Nga Erisa Kryeziu
Ndërsa qeveria premton shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, vijon t’u japë sipërfaqe të mëdha toke investitorëve strategjikë
Një vendim i Këshillit të Ministrave, që mban datën e djeshme, transferon 88,5 hektarë tokë Ministrisë së Ekonomisë, për t’ia vënë në dispozicion kompanisë RAMS Albania sh.p.k. për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”.
Shifra prej 88,5 hektarësh i përket vetëm pjesës që kalon me këtë VKM specifike; gjurma e plotë e projektit, siç e përcakton vendimi fillestar i statusit të investitorit strategjik, shtrihet në 158,2 hektarë.
Projekti propozohet të zhvillohet si një ekosistem industrial-logjistik dhe inovativ, që përfshin teknologji industriale, automatizim, inteligjencë artificiale, përpunim mekanik të lehtë të metaleve dhe energji të rinovueshme, thuhet në vendimin e marrjes së statusit të investitorit strategjik.
Kompania RAMS Albania është themeluar më 26 dhjetor 2024 dhe i përket shtetasit turk Mehmet Faruk Bulbul, i cili është edhe pronar i korporatës Rams Adriatic Group, themeluar më 2 mars 2026.
Kompania ka si imazh promovues aktorin turk Burak Özçivit, i cili verën e shkuar, në qershor 2025, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e atëhershëm të Vlorës, Ermal Dredhaj.
Vizita u paraqit si turistike, ndërkohë që kompania ishte në negociata me qeverinë për projektin.
Sipas vendimit, investimi parashikohet të arrijë vlerën e 100 milionë dollarëve, ndërsa kompania deklaron se synon të krijojë deri në 10 mijë vende pune.
Vetë vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike, i marrë më 11 shkurt 2026, përmban një klauzolë që kufizon detyrimin e shtetit. Aty thuhet shprehimisht se miratimi “në asnjë rast nuk do të konsiderohet investim” sipas kuadrit ligjor vendas apo ndërkombëtar, por vetëm miratim “në parim”. Statusi i investitorit strategjik i jepet kompanisë për 4 vjet, i kushtëzuar me zbatimin e planit të veprimit. Vetë VKM-ja që transferon tokën, e nxjerrë më 30 qershor, vjen rreth një muaj e gjysmë më vonë se afati 3-mujor që kishte caktuar vendimi fillestar.
Vendimi parashikon që RAMS Albania të jetë zhvilluesi i zonës dhe, pasi të ndërtojë infrastrukturën, të ketë të drejtë t’ua japë me qira ambientet dhe hapësirat kompanive të tjera që do të ushtrojnë aktivitet ekonomik brenda zonës.
Sipas Aranita Brahajt, drejtuese e Open Data Albania, përveç lehtësive fiskale që parashikon ligji, investitori përfiton edhe nga vënia në dispozicion e pronës shtetërore dhe mundësia për të administruar prona private, ndërsa mbetet e paqartë çfarë fiton shteti shqiptar nga ky projekt.
“Objekti i aktivitetit nuk është i qartë. Vendimi parashikon që zhvilluesi mund t’ua japë me nënqira hapësirat kompanive të tjera. Pra, ai që zotëron investimin mund të arkëtojë qira, ndërsa kompani të tjera mund të përfitojnë nga regjimi fiskal. Pyetja është: çfarë përfiton publiku shqiptar, përveçse tjetërsohen 158 hektarë tokë?” u shpreh ajo.
Vetë vendimi pranon se brenda gjurmës së projektit ndodhen prona private dhe se kompania duhet të paraqesë marrëveshjet me pronarët.
Nga 158,2 hektarët, 86,5 hektarë rezultojnë pronësi e pretenduar “shtet”, 65,4 hektarë janë pronë private, ndërsa për 6,3 hektarë nuk ka informacion kadastral.

Aranita Brahaj thekson se edhe statusi i pronës private mbetet i paqartë.
