Një inxhinier grek me emrin Yannis Kirkinezis, është njeriu që foli në SPAK, duke dhënë shpjegime mbi fitimin e kontratës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për mbikqyrjen e punimeve në ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i dosjes së supervizimit të tunelit, rrëfimi i tij dhe komunikimet në telefonat e ministres Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së, Berberi dhe Sekretares së Përgjithme, Viola Haxhiademi, përbëjnë ndër provat kryesore për ngritjen e akuzës penale ndaj Ballukut dhe zyrtarëve në varësi.
Kirkinezis, ka qëndruar mbi 6 orë në SPAK, madje edhe pas përfundimit të orarit zyrtar. Ai është pyetur nga prokurori i çështjes Dritan Prençi. Për shkak të orëve të gjata dëshmia ka vijuar ditën tjetër.
Për shkak të vonesës dhe prezencës së gjatë në SPAK të inxhinierit Kirkinezis, interes ka shfaqur dhe Ambasada Greke në Tiranë, e cila mësohet të jetë vënë në dijeni më pas, se shtetasi grek po merrej në pyetje si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes dhe jo si person nën hetim apo qoftë të ishte marrë ndonjë masë ndalimi.
Gazetarët e interesuar kanë mësuar se shtetasi grek ka bashkëpunuar me prokurorinë duke treguar të gjithë dinamikën e plotë që çuan atë dhe “Net-Group” të Valter Begaj, në fitimin e kontratës prej 2 milion euro për supervizimin e punimeve të tunelit.
Ai u ka treguar hetuesve të BKH-së dhe prokurit Prençi marëveshjet që ka bërë në vitin 2021 e në vijim me Valter Begaj të “Net-Group” që tashmë ndodhet në burg. Begaj njihet si njeri i afërt me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, edhe ky i fundit në burg.
Yannis Kirkinezis, në Shqipëri administron degën e kompanisë hollandeze “Hill Internacinal N.V” me Seli në Amsterdam. Si përfaqësues ligjor i kësaj kompanie vepron dhe shtetasi tjetër, Emmanouil Sigalas.
Sipas tij, kompania është hapur në 4 qershor 2019 në Tiranë, ndërsa marëdhënien e punës, fillimisht e kanë nisur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku kanë marë kontratën e parë në administratën publike.
Një muaj më pas kompania e administruar prej tij, arrin të fitojë tenderin 2 milionë euro të hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në këtë garë inxhinieri grek kishte bashkuar forcat me kompaninë “Net-Group”, të Valter Begaj.
Tenderi për supervizimin është hapur në datën 25 nëntor 2021. “Net Group” dhe “Hill Internacinal N.V” kanë garuar përballë dy kompanive të tjera që kishin hyrë si Bashkim Operatorësh Ekonomikë “Stucky” l.t.d dhe “Gjeokonsult & CO”.
Sipas dokumentave zyrtare të sekuestruara tashmë nga SPAK, kompania “Hill Internacinal N.V” e inxhinierit Grek dhe “Net Group” e Valter Begaj, në total ka përfituar në 14 transaksione të bëra nga Ministria e Infranstrukturës, 1 miliard e 979 milion lekë. Pra edhe 32 milion lekë mbi atë që ishte parashikuar në kontratën mes palëve.
Shuma prej 1 miliard e 979 milion lekë është paguar në bazë të kontratës Nr.1537/3 të lidhur në 16 Maj 2022 ku parashikoheshin shërbime inxhinierike për 13 situacione të mbykqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.
Situacionin e parë, Ministria e Infrastrukturës rezulton ta ketë paguar drejt “Hill Internacinal N.V” në muajin Tetor 2022 në vlerën prej 88 milion lekë të vjetra. Ndërsa situacioni i fundit është paguar në 24 Janar 2025 në vlerën prej 55 milion lekë.
Të dhënat kompromentuese që janë luajtur në prapaskenën e këtij tenderi, u gjetën nga SPAK në telefonat e Evis Berberit dhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi.
Kjo është një dosje Nr.2 për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka afatin e parashkrimit deri në 25 nëntorin e 2026.
Ndërsa aktualisht, Belinda Balluku, është marrë e pandehur së bashku me 5 zyrtarë të tjerë, për praktikën tenderuese të ndërtimit të tunelit të Llogarasë me vlerë rreth 200 milion euro ku akuzohet për një përfitim rreth 50 milion euro.
Ndaj Ballukut janë hapur dhe tre hetime të tjera duke filluar nga hetimi pasuror, hetim për dy anijet Gjenerator “Tigri 1” dhe “Tigri 2” si dhe hetime për kontratën konçesionare të ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar.

Në Shqipëri në këto 35 vite një PORDHË E SALIUT HELMON BOTËN.!
Këtë lajmë e lexova në GAZETËN SOT,ku e kishte shkruar TV SYRI-ZENI-QIMI-SALI ZIU FATKEASI KOMBËTARE.!
Deri tanimë ka akuza për TENDERASH,Ku PREKURORËT E SPAK TË SALIUT 92,HEDHIN NË ETER,MASË,OPINION PUBLIK KËRMA PËR QËNT E RRUGËS.!
Akuza ndaj B.Ballukut u stis pasi u ngarkua të drejtoi Bashkinë e Tiranës për zgjedhje.Pasi nuk ndalohet Ministri të ndërhyjë për shpejtim afatesh dhe kompanish që ndërtojnë objektin më mirë dhe më shpejt.Nëse ka abuzime fondesh do të mbajnë përgjegjsi firmëtarët.
