Ka ca kohe qe Blendi ka filluar te promovoje Shqiperine turistike. Gjate periudhes se veres viziton dhe promovon vise dhe pejsazhe pak te shkelura me pare kryesisht per nje publik shqiptar.
Promovimi i tyre prej nje gazetari te njohur si Blendi sigurisht sjell nje vemendje me te shtuar per vete faktin se ka nje numer te konsiderueshem qe e ndjekin ne rrjetet sociale. Per kete arsye po i shkruaj edhe une disa rreshta per vizitat e Blendit ne Shqiperine turistike.
Disa dite me pare e pashe tek promovonte Pazarin e Gjinokastres. Nje monument i vecante ne llojin e vet. Blendi tek qendronte aty ky kryqezohen udhet e Pazarit, me pasion tregonte numrin e madh te vizitoreve qe silleshin verdalle duke bere foto apo duke pare vitrinat e dyqaneve.
Por edhe pse Blendi e promovoi mjaftueshem Pazarin, pas shpines se tij morine e dyqaneve te vogla i la ne heshtje. Ndoshta se nuk kishte cfare te thoshte per ato qe pa ne vitrinat e tyre.
Pazari i Gjinokastres eshte restauruar vitet e fundit nga nje fond i Qeverise Shqiptare dhe Fondi Shqiptaro Amerikan AADF. Restaurimet kane bere te mundur rikthimin ne jete te nje pjese te vecante te arkitektures se qytetit. Pazari duket me te vertete i ringjallur dhe plot gjalleri.
Duhet thene se Pazari u restaurua edhe ne perudhen e Berishes se II-te me nje fond prej 6 milion euro. Çfare u be me keto fonde, a ishin me te vertete restaurime apo jo ende sot ka mbetur mister. Ne 2013 u premtua se ky investim prej 6 milion eurosh ne Pazar do te hulumtohej dhe pergjegjesit do te shkonin para drejtesise. Se cu be me kete premtim dhe ku shkuan ato 6 milion euro askush nuk di me shume.
Gjithsesi tema e ketij shenimi nuk eshte restaurimi i Pazarit por manaxhimi i tij. Çdo vit me grupe te ndryshme e vizitoj Pazarin jo vetem si pjese e atraksionit por edhe se nje pjese te dyqanxhinjve i njoh. Pazari i Gjinokastres perpos emrit qe ka dhe terheqjes se kuptueshme nga vizitoret eshte nje pasyre tipike e turizmit shqiptar. Fasade e bukur me mallra te rreme.
Ne pjesen me te madhe te ketij Pazari tregetohet “artizanat” prodhuar ne Turqi apo Kine. Jane prodhime kitch, te lira, pa shije, pa shpirt artistik dhe pa asnje lidhje me artizanatin e dikurshem shqiptar.
Nje dru punues ne nje qoshe te Pazarit, nje gur punues dhe nja dy lesh punues te cilet mezi mbajne veten nuk mund te jene perfaqesuesit e artizanatit ne Jugun shqiptar.
Pazari si kompleks administrohet nga nje organizate e krijuar nga AADF (Fondi Shqiptaro-Amerikan). Imagjinoni per nje cast sikur me te vertete ky Fond (të cilit po i jepet ne administrim edhe Butrinti) do te donin/dinin si ta benin kete Pazar nje qender te rendesishme te artit shqiptar.
Imagjinoni nëse dikush do te ishte me te vertete serioz per te risjelle artin e mrekullueshem te artizanatit shqiptar, çfare mundesie te arte i sjellin numrat e turisteve qe vine verdalle duke pare kitchin Turko/Kinez ne Gjinokaster.
Imagjinoni per nje çast fondet qe shpenzohen per argetime apo “koncerte” banale si “Tekno Ceco” “Gjyshet ne F’est” “Fustanella Pala pala” “Gliko me Arra” apo sheqerna te ketij lloji te jepeshin per mbeshtetjen e artizaneve te Jugut? Po sikur arti i çdo artizani ne Jug të mbeshtetej financiarisht dhe të ekspozohej ne Pazarin e Gjinokastres perballe nje publiku qe sa vjen dhe rritet?
Po sikur dikujt qe ka vulen ne dore t’i shkonte mendja dhe te ndalonte cdo prodhim kitch Turko/Kinez te shitej ne Pazarin e Gjinokastres? Po sikur hapësira e mbushur me banalitete te prodhuara ne provincat e largeta te Kines ti jepej artizaneve dhe fshatareve te Jugut te Shqiperise per prodhimet e tyre? Po sikur ne nje nga godinat e restauruara te hapej nje shkolle artizanati ku te rinjte te mesonin artin e tradites se Jugut? Po sikur veshjet e shtrenjta te malesoreve te Jugut te ringjalleshin perseri dhe te lakmoheshin si dikur nga artiste dhe poete europiane?
