Nga Artan Xh. DUKA
Botuar në DITA
Hapja ndaj botës, turizmi, në analogji me parimin e enëve komunikuese, do të kenë ndikimet e tyre në vend. Në rastin e turizmit, retorika “Champions League” apo 30 milionë në 30 prej Ramës do të ngjiste e vlente vërtet nëse zhvillimi i turizmit do të sigurojë përfitime të prekshme e mirëqënie për të gjithë qytetarët shqiptarë, me apo pa lidhje me sektorin turistik.
Nga punësimi i vazhdueshëm përtej atij sezonal, rrogat me një hap me çmimet, pensionet, kujdesi social e shërbimet e duhura publike, strehimi i përballueshëm etj, pasuar kjo me barazpeshën mes sektorëve ekonomik, mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore etj.
Milionat e turizmit katandisen në “tollumbace” politike kur shndërrohen jo në miliona përfitime për qytetarët por për “strategjikët” e politikës e të huajt me të cilët politika shkëmben qokat e rradhës.
Kur shqiptari katandiset jabanxhi në vëndin e tij sepse nuk i del paga për të jetuar normalisht e nuk gjen dot strehim, nuk “shkel” dot në rezorte elitare turistike ku baresin vetëm të kamurit e bota, natyra, habitati urban e peisazhi u tjetërsohen para syve të emër të klientelizmit të ditës, identiteti e trashëgimia kulturore rrezikojnë “hollimin” prej të ndryshmes që turizmi bart duke cënuar uniken shqiptare si premisë për vetë interesin e botës etj.
Të “mirës” me shkelm!
Sipas medias, në ishujt Kanarie të Spanjës protestues ndërmorrën një grevë urie si reagim ndaj asaj që ata e shohin si ndikim negativ të turizmit në këto ishuj duke kërkuar ndalimin e punimeve për ndërtimin e një kompleksi turistik dhe moratorium mbi projektet e zhvillimit turistik për të mundësuar rishqyrtimin e modelit ekonomik.
Lëvizja “Canaris Se Agota” (Kanariet nuk mbajnë më!) që po ndodh në një destinacion ku turizmi ka rritje çdo vit (13.9 milion turistë vjet, pothuajse 6 herë më shumë se 2.2 milionë vëndas) pretendon se numri i turistëve po kalon çdo cak me ndikim në mjedis dhe jetën e vëndasve (çmime të papërballueshme të shtëpive e qerave me pasoja në varfërinë e izolimin social me syresh që jetojnë në makina, tenta).
Kjo po trazon raportet me turizmin duke shkaktuar edhe reagim qytetar (grafite anti-turistike mureve, parrulla “Turistë ikni në shtëpi” etj). Sipas protestës, ironikisht është vetë turizmi ai që po shkatërron atë që shet!
Ngjarje të tilla dëshmojnë se gjërat në turizëm nuk janë të mirëqëna si dikur. Diku më shumë, diku më pak nga Spanja, Italia (taksa turistike në Venecia), Japonia (bllokimi i pamjes së Malit Fuji për foto turistike) e gjetkë tregon se turizmi “tufë” pavarësisht futjes së parasë, nuk është më aq popullor dhe i mirëpritur si më parë ndaj, përtej debatit rreth “fobisë” turistike ndaj një industrie që fut para në vënd, e mira e vetë turizmit e do që në qëndër të vëmëndjes të mos jetë vetëm turisti por edhe banori vëndas, mirëqënia e tij ekonomike dhe kohezioni social.
Komb hanxhi!
Turizmi tek ne është ende larg atij masiv por nisur nga propaganda shtetërorë, orientimi i investimeve në infrastrukturë, favoret e statuset e investitorëve, betonizmi i bregdetit e jo vetëm, mega-projektet që befasojnë, diferenca në çmime me botën e fqinjët etj, prirja është drejt tij ndaj dhe modeli i zhvillimit turistik ka nevojë gjithnjë për rishikim për të shmangur problemet që po has bota sot.
Mbi të gjitha turizmi nuk duhet të jetë super-industri që nga komb tregtar të katandisemi në komb hanxhi. Të gjitha “vezët” në një shportë nuk shkon në një botë që ndryshon me shpejtësi ndaj vëndi ka nevojë së pari për industri e bujqësi që jo vetëm garantojnë mirëqënie në kohë por dhe janë parakusht për mbarëvajtjen e turizmit.