“Vendimi thotë se 65.4 hektarë janë pronë private, por nuk sqaron nëse bëhet fjalë për parcela bujqësore të familjeve, prona biznesesh apo nëse pronarët kanë rënë dakord t’i shesin ose të bashkëzhvillojnë tokat. Kjo mungesë informacioni e bën procesin jo transparent”, u shpreh Brahaj.
Brahaj evidenton edhe pasaktësi në vetë vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike. Sipas saj, dokumenti përmban mospërputhje mbi vlerën e investimit: në një pjesë përmendet shifra prej 100 milionë dollarësh, ndërsa në pjesë të tjera vlera paraqitet ndryshe, çka e bën të paqartë vlerën reale të projektit.
Vendimi është miratuar mbi bazën e ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike”, të cilin mazhoranca ka deklaruar publikisht se do ta shfuqizojë.
Më 9 qershor 2026, ndërsa sheshi ziente prej 10 ditësh nga protestat për investimet në zonat e mbrojtura, kryeministri Rama u shpreh se do të tërhiqej nga ligji për investimet strategjike, ligj që është kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian.
“Tashmë nuk na duhet më një ligj për investime strategjike, sepse kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë dhe, në fakt, nuk duan t’ia dinë për lehtësira. Duan, natyrisht, status të mbrojtur e kështu me radhë, por nuk kemi probleme me këtë. Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet, kështu që po punojmë me Bashkimin Evropian për këtë”, deklaroi kryeministri Rama.
Megjithatë, ndërkohë që diskutohet fundi i këtij ligji, qeveria vazhdon të japë truall dhe masa mbështetëse që përfshijnë edhe vënien në dispozicion të pronës shtetërore për investitorët.
Ligji për investimet strategjike u miratua në vitin 2015, me afat 3-vjeçar, por është shtyrë gjashtë herë dhe mbetet në fuqi deri në fund të këtij viti. Komisioni Evropian ka kritikuar vazhdimisht zgjatjen e tij, duke ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis, veçanërisht në zonat e mbrojtura.
—-
Erisa Kryeziu ka përfunduar studimet e larta në Gazetari dhe Komunikim dhe Master Shkencor në Marrëdhënie me Publikun në Universitetin e Tiranës. Prej pesë vitesh është gazetare dhe menaxhere e projekteve pranë Citizens.al

Vetem heqja zvarrë e ndalon këtë cmenduri !!!!
Ai Ben Ahmetaj esht hajdut dhe shok.i Ram.hajdutit.
Por nje gje e ka then mire
Rama.kur gabon dhe ia ven n dukje, THELLON GABIMIN !!!
Mos je gjë nga Gorrishti,kushëri mr Zani Caushin ti patrioz ?
Duket qe sipas derrases mangut qe ka,po kompenson Turqit me ate qe u dha cifuteve,Mbetet vetem qe protesta te pershkallezohet ne kryengritje te armatosur.
Po çojnë vendin ne luftera te brendshme. Vazhdojne Berisha e Rama me defaktorizimin e shqiptarve, deshqipyarizimin e Shqiperise. Shqiptarve qe te mbijetojnë u mbeten kolegët dhe rrugët e botes. As ne male, si dikur sdo te mund te mbijetojnë, sepse per kete kane menduar Rama e Berisha me “Paketën e Maleve:.
Pra pervec bregdetit, shqiptaret po humbin edhe malet e tyre shekullore.
As sherbetor nuk do te mund te behet ne vendin e tyre, kete e vendpsin me selektim Ruset-Depiraska, greket voriolesh-Subashi, turku Osmani…
My
E ndau Shqiperin tek te huajt
28 milion metra esht
Sa jan bregdet nga keto?
Vetem me dy vendime ka dhen 2.6 milion te arabët
Dhe 1 milion te turqit
Pa sazanin
Mos je gjë nga Gorrishti,kushëri mr Zani Caushin ti patrioz ?
