Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
AktualitetKronike

Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil

Published: August 19, 2026
Shpërndaje

Detaje të reja zyrtare kanë dalë në dritë për vrasjen e turistit 20-vjeçar portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ngjarje e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 gushtit në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e “Paradise”.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia, ngjarja ka nisur rreth orës 05:15, pas një konflikti mes disa personave në ambientet e “Principote”. Përplasja më pas është zhvendosur në zonën e plazhit, ku situata ka përshkallëzuar.

Sipas hetimeve, 29-vjeçari Sokrat Lipan, alias Sokrat Vata, dyshohet se ka goditur disa herë me thikë turistin portugez në trup. Në të njëjtën kohë, David Heurtevent, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se e ka goditur me grushte 20-vjeçarin.

- Publicitet -

Për të dy rëndon akuza për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rolit të secilit person në konflikt.

Kamarierët dyshohet se goditën turistin para plagosjes me thikë

Sipas Policisë, në konflikt janë përfshirë edhe katër kamarierë të lokalit “Principote”: Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Murat Zhabina dhe Ildi Cekani.

Ata dyshohet se e kanë goditur me grushte turistin portugez para momentit kur Sokrat Vata e goditi me thikë. Pas ngjarjes, katër kamarierët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Si u kap i dyshuari kryesor

Pas vrasjes, Sokrat Vata u kap në Levan të Fierit, teksa ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Në automjet ndodheshin shtetasit turq Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak, 31 vjeçe.

Sipas hetimeve, dy shtetasit turq kishin njohje me Vatën dhe dyshohet se po e ndihmonin të largohej drejt Tiranës. Ata janë arrestuar dhe përballen me akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Në momentin e konfliktit, në “Principote” ndodheshin edhe katër persona që punonin në siguri: Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi.

Sipas Policisë, ata nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe pas ngjarjes nuk kanë njoftuar autoritetet.

Për Miosid Matushajn rëndojnë akuzat për “Moskallëzim të krimit” dhe “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”, ndërsa për Luciano Seferin, Romeo Shehun dhe Kristi Koshin është referuar vepra penale “Moskallëzim i krimit”.

Në momentin e ngjarjes në ambientet e “Principote” ka qenë edhe pronari i lokalit, Bekim Bulica. Sipas Policisë, ai është larguar pas ngjarjes pa njoftuar autoritetet.

Bulica është shpallur në kërkim dhe ndaj tij është referuar vepra penale “Moskallëzim i krimit”.

Në total, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 11 persona, ndërsa dy të tjerë, David Heurtevent dhe Bekim Bulica, janë shpallur në kërkim.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të secilit person të përfshirë.

 

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Megjithë kundërshtimet dhe protestat e banorëve, PS miraton Reformën Territoriale, votojnë pro edhe “kritikët” Braçe e Spiropali
  • 09 tetor 2026
  • Autokracia e kartonëve dhe harta pa njerëz e udhëheqës Edit
  • Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  • Presidentja e minutës së fundit

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?