Të ardhurat nga vetë turizmi duhet të kenë ndikim real tek banori vëndas dhe buxheti i shtetit. Pjesa e “luanit” duhet të mbetet në vënd ndryshe një turizëm, qoftë edhe elitar, që lejon që fitimet e investitorëve strategjikë të ikin në masë jashtështetit, e tepron me importet etj, nuk vlen dhe mund të ngjizë probleme sociale e ekonomike me ndikim në vetë turizmin.
Gara, jo me botën por të nesërmen
Sot ka mjaft kundërshti politike e qytetare për zhvillimin e turizmit që përfundon deri në dyert e Gjykatës Kushtetuese, UNESCO etj, ka debat për aeroportet (numri i tyre, flora e fauna, niveli detit si rrjedhojë i ngrohjes globale etj), për strukturat turistike dhe zonat e mbrojtura natyrore dhe ato të trashëgimisë historike (Butrinti) etj, dhe të gjitha këto probleme shtrojnë nevojën urgjente për një strategji mbarëkombëtare për turizmin, përtej qasjeve të partive të rradhës në pushtet.
Turizmi nuk është garë me grekun e italianin jo vetëm sepse milionat e turistëve tanë janë “pika uji” për ta por dhe se sa kohë jemi unik në histori, kulturë e mbi të gjitha mikpritje (se dete e male ka plot bota), do të kemi edhe ne turistët tanë.
Turizmi ynë është garë me kohën, jo thjesht për të fituar kohën e humbur gjatë por që turizmi t’i rezistojë kohrave dhe të garantojë zhvillim të qëndrueshëm dhe të barazpeshuar ku mikpritja e dashamirësia ndaj turistit mbetet po ajo dhe përshtypja e emri i mirë rreth Shqipërisë mban gjithnjë ndezur kërshërinë e interesin në botë!
Nxitimi në turizëm është kurth për të. E nisëm të fundit në rajon por kemi çfarë të mësojmë prej nxitimit të të tjerëve. Ngritja e “pjacës” në 30 milion deri në 2030 bart sfida plot e nuk është vetëm rritja e cilësia e ofertës turistike por dhe ndikimi i këtij fluksi turistik në ekonomi, barazpeshat mes sektorëve, rritja e mirëqënies së shqiptarit, kohezioni zakonor e kulturor mes nesh dhe turistëve që do vërshojnë “lumë” nga e gjithë bota etj.
Turizmi fillon me vëndasin
Një turizëm që hap dyert për botën e shtrënjton gjithshka për vëndasit duke nxitur qejfmbetje, deri mllefe mes vëndasit e turistit është bomerang për turizmin. Para se të numërojmë turistët që vinë, të numërojmë vëndasit që ikin për fare, ata që munden dhe ia arrijnë të pushojnë në vëndin e tyre apo pushojnë jashtë se u del më lirë!
Turizmi klientelist që i jep një dorë boshatisjes së vëndit nga shqiptarët si prej humbjes së besimit tek politika ashtu edhe shndërrimit të vëndit në “aeroport”, “hotel” e “dyqan lluksi” gjigand për botën (qysh tani, imagjinoni pas hyrjes në BE) me botën ulur këmbëkryq në krye të sofrës, nuk vlen.
Përtej të mirave prej turizmit në botë (ekonomia, ambasador i paqes etj), bota po i sheh edhe “sherrin” atij.
Nuk është vetëm punë dallimi vëndasish që ndihen të “huaj” dhe të huajsh “miza lisi”që ndjehen “vëndas” por dhe problemet mjedisore që turizmi shkakton në planet nga ndotja e transportit ajror e atij rrugor, betonizimi, flora e fauna e rrezikuar etj.
Turisti më së pari duhet të jetë shqiptari dhe ai, jo me bukë me vete. Mali, deti, fshati, muzeu etj para se të ftojnë milionat e botës, të ftojnë milionat këtu.
Do të ishte turizëm që kujdeset për burimet natyrore, ul ndotjen në mjedis duke shmangur transportin e tepruar, ruan trashëgiminë etno-kulturore dhe garnton që mikpritja unike shqiptare ndaj botës të vijojë se shqiptari nuk ikën gjetiu por rri me besim e shpresë në shtëpinë e tij!
