Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tritol pallatit në ndërtim në Lezhë, arrestohet pas tre vitesh porositësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tritol pallatit në ndërtim në Lezhë, arrestohet pas tre vitesh porositësi
AktualitetKronike

Tritol pallatit në ndërtim në Lezhë, arrestohet pas tre vitesh porositësi

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Tre vite pas shpërthimit me tritol në objektin që po ndërtonte bizmesmeni Liman Gjoka në zonën e Ranës së hedhur në Shëngjin, Policia e Lezhës ka arrestuar një person të dyshuar si porositës i ngjarjes.

Në pranga ka rënë shtetasi Zef Kola, banues në Tiranë.

Ai është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës. Pas hetimeve të kryera me metoda speciale është arritur zbardhja e kësaj ngjarjeje. Më herët, si autorë të vendosjes së lëndës plasëse janë dënuar nga Gjykata e Lezhës, Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite.

- Publicitet -

Nuk dihen ende motivet për të cilat i dyshuari ka bërë porosinë për vendosjen e tritolit në objektin e biznesmenit Gjoka ndërsa tashmë pritet marrja në pyetje e porositësit të dyshuar për këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku në një objekt privat në ndërtim u vendos një sasi lënde shpërthyese. Vihet në pranga autori i tretë i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Më parë janë arrestuar edhe 2 autorët e tjerë të kësaj ngjarjeje.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë profesionale hetimore, në kuadër të operacionit “Eksplozivi”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, shtetasit:

Z. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit A. S. dhe E. P. (të arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Eksplozivi”), dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?