Mendjelli
Tash duhet me terheqe zvarre Ramen siç ben ky aktori turk ne filmat e tij, e ka bere fiks hak
E drejt, nicku berr isha,
Do hequr Zvarr, bashke me Berishen, deri tek Dyert e SPAK-ut.
Apo Berrisha mendon se do ta falin Shqiptaret, per Gjemat qe ju ka bere, si kur ka qen ne pushtet ashtu dhe tani ne Opozite
Palloshin hiqeni zvarre te Sheshi Fkamurit. Aty te varet koke poshte si Ducja.
Do vjedh sa te dua,S`keni cfare me beni.
Shqiperia doli ne ankand per here te pare nga Perbindeshi i Vicidolit me slloganin “Shqiperia 1 Euro”! Shitja do vazhdoje se ndryshe nuk mbahet buxheti i shtetit…
Dmrh vizita e vitit të shkuar e aktorit turk Burak Özçivit, e shitur si “turistike”, ishte thjesht një operacion PR-i për të mbuluar negociatat???
Dmth përmes analizës së imtësishme të dokumenteve dhe të dhënave të Open Data, shkrimi nxjerr në dritë një skemë të pastër ku shteti i fal tokën një ndërmjetësi që thjesht do të arkëtojë qira duke i lënë hapësirat me nënqira, ndërsa cenohen hektarë të tërë pronë private pa asnjë transparencë nëse pronarët shqiptarë janë dakord apo po shpronësohen me dhunë????
ORE ËSHTË NË VETE KY????
E paska ndarë mendjen ta fusi veten në luftë. Të jem unë pronar dhe të vij turku të më marr tokën sepse ka firmosur dobiçi gjakprishur i Kristaqit?
Po hajde provoje o pis
“tërheqja” e trumbetuar nga ligji i investimeve strategjike ësht thjesht një manovër taktike për të qetsuar Brukselin, ndërsa në terren tjetërsimi i pasurisë publike vazhdon me nxitim të plot
Nqs aktori eshte perfaqesues i nje kompanie biznesi ( te me falni por une nuk fans i telenovelave me mbret), dhe rolet e tij dominojne periudhen bizantine, atehere eksperienca me ka treguar qe aktoret e talentuar futen aq thelle brenda karakterit te petsonazhit, aq sa ky karakter behet natyre e dyte per te. Por mos te harrojme, nje fakt shume te rendesishem, te periudhes post bizantine ( konfliktin qe lindi midis kishes katolike dhe asaj ortokse, ndarja qe e shoqeron kete konflikt deri ne ditet e sotme) si dhe fillimi i nje shtrirjeje kompakte e islamit.
Cfare mund te na ofroje kjo kompani??!! Eshte paksa e pakuptueshme, derisa aktori dhe kompania te heqin dore nga venja ne skene e Orhan Pambuk “Muzeut te Pafajsise “, ku nje mural ne Londer i ngjyrosur jo nga duart e viktimave, por nga zemrat e kuqe te viktimave te Covids” eshte ne vazhden e Muzeumeve qe ngrihen, vizitohen, diskutohen por nuk nxirret asnjehere mesimi qe “trishtimin e pason mjerimi..”.
Kete e sheron vetem plumbi kokes,Nje rakete iranjane avionit personal,nje mine me sahat ne rrugen e Surrelit.Ka vuajtur Neta me Kristaqin me kete Trungull Autik,derisa i futi ne dhe.E hodhi,e hodhi,e they e theu,,Mbajeni se po shurron nga balkonii.Po c`taksirat ka populli .Fatos Nano per ta sheruar,le ta merrte ne shtepi,por jo ne Qeverri!!!!!
Ka popull rrethi vlores apo cbehet keshtu, jane ok te gjithe ata?
Cfare po bejne gjithe keto kohe?
Ha mut ha .