Foto: Faqja e parë DITA, pamje nga Lukova në jug të vendit
Ju falenderojmë për këtë artikull shumë domethënës dhe realist. Është më se vërtetë që qytetari shqiptar po duket si i huaj në vendin e tij, sepse ai e shikon edhe pse po rritet turizmi niveli i tij ekonomik nuk po ndryshon. Zhvillimi ekonomik në të gjitha fushat duhet ti shërbejë rritjes së mirëqënies të popullit, jo vetëm një pjesë të privilegjuar (oligarkëve vendas). Inflacioni rritet, si pasojë e rritjes së nivelit të çmimeve, në veçanti të artikujve ushqimorë, kështu shtohet dhe numri i familjeve të pamundur për të përballuar jetesën. Përfundimisht duhet parë se cili do të jetë në këto kushte minimumi jetik i të ardhura.
Kish o ky trap që ka bo këtë artikull dhe më trap o ky Mirësia qe la no këtë koment
epo te ishim ndonje ishull I humbur ne cep te Paqesorit hajde de turizmi do ishte prioritet por greku, italiani, te gjithe rrotull kane edhe industri, bujqesi, ndersa ne si milingonat punojme gjate veres me shezlonga e vegjetojme ne dimer se dergon edhe emigranti shkrete para per familjen se e di qe qeveria ngeli me furce e bojatis …. ku jane investimet e botes, na rrofte partneriteti me perendimin, serbia po ndryshon me parate e kinezit, ne hame bar por BE nuk e shesim!
Nuk e kuptoje cfare kerkon gazetari? Kerkon turizem kapitalist si spanje qe vete autori e permend, Kuba, meksika, Aruba, Dubai etj ku vendasit e shikojne me dylbi resortin. Apo kerkon turizem socialist ku njerezit neper resorte duhet ti dergoje shteti si ne kohen e dulles me fleta kampi.
Qeveria premton rritjen e pensioneve nga fundi i vitit. Një premtim të tillë e bëri dhe vjet në shtator, por sivjet thotë se ja ka vënë kusht BE. Më duket sikur pensionisti po trajtohet si i burgosuri politik në kohën e socializmit. Ai është poshtëruar dhe trajtohet si qytetar i dorës së fundit. Me një fjalë për pensionisti n e shtresat në nevojë kujtohet europa, se po qe për shtetin shqiptar (pensionisti dje punoi i pasiguruar tek oligarkët e sotëm), ai i ka katandisur në mjerim. Jetojmë me çmime si në europën perëndimore dhe me të ardhura si në vendet e Afrikës. Ky është krim ekonomik i shtetit mbi qytetarët e tij. Deri kur kështu?
Nuk i leviz presjen artikullit. Shume realist, respekte autorit.
Turizmi eshte industri dhe eshte pa vend termi “popull hanxhi”. Kush e mendon keshtu le ta provoje dhe te zbuloje sa e lehte eshte. Per me teper turizmi zhvillohet ne baze te rregullave kerkese-oferte, dhe une kurre nuk kam degjuar qe dikush hap biznes me qellimin primar per te zhvilluar popullin apo vendin. Nuk besoj as qe ky “gazetari” ka zgjedhur kete profesion me qellimin primar qe ti sherbeje popullit.
Ky artikull nuk sjell asgje te re pervec qe nxit qeverine te vere me shume taksa per te “siguruar” barazine sociale. Nuk shoh ndonje propozim se si arrihet qe turist te jete vendasi (jo buke me vete)!
Nga ana tjeter mendoj qe shqiptaret qe drejtojne aktivitetet e tyre ne fushen e turizmit duhet te jene te ndershem me cmimet dhe sherbimet qe ofrojne, te evitojne cdo forme spekulimi per te siguruar nje ambjent pune te qendrueshem dhe sukses afatgjate.
E para qe shqiptari nuk mund te jete turist ne shtepi te vetpor qeveria mos na nxjerre gjithe keta tregtare ( qe nuk paguajne taksa te rregullta si Hysenbelliu, me shoke si investitore strategjik) por ti detyroje te paguajne taksat, jo pushtetaret, dhe meketo taksa te permiresohet jeta e qytetareve dhe jo te gjithe plazhet ti jepen burrave te ministreve si investitore strategjik. Rama ” nuk ka faj” se te tjeret hane dardha apo molle mbas kraheve te tij ashtu si dhe Veliaj “nuk ka faj” se drejtoret e tij hane fiq mbas kraheve te tij !
