Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump apelon vendimin e shtetit Maine që e përjashton atë nga fleta e votimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump apelon vendimin e shtetit Maine që e përjashton atë nga fleta e votimit
AktualitetBote

Trump apelon vendimin e shtetit Maine që e përjashton atë nga fleta e votimit

Published: January 3, 2024
Shpërndaje

Ish-presidenti Donald Trump apeloi të martën një vendim të sekretares demokrate të shtetit Maine, që e përjashton atë nga fleta e votimit lidhur me rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Zoti Trump pritet që të kërkojë gjithashtu nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara që të marrë një vendim lidhur me çështjen e ngritur në Kolorado që e skualifikon atë nga pjesëmarrja në fletën e votimit.

Demokratja Shenna Bellows, është sekretarja e parë në historinë e shtetit Maine që e ndalon kandidaturën e një kandidati për president në bazë të një klauzole të Amendamentit të 14 të Kushtetutës që është përdorur rrallë herë. Dispozita ligjore ndalon që një individ i përfshirë në kryengritje të mbajë një post publik.

- Publicitet -

Apelimi i zotit Trump në Gjykatën e Lartë të shtetit Maine deklaron se sekretarja Bellows nuk kishte juridiksion për këtë çështje dhe kërkon që asaj t’i kërkohet që të vendosë emrin e zotit Trump në fletën e votimit për zgjedhjet paraprake të 5 marsit. Kërkesa argumenton se ajo i tejkaloi kompetencat dhe u bazua në ‘fakte të pabesueshme’.

“Sekretarja duhet të tërhiqej për shkak të njëanshmërisë së saj kundër Presidentit Trump, siç tregon e kaluara e saj e dokumentuar në deklaratat e mëparshme që paragjykon çështjen në fjalë”, thanë avokatët e zotit Trump.

Sekretarja Bellows tha për agjencinë e lajmeve Associated Press të martën se vendimi i saj ishte i ngirë në pritje të vendimit pas apelimit.

“Kjo është pjesë e procesit. Unë kam besim tek vendimi im dhe zbatimi i ligjit. Ky është procesi i shtetit Maine dhe është shumë e rëndësishme që para së gjithash, secili prej nesh që shërben në qeveri të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit”, tha ajo.

Të martën zoti Trump pritej që të apelonte në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara edhe një vendim të ngjashëm nga Gjykata e Lartë e Kolorados.

Gjykata më e lartë e Shteteve të Bashkuara asnjëherë nuk ka dalë me një vendim lidhur me klauzolën në fjalë. Vendimi 4 me 3 i Gjykatës së Lartë të Kolorados shënon herën e parë në histori që citon dispozitën ligjore për të përjashtuar një kandidat nga fleta e votimin presidencial.

Kundërshtarët e zotit Trump kanë ngritur dhjetëra padi në shumë shtete duke kërkuar që ta skualifikojnë atë nga votimi.

Asnjë padi nuk pati sukses derisa një shumicë e vogël nga shtatë gjyqtarëve të Kolorados, të gjithë të emëruar nga guvernatorë demokratë, vendosën kundër zotit Trump.

Kritikët thonë se vendimi 4-3 i kishte tejkaluar kompetencat dhe se gjykata nuk mund të deklaronte se trazirat e 6 janarit ishin kryengritje pa një proces të gjerë gjyqësor.

Një javë pas vendimit të Gjykatë së Lartë të Kolorados, zonja Bellows mori vendimin e saj. Kritikët thonë se vendimi ishte edhe më i rrezikshëm sepse mund të hapte rrugën për zyrtarët partiakë zgjedhorë që thjesht të skualifikonin kandidatët që kundërshtojnë.

Zonja Bellows e ka kritikuar më parë qëndrimin e zotit Trump lidhur me ngjarjet e 6 janarit. Zonja Bellows, e cila ka thënë se pikëpamjet e saj personale nuk kishin asnjë lidhje me vendimin, është zyrtarja e parë e lartë zgjedhore që mori vendimin për të përjashtuar zotin Trump nga fleta e votimit.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata lë në burg një protestues, arrest shtëpie për gjashtë të tjerë
  • ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  • AKUZAT: SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren dhe bashkëshortin
  • Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK
  • FOTO: Bizneset mbyllin qepenat, lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni

Komentet e Fundit

  1. demo on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. K R on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  3. Ethem Lalaj on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Liria on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  5. ATSH on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?