Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trump thirrje për debat të menjëhershëm me Presidentin Biden
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Trump thirrje për debat të menjëhershëm me Presidentin Biden
AktualitetBote

Trump thirrje për debat të menjëhershëm me Presidentin Biden

Published: February 6, 2024
Shpërndaje

Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar të dalë në debat me kandidatët e tjerë republikanë për president, tha të hënën se do të donte të përballej menjeherë në një debat me presidentin Joe Biden.

“Do të doja të debatoja me të tani, sepse duhet të përballemi në debat. Duhet të debatojmë për të mirën e vendit,” tha zoti Trump në një emision në radio drejtuar nga analisti konservator Dan Bongino.

I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Las Vegas të hënën në lidhje me ftesën e ish-presidentit Trump për debat, demokrati Biden u përgigj:

- Publicitet -

“Po të isha në vend të tij, edhe do të doja debat. Ai nuk ka gjë tjetër për të bërë”.

Edhe pse kryeson në garën mes republikanëve për të sfiduar zotin Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump ende nuk e ka siguruar emërimin e partisë së tij dhe ka refuzuar ftesën e rivales së tij republikane Nikki Haley për debat.

Në përgjigje të komenteve të zotit Trump, fushata e zonjës Haley tha me anë të një deklarate se ai “ka frikë” të përballet me të.

“Tani është koha që (ish-presidenti) Trump të gjejë guximin dhe të pranojë të debatojë me Nikki Haley-n. Nikki është e gatshme të paraqesë arritjet e saj dhe vizionin për një Amerikë të fortë dhe krenare kundër fushatës së të kaosit dhe hakmarrjes së (ish-presidentit) Trump,” tha zëdhënësja e fushatës së zonjës Haley, Olivia Perez-Cubas.

Komentet e zotit Trump pasqyrojnë një dëshirë për t’u përqendruar tek një përballje e mundshme zgjedhore me zotin Biden, i cili të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në Karolinën e Jugut dhe pritet të fitojë emërimin e partisë së tij. Zonja Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore e Kombeve të Bashkuara gjatë administratës së zotit Trump, është prapa tij e në sondazhet e opinionit publik, por është zotuar se do të vazhdojë ta sfidojë atë.

Ish-presidenti Trump dhe presidenti Biden debatuan dy herë gjatë garës për zgjedhjet e vitit 2020. Një debat i tretë u anulua pasi zoti Trump u prek nga COVID-19 dhe nuk pranoi të merrte pjesë në një debat virtual. Tradicionalisht para zgjedhjeve në SHBA mbahen tre debate presidenciale.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore
  • Kush është 50-vjeçari që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve të bankave në Tiranë, u largua me monopatinë
  • Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  • Kontroll në rezidencën e ish-presidentit të Paraguait, zbulohet një kasafortë e fshehtë
  • Reshje shiu dhe borë në zonat malore, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

Komentet e Fundit

  1. NEWS 24 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. Jimi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  3. Bota njesoj eshte on Kur një sekret jashtëmartesor rrezikon sigurinë kombëtare: Kreu i Nvidias pranon lidhjen me gruan e dyshuar si spiune kineze
  4. thirri mendjes o rrote on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. 1 on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?