri tek përplasja fatale që solli 57 persona të vdekur.

Ai fillimisht ka treguar se nuk e mbante mend plotësisht atë që ndodhi, ndërsa u përpoq që përgjegjësinë t’ua hidhte makinistëve. Më pas ka thënë që faji është i tij dhe ka kërkuar falje. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë.

- Publicitet -

“Nuk arrij ta kuptoj se si ndodhi. Nuk e mbaj mend se çfarë ndodhi. Unë isha në panel, po ktheja çelësat. Hyra te 2597, dritat ishin të bardha. Ajo që mund të hamendësoj është se çelësi u kthye dhe më pas u shkëput. Ndoshta u ktheva në mur anësor pa ndërruar dritat në panel” , tha ai dhe kërkoi falje.

Sakaq të mbijetuarit vazhdojnë të tregojnë përjetimet e tyre të tmerrshme para dhe pas përplasjes fatale. Stefanos Gogakos në një intervistë për mediat greke, tregon si e përjetuan ngjarjen ata që ishin ulur në vagonin 5.

Ai tha se në Paleofarsalas doli një njoftim që i informonte pasagjerët se do të bënin një ndalesë të detyruar 15 minuta për shkak të një problemi teknik.

Por pas disa minutash vagoni në të cilin ai ndodhej nisi të dridhej rëndë dhe në këtë moment pasagjerët, fëmijë, gra e studentë filluan të bërtisnin dhe të qanin të tmerruar.

Lidhur me ngjarjen, kryeministrti grek Kyriakos Mitsotakis një ditë më parë kërkoi që prokuroria dhe organet përgjegjëse të hetojnë sa më shpejtë.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trenat u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Treni me 350 pasagjerë udhëtonte nga Athina drejt Selanikut, kur u përplas me një tren mallrash që ecte përballë në të njëjtët binarë.

Përplasja për fat të keq u pasua nga një zjarr. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se janë bërë kabllat elektrikë të trenit me pasagjerë të dëmtuar pas përplasjes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  • Boshllëku i Lirisë
  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor

Komentet e Fundit

  1. ANA on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  2. Antishqiptari on Besa dhe Besueshmëria!
  3. Pjer on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. prehistoriku on Boshllëku i Lirisë
  5. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?