Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre muaj luftë Izrael-Hamas mes raketave, krizës humanitare, eksodeve dhe viktimave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tre muaj luftë Izrael-Hamas mes raketave, krizës humanitare, eksodeve dhe viktimave
AktualitetBote

Tre muaj luftë Izrael-Hamas mes raketave, krizës humanitare, eksodeve dhe viktimave

Published: January 7, 2024
Shpërndaje

Kanë kaluar tre muaj që nga dita kur Hamasi sulmoi pa paralajmërim Izraelin dhe rinisi dhe një herë luftën. Përplasjet kanë çuar në një krizë humanitare në Gaza teksa thirrjet për pauza vijojnë.

Ushtria izraelite e filloi ofensivën në enklavën palestineze pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Persona të armatosur vranë rreth 1200 njerëz dhe morën peng më shumë se 200 të tjerë.

Pas tre muajsh përplasjeje, më shumë se 22,700 banorë të Gazës janë vrarë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

- Publicitet -

Disa nga momentet kyçe të luftës:

7 tetor: Sulmi i Hamasit

Sulmi i papritur i Hamasit më 7 tetor është cilësuar si sulmi më i madh terrorist në historinë e Izraelit. Të paktën 1500 luftëtarë të Hamasit u futën përtej kufirit në Izrael nga toka, deti dhe ajri.  Menjëherë pas kësaj, kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli ishte në luftë.

9 tetor: Izraeli urdhëron rrethimin e plotë të Gazës

Dy ditë më pas, Netanyahu tha se ushtria izraelite do të  sulmonte Hamasin me një forcë “siç nuk ka ndodhur kurrë më parë”,  me qëllim të shkatërrimit të grupit militant.

13 tetor: Një eksod në rritje

Ushtria izraelite u kërkoi 1.1 milionë njerëzve në Gazën veriore që të largoheshin nga banesat e tyre. Që nga fillimi i konfliktit, OKB-ja vlerëson  se deri në 1.9 milionë njerëz janë zhvendosur.

17 tetor: Qindra të vrarë në spitalin e Gazës

Një shpërthim vdekjeprurës ndodhi në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, në të cilin po strehoheshin mijëra njerëz të zhvendosur.

CNN zbuloi  se shpërthimi ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e lëshuar gabimisht nga militantët palestinezë, jo nga Izraeli.

27 tetor: Izraeli zgjeron ofensivën tokësore

Pas një lufte të zhvilluar kryesisht nga ajri, Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se po “zgjeronin operacionet tokësore” në Gaza.

15 nëntor: Bastisja e spitalit Al-Shifa

Izraeli nisi një operacion kundër Hamasit brenda spitalit më të madh të Gazës, ku besohej se ishin strehuar mijëra palestinezë.  Kushtet në spital u përkeqësuan me shpejtësi në ditët e luftimeve. Bastisja shkaktoi kritika ndërkombëtare.

24 nëntor: Fillon një armëpushim

Pas ditësh negociatash, u arrit një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, i cili solli pauzë të luftimeve. Në kuadër të armëpushimit, pengjet civile të mbajtura robër nga militantët u liruan në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga ana e Izraelit.

1 dhjetor: Përfundon armëpushimi

Një javë më vonë, ushtria izraelite rifilloi luftën kundër Hamasit në Gaza, duke e akuzuar grupin për thyerjen e kushteve të armëpushimit. Fokusi i Izraelit filloi të zhvendosej nga veriu në Gazën jugore.

15 dhjetor: Vriten pengje pas një bastisje të dështuar

Ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë  tre pengje izraelitë në Gazën veriore pasi i identifikuan gabimisht si “kërcënim.”

1 janar: Izraeli njofton tërheqjen e pjesshme

Në ditën e parë të vitit të ri,  Izraeli njoftoi  se së shpejti do të fillonte tërheqjen e mijëra ushtarëve nga Gaza në përgatitje për një fazë të re të luftës, megjithëse një zyrtar i lartë paralajmëroi se ai priste që luftimet të vazhdonin gjatë gjithë vitit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata lë në burg një protestues, arrest shtëpie për gjashtë të tjerë
  • ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  • AKUZAT: SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren dhe bashkëshortin
  • Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK
  • FOTO: Bizneset mbyllin qepenat, lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni

Komentet e Fundit

  1. demo on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. K R on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  3. Ethem Lalaj on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Liria on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  5. ATSH on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?