Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turizmi arrin në nivelet para pandemisë? INSTAT: 35 mijë vizitorë më tepër se në vitin 2019, në hotele
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Turizmi arrin në nivelet para pandemisë? INSTAT: 35 mijë vizitorë më tepër se në vitin 2019, në hotele
KryesoreShoqëri

Turizmi arrin në nivelet para pandemisë? INSTAT: 35 mijë vizitorë më tepër se në vitin 2019, në hotele

Published: July 23, 2022
Shpërndaje

 

Turizmi në Shqipëri ështe rikthyer në normat e dikurshme të para pandemisë, tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” në raportin mbi strukturat akomoduese. Shifrat tregojnë gjithashtu se numri i vizitorëve rezident që kanë hyrë në vendin ton; gjatë muajit Maj 2022 ka pësuar rritjen më të lartë prej 2019-ës nga 28,943 individë në 49,361 individë dhe nga 85,316 vizitorë në 121,265 vizitorë gjithsej.

Sa më sipër mund të shpjegohet dhe me shtimin e numrit të vizitorëve gjatë finales së Conference League të datës 25 Maj 2022, më konkretisht tifozëve hollandezë dhe italianë. Shifrat për Majin tregojnë gjithashtu se të githë treguesit, si në numër vizitorësh ashtu dhe në numër netë-qëndrimesh kanë pësuar rritje.

- Publicitet -

Kështu, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese gjithsej përgjatë muajt Maj 2022 është rritur me 66,1%, krahasuar me 72,992 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Të dhënat gjithashtu tregojnë se të njëjtën ecuri ka ndjekur numri i vizitorëve rezident me 49,361 persona dhe numri i vizitorëve jo-rezident me 71,904 persona, rritur përkatësisht me 41,6% me 88,6%. Nëse do t`i analizonim këta dy tregues sipas rajonit, shifrat tregojnë se rajoni i Jugut ka shënuar rritjen më të lartë, nga 21,731 persona në 35,461 persona gjithsej, ndërkohë që në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur nga 30,549 persona në 67,305 persona gjithsej, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Sa i përket treguesit të netë-qëndrimeve totale, gjithashtu ka regjistruar rritje për majin e këtij viti, me 87%, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2021-shit. Shifrat tregojnë se me rritje paraqiten edhe dy treguesit vijues, prej ku është rritur me 28,1% numri i netë-qëndrimeve nga rezidentët dhe me 2,4 herë numri i netë-qëndrimeve nga jo-rezidentët. Nëse do t`i analizonim këta dy tregues sipas rajonit, shifrat tregojnë, 78,2% rezidentë më tepër janë akomoduar në Rajonin e Veriut, dhe 55,6 % më tepër janë akomoduar në Zonat Jo-bregdetare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Përmbledhtazi mund të themi se përgjatë muajit Maj 2022, numri më i lartë i vizitorëve sipas rajoneve rezulton në “Rajonin Qendër“ (49,9%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin rezulton në “Zonat Jo-bregdetare” (55,5%) dhe sipas llojit të strukturave akomoduese rezulton në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” me (96,2%). Ndërkohë që sipas numrit të netë-qëndrimeve numri më i lartë sipas rajoneve regjistrohet në “Rajonin Qendër“ (57,1%), sipas zonave të afërsisë me bregdetin është realizuar në “Zonat Bregdetare” (55,8%); dhe sipas llojit të strukturave akomoduese është realizuar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,5 %).

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ks says:
    July 23, 2022 at 11:33 am

    Po e shohim me sy, cdo dite me pak turiste e me e veshtire per punetore.
    Del ne plazh te kerkojne 20000 leke per cader, rri buze detit pa cader vjen “pronari plazhit” te kerkon te marresh cader e te paguash ose te zbythesh. Paguan leket dhe te thote nuk lejohet frigobox, duhet te pish ujin tone me 400 leke, i cili vjen nga alpet e frances, nga lartesite qe ka zbritur pronari deri ne nivelin e detit.
    Me pas dalin delenxhinjte neper komente qe e mbeshtesin pronarin e plazhit, kaq thelle ka depertuar injoranca dhe propaganda.
    Shqiperie per 10 vjet do te jete si ato katunet e italise ku rralle shef ndonje te ri apo gjalleri.
    Tani ka mbetur te shohim kerkesa qe te kerkojne njerezit te varrosen sa me larg Shqiperise per tja lene eshtrat e qeta te pakten.
    Tung shqipe

    Reply
    • Per inat te sime vjerre says:
      July 23, 2022 at 12:35 pm

      Nuk mendoj se eshte keshtu si thua ti….

      Reply
    • Qetësuesi says:
      July 23, 2022 at 2:34 pm

      Greqia 10milion banore 14 milion turiste ne vit ne na Jane shtuar 35 mijë Ky quhet deshtim Ju Na I shisni pér sukses.

      Reply
  • Fatmir Lohja says:
    July 23, 2022 at 12:10 pm

    Jane shifra jo ekonomike.Mund te kene hyre me shume turiste.Ka rene numri i zenjes se dhomave,dhe karrike ne tavolina.Hotelet fatkeqesisht jane bosh.Turistet sa njihen me cmimet marrin arratine nga Shqiperia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?