Nuk mundet të Arrestohet Ministri,për KAFET E MORTIT SIKUR NDODHI ME NEXHMIE HOXHËN,PREJ SALIMIRTJES.!
Edhe çështja Balliku me 50 mil.$ do të përfundoi një shpifje e radhës,sikurse çështja e ERIONIT për SUTJENAT e Ariolës të shëmzuara 1000 fish nga PREKURORI OLSI ME TESRËN E PD NË XHEP.!
Sa kohë të drejtojnë SPAK-un VERIORËT E NON GRATËS..ARRESTIME PA PROVA DO KETË VETËM NË PS !
Ethem Gaveta, ke qene dhe kapter madhor(kolonel) o cope injoranti. Nuk thuhet
“drejtoi”, s’e i perket te kaluares, sikur ajo drejtoi
fushaten e PS-se, per zgjedhjet ne bashkine e Tiranes. E jo “u ngarkua te drejtoje bashkine e Tiranes per zgjedhje”, s’e nuk ka sens o debil.
Gabime ortografike, bejme te gjithe, po ti je analfabet. Ti shpesh shprehesh; ” une besoi” ne vend qe te thuash “une besoj”, apo “une falinderoi”,
Hahahaha o dallkauk qe gjithe jeten e ke kaluar duke ngrene groshe, e imagjinoj qe ushtaret, kane tallur trapin me nje gomar madhor si puna jote.
Te dalim ne teme. Akuzua per Balluken, ka shume o Teme, per kete Lubi te super korruptuar, dhe, s’i
ka bere te gjitha ne koken e saj si “shoku Memet”,
ne kete aferen e Llogorase, ka qene edhe vete Veziri ne Turqi kur jane bere “marifetet”, sepse, kur behet fjale per sulltanatin e Erdos, Eunuku i tij, di cdo gje ne imtesi. Na paska dalur edhe nje grek, e sa te tjere do dalin me vone o Teme. Keto anijet Gjeneratore qe do prodhonin(pordhonin) energji, “Tigri-1” dhe “Tigri-2”, c’bejne? Zhvatin miliona nga buxheti i shtetit. Kontratat koncensionare te rrugeve aq te fryra me urdherat e Ballukes dhe drejtoreve te saj qe tashme, jane ne burg, etj etj…Sali shpifsi? Po kur ka shpifje, ato kuptohen lehte, por kur skandalet kane plasur hapur, s’na duhet me Saliu o Temo jo, na duhet drejtesia t’u hedhe prangat ketyre monstrave te korrupsionit qe kepusin llokma 50-milionshe(ne euro) …
Sa per Saliun dhe bemat e tij, e kishite mundesine qe t’i tregonite vendin ai qe u votua masivisht nga populli, Edvini, por qe, u korruptua me keq nga i pari, dhe Saliut, i’a ka amnsituar te gjitha, jo vetem duke i uruar “pleqeri te bardhe” por edhe kur do te votonin te ashtuquajturen “reforme ne drejtesi”, nuk beri nje denoncim te vetem per te, si nje narcist, shkeli mbi kufomat e 21 janarit, i ka dhene lejen per kullen e tij ne qender te Tiranes dhe bashke e gjejne mire gjuhen per t’i ngulur akoma thika pas shpine atij mavri populli. E se fundmi, o
Temo, ajo Ballukja, bashke me talibanet e Saliut, organizonte protestat para bashkise qe rezultuan me rrezimin nga fiku te atij karakurves tjeter te korruptuar, Erionit. Shpifje eshte dhe kjo?
O Etem.pse jeni kaq te trashe ju militantet??
Nuk u gjet nji inzhinjer ne Shqiperi pra duheshte nji nga Greqia Qesharake ,a munden inzhinjeret Shqipetare te marin kesoj lloj objektesh ?
O Thano. Të kam rixha. Meqë je aty afër dhe duhet të kesh informacione na spjego pak, po deshe këtë punën e tunelit të Llogorasë. Dhe rolin e Ramës, Ballukut, Pacollit, Erdoganit në të. Se nuk po marrim vesh gjë fare. Secili i bie daulles së vet. Cila është e vërteta. A ka vjedhje dhe korrupsion?! Dhe nga kush?! Se Rama nuk po ndihet. Opozita hedh blozë. Mediat krijojnë edhe më shumë pështjellim etj etj. A ke mundësi të gjesh një kopje të kontratës së nënshkruar për hapjen e këtij tuneli?! A është bërë mirë që ky tender iu dha një firme turke. Në fund të fundit Turqia është aleat i Shqipërisë! SPAK pse po heton Ballukun?! Dhe shkruaj drejt. Mos mbaj asnjë krah nëse ke respekt për veten dhe profesionin. Është me rëndësi. Gjithë të mirat.
Dhe një pyetje tjetër: a e ndërtoi Pacolli këtë tunel apo firma turke?! Pse disa përmendin edhe Rusinë?! Flm.
Turqia o @Iriq, sillet sikur u ka evlate , e
jo aleate…..
Iriqi, pa kaluar ne detaje, ta beje pak te thjesht. Qe te financosh keto projekte duhen fonde/para. Nese nuk financohen direkt nga qeveria , qe te gjesh para ose duhet te injektojne pronaret ose te merren borxh. Me nje breke grisur si Paqoli e co, dhe me ate strukture kapitali qe 47% e kapitalit vlen 5000 euro, duket se financimi eshte bere me borxhe. Dhe keto para, ndoshta jo te gjitha, ka mundendesi te jene marre nga ndonje banke ose oligark rus. Keto flitet per aeroporting e Vlores, jo per kete tunelin skemi lexuar gje.