Më kujtohet viti 2021 kur u bllokuan të gjithë aeroportet nga Covid-19 dhe turizmi vajti pothuajse në zero. Po ra ndonjë virus tjetër, me çfarë do të mbahet Shqipëria pa industri dhe bujqësi?! Ekonomia duhet të jetë e shumllojshme dhe jo vetëm turizëm. Para vitit 1990 kishim industri dhe bujqësi dhe nuk kishim turizëm, ndërsa tani kemi turizëm dhe nuk kemi industri e bujqësi! Ekonomi si “lavjersi” që shkon nga njëri ekstrem në tjetrin!
SHQIPËRIA në RREZIK !!! SHQIPËRIA në RREZIK , nga CELULA KRIMINALE ANTISHQIPTARE në BASHKINË e Tiranës , që ju jep PASAPORTA SHQIPTARE , çdo lloj KUÇI dhe MAÇI që e kërkon Një të tillë !!!!¿¿¿¿¿!!!!!
Si ka mundësi që Bashkia KRIMINALE në Tiranë është kthyer në ZYRË EMIGRACIONI , dhe aty BETOHET çdo lloj KRIMINELI , PËRDHUNUES , TERRORISTË , NARKO-TRAFIKANTË NDËRKOMBËTARË dhe KONTRABANDISTË që vjnë nga VENDET e BOTËS së Dytë , tē Tretë dhe të Katërt !!!!!!!!
Unë PERSONALISHT jam me NËNSHTETËSI AMERIKANE , dhe për të marr NËNSHTETËSINË , kam kaluar në NJË MIJË e NJË FILTRA , para se të jepja TESTIN e TEORISË , dhe këto Filtra janë STATE POLICE , FBI , DEA , ICE , etj etj etj etj , dhe mbasi APROVOHEN jep TESTIN e PYETJEVE TEORIKE , dhe mbasi KALON TESTIN TEORIK , BETIMIN e bën përpara një GJYKATE AMERIKANE , në ZYRAT e AGJENSISË së EMIGRACIONIT (ICE) !!!!! !!!! Kurse në SHQIPËRI ka dal LALI ERI GJYKATËS , PROKUROR , GJYKATËS KUSHTETUES , (LIGJI VET është Lali Eri ) , (Kushtetuta është LALI ERI) , (SHISH është LALI ERI ) , ( POLICIA është LALI ERI ), ( ZYRA e EMIGRACIONIT ēshtë LALI ERI ) , ( GJENDJA CIVILE është LALI ERI ) ¿¿¿¿¿¿¿!!!¿¿¿¿¿¿¿¿!!!!!!!!!
O POLITIKANË të MALLKUAR të këtyre 34 VITEVE MASKARALLIK , që NUK i Arrini as tek MAJA e KARIT XHAXHIT ENVER HOXHA , që bëri SHTET , i thërrisni mendjes , O të PAUDHË !!!!!! ATA NJERËZ që vijnë në SHQIPËRI dhe APLIKOJNË për PASAPORTË SHQIPTARE duhet të KALOJNË në NJË MIJË E NJË FILTRA , sepse po PAJISEN me PASAPORTË SHQIPTARE : PËRDHUNUES , TERRORISTË , VRASËS , KRIMENELË , NARCO-TRAFIKANTË NDËRKOMBËTAR , KONTRABANDISTÊ NDËRKOMBËTARË , MAFIOZË NDËRKOMBËTARË , HAJDUTË , dhe LLOJ LLOJ Fundërrinash , që APLIKOJNË për PASAPORTË SHQIPTARE !!!!!!!
Edhe në ZIMBABWE dhe REPUBLIKËN e KONGOS , do ishte SUPER e VËSHTIRË të merrje NËNSHTETËSINË , ndryshe nga SHQIPËRIA , ku LALI ERI është bërë , i PLOT FUQISHMI i SHTETIT , dhe vetëm ai e ka FUQINË , për t’ju dhënë PASAPORTĒN BOSËVE të KRIMIT të NDRAGETËS , COZA NOSTRËS dhe CAMORËS , që kanë hyrë në SHQIPËRI për PASTRIMIN e MILIARDAVE €UROVE të PISTA tē KRIMIT !!!!!
