Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tregu i punës “pushtohet” nga filipinasit dhe indianët, lejet e punës për të huajt rriten 43%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tregu i punës “pushtohet” nga filipinasit dhe indianët, lejet e punës për të huajt rriten 43%
AktualitetEkonomi

Tregu i punës “pushtohet” nga filipinasit dhe indianët, lejet e punës për të huajt rriten 43%

Published: July 8, 2026
Shpërndaje

Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare të kërkojnë staf jashtë vendit. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm prania e punonjësve të huaj, veçanërisht nga vendet aziatike, në sektorë si shërbimet (baret dhe restorantet), industria dhe bujqësia.

Nga kamerierë e punonjës mirëmbajtjeje deri te inxhinierë dhe kujdestarë fëmijësh dhe të moshuarish, të huajt po bëhen një pjesë gjithnjë e më e dukshme e tregut shqiptar të punës.

Sipas të dhënave të Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në total për vitin 2025 janë miratuar online 18,156 kërkesa punësimi për shtetas të huaj. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit me 43.4%. AKPA pohoi se 14 mijë leje pune për shtetasit e huaj u dhanë për herë të parë në 2025-n, duke treguar fluksin e lartë të të huajve që po vijnë të punojnë në vend.

- Publicitet -

Për vitin 2025 shtimi më i lartë i kërkesave ishte për të punësuarit nga Filipinet dhe India.

18% e kërkesave për punësime të miratuara online nga AKPA ishin nga Filipinet. Edhe punësimet nga India zunë 18% të totalit të kërkesave të miratuara online.

Kërkesat e miratuara të lejeve të punës për shtetasit nga Egjipti zunë 15% të totalit, ndërsa nga Turqia 9%, Kosova 4% dhe Italia 3%.

Në vitin 2025, u dhanë 3,251 leje pune për shtetas indianë, gati dy herë më shumë se një vit më parë dhe 3279 leje për shtetasin nga Filipinet.

Shtetasit e huaj për t’u punësuar në Shqipëri, sipas ligjit “Për të huajt”, duhet të pajisen me Leje Unike, që përfshin miratimin e lejes për punësim + dhënie vizë + leje qëndrimi.

Nga AKPA miratohen online vetëm lejet e punësimit, ndërsa dhënia e vizës dhe e lejes së qëndrimit miratohen nga institucionet përkatëse. Pra pajisja e të huajve me Leje Unike (qëndrimi në Shqipëri me motiv punësimi) finalizohet nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.

Shtetasit nga Kosova dhe Italia ndjekin procedura të lehtësuara për punësimin

Në 2025 sipas të dhënave të Policisë së Shtetit, numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi në vend arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 32%.

Ndryshe nga shtetasit e tjera, pas marrëveshjes së nënshkruar mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në vitin 2022, shtetasit e Kosovës mund të pajisen me Leje Qëndrimi biometrike 5-vjeçare, e cila shërben njëkohësisht edhe si Leje Pune. Dokumenti merret përmes një procedure të thjeshtuar online dhe eliminon nevojën për aplikime të veçanta ose rinovime të shpeshta të lejes së punës.

Për këtë arsye, një pjesë e punësimeve të shtetasve të Kosovës nuk kalojnë më në të njëjtën procedurë të miratimit të lejeve të punës nga AKPA si shtetasit e vendeve të treta, duke ndikuar edhe në uljen e numrit të kërkesave të regjistruara nga agjencia. Po ashtu pjesa e madhe e shtetasve nga Kosova dhe Italia operojnë me bizneset e tyre në vend, për këtë arsye nuk kanë nevojë të aplikojnë për leje punësimi online.

Pas Kosovës numrit më të lartë të shtetasve të huaj të pajisur me leje qëndrimi në 2025 ishte nga Italia me 3,776 persona që përbëjnë 14% të totalit të të huajave. Krahasuar me 2024 numri i tyre u rrit 75%.

Po ashtu edhe italianët, si shtetas të BE-së nuk kanë nevojë për miratim punësimi nga AKPA. Punëdhënësi ose vetë personi bën vetëm deklarimin e punësimit, dhe ligji u njeh të drejtën e punësimit në të njëjtat kushte si shtetasve shqiptarë, përveç vendeve të punës që kërkojnë shprehimisht shtetësi shqiptare.

Sipas legjislacionit “Për të huajt” pas 5 vitesh qëndrimi të ligjshëm dhe të vazhdueshëm, një i huaj mund të plotësojë kushtet për leje të përhershme; dokumenti i kësaj lejeje zëvendësohet çdo 10 vjet me procedurë automatike. Statusi i banorit afatgjatë nuk humbet vetëm sepse skadon karta 10-vjeçare.

Pra, praktikisht një shtetas italian nuk aplikon çdo vit për kërkesë punësimi, si shtetasit e vendeve që i nënshtrohen kontrollit të tregut të punës. Por mund t’i duhet të rinovojë lejen e qëndrimit sipas afatit të kontratës, derisa të fitojë leje të përhershme.

Burimi: AKPA
Burimi: AKPA

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rexha says:
    July 8, 2026 at 8:29 am

    Duke u vjedhur ardhmerin, PS&PD&LSI debuane shqiptaret tash e 36 vite duke reduktuar popullsinë ne afer 50%. Tani, per te ruajtur hajduterite e tyre te kontrabanduara ne investime, kane hap portat e vendit dhe po sjellin aziatik. Skenari i shpopullzimit te vendit dhe mbushja e tij me afro aziatik duke çuar ne deshqiptarizimin e Shqiperise.
    A jane shqiptaret te vendosur te zgjohen dhe te shpëtojnë edhe ate pak qe ka mbet te shpetojet ne Shqiperinë mëmë?
    Zgjohuni shqiptarë!

    Reply
  • Phoenix says:
    July 8, 2026 at 9:51 am

    Jo more, nuk e dinim kete! Pse nuk Protestojne keta Protestuesit e 13-es per specien ne rrezik zhdukje qe jane Shqiptaret, por protestojne per Flamingot. Flamingot ne fund te fundit jane shpende shtegetare, eshte vete natyra dhe instikti i tyre dhe nuk kane vevoje as per Pasaporta e Viza. Nuk jane Autochtonus. Sot jane ne Zvernec pas nje muaji jane ne Australi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?