PROSTITUTA POLITIKE EDVIN RAMA SHQIPËFOLËSI ANTISHQIPTAR DUHET HEQUR ZVARRË 🇦🇱
Plotesisht dakord,
Talidhim bashke me Prostituten e sheqeres Salihh, dhe tja dorezojme, Zvarr, Drejtesise
Po pse e hoqi Kadastren e rrethit te Vlores dhe e solli ne Tirane???
Vetem per te bere rremuje dhe korrupsion..
Ka luajtur nga truri i shkreti KM,nuk po permbahet dot me….
Ja dhame voten?Ai nuk shqitet nga kolltuku pa dhene dhe metrin e fundit te Shqiperise.Ne tranzicion kemi patur nje k/minister te papergjegjeshem qe po te rinte dhe ca do e kishte lozur vendin ne kazino dhe dy k/ministra te semure psiqike.Po mire mo socialiste si mundet te votohet nje njeri si socialist kur ne nderimin e sistemit bertiste komunistet ne litar.Ky eshte i cmendur
Po ku e Ke vendim ooo. Zotri po pse ginjeni keshtu ashiqare. Me vjen keq per ata qe te besojn
Gazetë e shëmtuar . E kemi një kanal Syri , i marrim atje këto të dhëna , nuk është nevoja për një Syri -2 . Për Syri 1 e 2 , në Shqipëri nuk ndodh e nuk ekziston asgjë e mirë , por vetëm zi , zi , zi .
“BURAK” VJEN NGA “BARAK” (NDRICIM) DHE ESHTE EMER HEBRE DEN BABA DEN
Ja cfare shkruan AI ne internet:
“ In Hebrew, the word Barak translates to “lightning”. It serves as a given name or noun representing speed, brilliance, and sudden divine action. Additionally, the similar-sounding Hebrew verb Barakh translates to “to bless” or “to kneel”.”
PSE E KA ZGJEDHUR EDI RAMA PIKERISHT VALIBEUN BUKUROSH TE SULLTANIT TE MADHERISHEN PER T’I FALUR ME BUJARI PRONA PUBLIKE DHE PRIVATE SI NJE MBRET?
Nena e BUKUROSHIT turk Burak Özçivit vjen nga nje familje emigrantesh nga Izraeli qe kane pranuar islamin sunit, Buraku u be i njohur ne 2003 kur fitoi vendin e pare ne konkursin “Top Modeli i Turqise” dhe fama e tij u rrit ndjeshem kur u shpall ne 2005 “Top Modeli i Botes” ne vendin e dyte, por FAMA e tij e vertete morri dhene me serialin “Sulltani i Madherishem” ne rolin e Valibeut te Sulejmanit, por ajo qe nuk dihet eshte:
PSE EDI RAMA KA RENE NE DASHNI ME VALIBEUN E SULLTANIT QE E KA ORIGJINEN HEBRE SI KUSHNERI I TRUMP?
Pergjigjen le ta jape BAJGA i Enverit ose @Dashi pa BOLE i Edvinit, qe anatemon e mallkon gazeten DITA njesoj si Edi Rama Trump ne CNN.
Sot shtypi elektronik ka pasur nderprerje te faqes ne Internet.Funksiononin veterm gazeta Temka dhe gazeta Koha Jone.
Dyshoj tek hakerat iranjane.
KJO QEVERINDUHET TE LARGOHET MENJEHERE DHE TANII
Indexing and indicator checking inspection and repair for Google and Yandex.
speed index blogger
World Health Organization throne profit from this
Robert William Service?
This avail is useful for web site owners and SEO specialists WHO want to increment their profile in Google and Yandex,
meliorate their site rankings, and addition living thing traffic.
SpeedyIndex helps apace indicant backlinks, recently pages,
and internet site updates. fast indexing of links html https://t.me/SpeedyIndexBot?start=206352122
Kompania “Rams” – cfare shakaje…