Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda banesës së tij në Pylo të Greqisë.
Emigranti shqiptar u gjet i varur ditën e djeshme brenda banesës nga familjarët e tij.
Babai i 4 fëmijëve jetonte dhe punonte prej vitesh në vendin fqinj, ndërsa mësohet se ka pasur një dyqan ushqimoresh në Ampelofyto.
Ende nuk dihen arsyet që çuan shqiptarin në aktin e vetëvrasjes, pasi nuk është gjetur asnjë letër shënim.
Çështja është marrë në hetim nga autoritete përkatëse. / Tharrosnews.gr
j.l./ dita
