Gjenden në Spanjë eshtrat e Sibora Gaganit, vajzës shqiptare të zhdukur prej vitit 2014 kur ishte 22 vjeçe.
Policia ka lokalizuar të martën eshtrat e Sibora Gaganit në banesën që ajo ndante me partnerin e saj vrasës Marco Romeo në Torremolinos (Málaga).
Romeo u arrestua në fund të majit për vrasjen e një vajze tjetër, Paulas, në të njëjtin qytet, bënë të ditur burimet e hetimit për EFE.
Kërkimi për Sibora Gaganin, rifilloi pas arrestimit në maj të Marco Romeo, për vrasjen e Paulas. Pas arrestimit për vrasjen, Marco Romeo rrëfeu se kishte vrarë dhe murosur edhe Gaganin.
Sipas tij e kishte bërë krimin pasi vajza pasi kishte parë një imazh të tij në një tabelë njoftimesh në komisariat dhe kishte ndërprerë pas kësaj lidhjen me tê. Ai shtoi faktin shokues se kishte përdorur acid për të zhdukur trupin.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se agjentët kanë gjetur eshtrat e Gaganit në një qese mbeturinash pas një muri të banesës në Torremolinos, ku e reja jetonte me të arrestuarin deri disa ditë para zhdukjes.
Për ironi banesa ndodhet në rrugën García de la Serna, pak metra larg stacionit të policisë lokale dhe bashkisë.
Më parë Policia e kishte kontrolluar disa herë pa sukses banesën, ku aktualisht jetojnë qiramarrës të tjerë.
Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për analizën e ADN.
Sibora Gagani u transferua me të dashurin e saj Marco Romeo në Costa del Sol në 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014. Që atëherë, familja e saj, e cila banon në Itali, nuk e ka ditur vendndodhjen. Për shkak se familja Gagani ka edhe shtetësi italiane, mediat spanjolle e kanë identifikuar Siborën si italiane, siç raportohet në këtë video të gazetës EL PAIS.
Hetimi për zhdukjen e saj rifilloi vetëm pak ditë më parë, pasi Marco Romeo u arrestua pasi vrau me thikë ish-partneren e tij Paula, 28 vjeç, në një shtëpi tjetër në Torremolinos.
Pas dëgjimit të këtij lajmi, të afërmit e Siborës dyshuan se ai kishte lidhje me zhdukjen e saj, siç rezultoi në fund.
Policia erdhi për të kërkuar në vitin 2015 bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e së resë dhe shoqata “SOS të Zhdukur” shpërndau imazhin e saj në përpjekje për të lokalizuar Siborën.
j.l./ dita

Te gjoret shqiptare neper bote si zogjte e korbit 🙁
mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/deshmi-legjenda-tradita-fjale-monumente.html
mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/mbreteria-shqiptare-ne-mesjete-dioklea.html
mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/shqiptaret-jane-sa-2-fishi-i-grekeve.html
mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/ne-kohen-e-luftes-se-uck-se-shqiptaret.html