Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tragjike në Tropojë, korrenti i merr jetën punonjësit të Bashkisë, 3 të tjerë në gjendje të rëndë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tragjike në Tropojë, korrenti i merr jetën punonjësit të Bashkisë, 3 të tjerë në gjendje të rëndë
AktualitetKronike

Tragjike në Tropojë, korrenti i merr jetën punonjësit të Bashkisë, 3 të tjerë në gjendje të rëndë

Published: September 8, 2026
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës ku gjatë vendosjes së një shtylle, për shkak të peshës së saj, shtylla u ka lëvizur dhe ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Sipas informacioneve paraprake, 1 prej punonjësve, shtetasi M.S 59 vjeç, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 punonjësit e tjerë A. D 40 vjeç., I. D. 47 vjeç dhe A. A. 21 vjeç raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Bajram Currit.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur teksa katër punonjës bashkie po vendosnin dritat e rrugës dhe kanë rënë në kontakt me korentin.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë

“Më datë 08.09.2026, rreth orës 10:00, kemi marrë njoftim se, në afërsi të fshatit Bujan, në rrugën e Dobravës, 4 punonjës të Bashkisë Tropojë, duke kryer punime për shpërndarjen dhe vendosjen fizike të shtyllave të ndriçimit në këtë rrugë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, 4 punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur telat e rrymës, duke përcjellë energjinë elektrike te punonjësit.

Si pasojë, shtetasi M.S 59 vjec ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. D 40 vjeç., I. D. 47 vjeç dhe A. A. 21 vjeç ndodhen në Spitalin e Bajram Currit, për trajtim mjekësor.

Nga veprimet paraprake rezulton se punonjësit po kryenin transportin dhe shpërndarjen e shtyllave, sipas planit të punës, datë 04.09.2026, të Bashkisë Tropojë, Drejtorisë së Turizmit, Shërbimeve Publike dhe Transportit.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Sheshi “Nënë Tereza“ vetëm për këmbësorë, zbulohet projekti 21 milionë euro i FSHZH
  • Tragjike në Tropojë, korrenti i merr jetën punonjësit të Bashkisë, 3 të tjerë në gjendje të rëndë
  • Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!
  • “Turp, parlamenti i krimit”, protestë përpara Kryesisë së Kuvendit
  • 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  2. K R on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  3. Berlin on VIDEO: Formula 80 përqind me 20 ose skema “KAYO”: Si funksionon modeli i denoncuar nga ish-zëvendësi i Ramës
  4. Shkupi on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  5. Shqiptar on Prapaskenat e TIMAK: Privati me 80% të aksioneve, shteti financon gjithçka, Ron Yeffet hyri në industrinë e mbrojtjes pa investuar asnjë qindarkë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?