SHQIPËRIA në RREZIK !!!! SHQIPËRIA në RREZIK
SHQIPËRIA në RREZIK !!!! SHQIPËRIA në RREZIK !!!!
SPAK , BKH , SHISH , GJYKATA KUSHTETUESE , MINISTRIA e BRENDSHME , dhe ZYRA e EMIGRACIONIT duhet të PADISI Erjon Veliaj , dhe Erjon Veliaj të DËNOHET për GENOCID kundër SHQIPTARËVE , sepse këto SHKELJE LIGJORE tè tilla mund të ndodhnin vetëm nē kohën e QOFTË LARGUT Sali TERRORIST KRIMIT të PD TRADHTISË !!!!
RROFTË SHQIPËRIA ❤️ dhe POPULLI ❤️ i NDERSHĒM SHQIPTAR kudo në BOTË
Duhet industria, por para vitit90 nuk kishim as industri, as bujqesi dhe as turizem por punonim sa per te mbajturbarkun me buke.Para vitit 90 ishim thjesht sikafshet e kopshtit zoologjik qe na ushqenin me ragion (dhe ate nga mbeturinat qe na sillte bota) me nje ndryshim sepse ne duhet te punonim per racionin edites. Kishte dhe kafshe te pezgjedhura qe hanin pak me shume se te tjeret dhe sot ankohen se me punen qe bejne nuke ngopin dot barkun , si psh Ethem Lalaj qe hante te kazani i ushtarit dhe nje Pilo Lala qe se di se ku mutin hante.
Artikull I turbullt . Kërkon dhe nuk di ç’kërkon. Kërkon fitime si në kapitalizëm dhe shpërndarjen si në socializëm. Ka inat me pasanikët dhe kërkon që të gjithë të kenë mundësinë që të blejnë shërbime (të pushojnë në rezorte me 5 yje) si pasaniket. Hahah se kush do bëjë “hanxhiun” pra do shërbejë në këto rezorte nuk e ka të qartë. Me pak fjalë kërkon që të hanë të gjithë me lugë floriri por se kush do e pregatisë gjellën dhe do e shtrojë tryezën nuk dihet. Më pëlqen se flet si komunist I orëve të para. Hahaha……
Shqiptari ka marre valixhe me vehte e po ja mbath perdite nga ky vend.
Eshte nje popull i tere i gatshem te ike, te zhduket nga ky vend.
Rrijne ata qe nuk kane asnje mundesi fizike, monetare a shoqerore te shkojne dike.
Eshte nje Epidemi ikje mbarepopullore.
Krejt ndryshe nga Emigrimi i fillim viteve 90′ qe iken por koken e mbanin ketej nga familjet, tashme ka tendence IKJE duke hedhur 3 gure pas.
Sepse ne Shqiperi ka nje Oktapod ne Pushtet qe e stimulon kte ikje te shqiptareve.
Sepse me shqiptaret e mbetur e ka me te lehte ti bleje votat e te zgjase zvarritjen ne pushtet
…deri ne shpopullimin e krejt ketij vendi e ne tentimin per ta mbushur zbraztiren e ikjes tyre me emigracion anonim per gjoja – fuqi punetore.