Artizanati i nderthurur me turizmin eshte pjese e rendesishme e ekonomive lokale. Shume vende e kane zhvilluar duke e shtrire ne nje sistem kapilar i cili krijon mundesi te arta punesimi, zhvillim ekonomik rural por edhe ruajtjen e tradites kulturore. Vlere kjo shume e rendesishme ne turizmin kulturor.
Per te mos shpikur rroten ka plot modele nga ku mund te marrim dhe ta zhvillojme jo vetem ne Pazarin e mrekullueshem te Gjinokastres por edhe ate te Shkodres, qendra e dikurshme e artizanatit ballkanik. Ringritja e artizanatit tani qe turizmi po mer nje zhvillim te dukshem eshte nje nevoje urgjente jo vetem si nje mundesi ekonomike por edhe si shprehje e artit dhe trashegimise kombetare. Me shume pak fonde dhe me shume dashuri ky Pazar mund te ringjallet shpirterisht ashtu sic u ngjall eshte fizikisht.
Ne kete menyre Pazari i Gjinokastres nuk do te ishte më një fasade me mallrat e rreme por nje vitrine e kultures shqiptare te cilen Blendi mund ta promovoje çdo sezon veror pa ju shmangur dyqaneve te vogla pas shpines se tij.
Auron Tare / FB

cudi eshte sa i ngjan esat pash toptanit ky blendi. verini mustaqet e esatit dhe veshjet e asaj kohe te esatit dhe do shihni qe esat pashe fevziu eshte gjalle dhe nder te gjallet rron !
Përsëri me Bledin mereni ju?
Mos ja vini re..Atë nivel ka.
Artikull kot fare. Nje artikull nga fillimi deri ne fund me “imagjinoni sikur” . Blendi po e ben nje pune konkrete per te miren e pazarit ,promovimin, reklamen. Artikull shkruesi, kur te japë mdonje lek per te miren e pazarit , atehere mund te jape mend se si te shpenzohen parate e te tjereve . Qe pazari te permirsohet duhet te gjeneroje para, pune per te cilen ai eshte krijuar dhe per te cilen duhet te egziztoje. Nese shet sushi apo qifqi ,mjaft qe te shesi qe te egzistoje . Duke e share Blendin, turqi dhe kinezet pazari nuk beb me shume para.
PS:
-Shihni Blendi Fevzinë,
Kur takon idhullin e tij Salinë,
Është i pari që dorën ja shtrinë,
Kurrizi si pikëpyetje i ngrinë..!
-Fevzo mbi 30 vite në TV Klan,
Sandri ja ka hedhur sevdan,
Është i shkathët ky “shejtan”,
Idhujt e Sandrit i mban pran..!
-Vetëm një gjë nuk e thot Fevziu,
Sa % të TV,Portaleve ka kapur Saliu,
Çi duhen 99 % e tyre Saliut,
Kur me NON GRATËN nuk e shpëtuan të zien..!
Ky shkrim eshteidentik me shprehjen_ doni me per Belulin !
Gjirokastra ashtu si e gjithe Shqiperia po luan me fasaden. Pra eshte “pikturuar” nje qytet per te terhequr turizmin. Traditat? Nuk ka asnje tradite. Mjerimi ka vene parruke te krehur. Te ardhurat per fryme jane afers skamjes po te mos ishte oer turizmin qe po i jep pak (shume pak) oksigjen.
Mos u merrni me Blendin……… thjesht,si gjithmone eshte nje “vitrine” shume siperfaqesore ! Auroni ngre disa shqetesime serioze dhe jep disa “mesazhe” qe me duken plotesisht te drejta,si per pushtetaret lokale,por edhe pushtetin qendror.Si qytetar,e falenderoj dhe eshte nje “ze” qe duhet degjuar ! Tironci
Faleminderit Auron!
Menaxhimi aktual eshte skandaloz!
Nje nga çudite qe kam pare eshte se Kalaja diten e Hene eshte e mbyllur, nuk mund te vizitohet.
Mendova se ishte caktuar si nje dite per mirembajtje apo pastrim rrenjesor! Por jo!
Arsyeja eshte se punonjesit e kane dite pushimi!?
Mendoni pak qe nje nga vendet ku te ardhurat (shitja e biletave) jane me te medha se kostot nuk gjenden dot njerez per te punuar te Henen, nderkohe qe papunesia ne Gjirokaster eshte e larte dhe te ardhurat te ulta!?
Ka me mire kur nje gazetare i veteshpallur gazetari me pregatitur ne Shqiperine tone me veshje si plazhist… me dy ora dore… promovon nje pazare me rruge-rrugice me qender historike??