Resortet i marrin te huajt, shfrytezohet toka Shqiptare qe bejne qejf vetem turistet e huaj dhe jo vendas, taksa nuk paguhen, punesohen te huaj nga Bota e trete, Ngrihen cmimen ne stratosfere ku perfitojne nje grusht njetezish dhe shkaterrohen Shqiptaret ekonomikisht. Shkaterrohet flora, fauna, Natyra tradita, kultura. Ndotje shume e madhe e mjedisit. Vjrdhje e pasurive antike nga gjuetaret dhe hajdutet e huaj. Futja e lloj lloj semundjeve infektive qe sjellin turistet. Futja e krimineleve, pedofileve, agjenteve, terroristeve, mafiozeve qe sjellin shume probleme. Blerja e pronave masivisht nga te huajt sepse nuk i blejne dot Shqiptaret dhe kerkesa per te ndenjur ne Shqiperi nfa shume te huaj sjell pushtim, asimilim, zhdukje. Turizmi eshte bere per te zhdukur dhe zbuar Shqiptaret. Turizmi eshte bere per te terhequr vemendjen nga vjedhja e pasurive te pafundme Natyrore qe ka Shqiperia. Keto vjedhje na i Bejne Petendimoret. Kombetarizimi i pasurive natyrore dhe shfrytezimi i tyre nga vete Shqiptaret bashke me Zhvillimin e industrise perpunuese, industrive te tjera, bujqesise, blegtorise do te sjelli vertet nje zhvillim te papare per Shqiptaret. Turizmi eshte dege plotesuese dhe jo baze dhe te gjitha vendet qe mbahen vetem me Turizem falimentojne
Replike me komentuesin ” Leo”
I nderuar,pasi “konkemi” te dy amerikane dhe kemi hequr “te zite e ullirit” per te marre nenshtesine e bekuar te Amerikes po te njoh me kete material te “ububujshem” me poshte te marre nga arkiva e shtypit qe citon burime autentike
“Fillim materiali”
Berisha u dha shtetësinë shqiptare 500 radikalëve islamikë, stërviteshin në Korçë. Bin Laden në Shqipëri për “kalifatin”, CIA pastroi vendin nga njerëzit e terrorit
Ish presidenti Berisha dhe ish kreu i SHIK Gazidede bashkëpunuan me kreun e terrorit për të ngritur celulat islamike në Shqipëri. Paratë që u hodhën në funksion të “Kalifatit Islamik” në mes të Europës dhe mbështetja që CIA dha pas ardhjes së PS në pushtet për dëbimin dhe dënimin e 87 radikalëve, 10 prej të cilëve me vdekje. Si Berisha zhduku arkivën e Presidencës më 1997
Sali Berisha punën e parë që bëri para se të largohej nga Presidenca në vitin 1997 ishte fshirja e të gjitha “gjurmëve” që mund të çonin tek abuzimet e gjithanshme të tij me postin e lartë në krye të shtetit. Duke mos ia përmendur më vjedhjen e të gjitha orendive dhe zbukurimeve të zyrës së tij në Presidencë, madje proverbiale ka qënë dhe marrja e karriges së kreut të shtetit, Sali Berisha kreu veprime të tjera jashtë të gjitha normave ligjore.
Ish Presidenti demon-krat u kujdes që të zhdukë korrespondencën presidenciale, sidomos të periudhës së Piramidave, të tragjedisë së marsit 1997, urdhërave për të sulmuar Jugun e vendit, regjistrimet e takimeve me kreun e gjendjes së jashtëzakonshme më 1997, Bashkim Gazidede.
Por mes këtyre përkujdesjeve ishte dhe fshirja e tërë arkivës së faqes zyrtare të Presidencës, sidomos të dekreteve që konkludonin në dhënien e shtetësisë shqiptare për shtetasit e huaj sidomose terroristet arabe
Mbi 80 përqind e të huajve që kishin marrë shtetësinë shqiptare ishin me preardhje nga vendet arabe, nga lindja por dhe Afganistani, Pakistani e vende të tjera, burim i njerëzve të terrorit.
Lajmin e ka dhënë herë pas here CIA amerikane, e cila ishte shumë e shqetësuar për ardhjen e radikalëve islamikë në Shqipëri dhe ngritjen e celulave radikale islamike…( fund materiali)
.. Nga sa me siper kam dy pyetje per ju :
E PARA…a nuk e kupton qe Lali Eri ( qe nuk kam ndonje simpati) ka bere 1 miljard here me pak gabime/krime se Usali Serbiberishaj dhe ti leshon bombe atomike per Lali Erin dhe nje sharje rutine per Salimdherfuckerin. ?
E DYTA …pse Amerika ime ,e juaja dhe e Bidenit mban nje qendrim fyes per kombin shqiptar duke e perkedhelur Usaliun e tyre me Non Grata Gallata ne nje kohe qe ai kishte lidhje me terroristet arabe..dhe jo vetem kaq por ka bere krime ne ate vend qe cilesohen si krime kunder njerzimit…1997..1998..Gerdeci & 21 janari….??