Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • Rreth nesh
Duke lexuar: Turp kombëtar: Në Tiranë po zihen për mustaqet e Çelos kur Serbia njofton ndërhyrjen ushtarake në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Kopertina
  • Arkiva
  • Rreth nesh
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • Rreth nesh
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Turp kombëtar: Në Tiranë po zihen për mustaqet e Çelos kur Serbia njofton ndërhyrjen ushtarake në Kosovë
AnalizaKomunitetKryesoreopinion

Turp kombëtar: Në Tiranë po zihen për mustaqet e Çelos kur Serbia njofton ndërhyrjen ushtarake në Kosovë

Published 11 Dhjetor, 2022
Shpërndaje
Shpërndaje

 

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

- Publicitet -

Qeveria e presidentit serb Vuçiç njoftoi në 8 dhjetor se po bëhet gati të ndërhyjë ushtarakisht me 1000 forca speciale serbe në Veriun e Kosovës. Në 8 dhjetor në mbrëmje vonë, ministri serb “guvernator i Kosovës”, Petar Petkoviç, zhvilloi një konferencë të jashtëzakonëshme shtypi për të njoftuar se qeveria ka përgatitur ndërhyrjen e 1000 forcave speciale serbe në Kosovë.

Presidenti serb Vuçiç njoftoi në 9 dhjetor në mëngjes se ai ka fjetur mbrëmë gjithë natën bashkë me ministrin e mbrojtjes dhe me shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe lidhur me këtë ndërhyrje te re ushtarake të Serbisë në Kosovë.  Në 9 dhjetor histeria serbe e luftës kulmoi me deklaratën e  kryeministres serbe Ana Bernabiç, e cila shpalli  se “vendi ndodhet në prag të luftës”.

Që nga shtatori i vitit 2021 kjo është hera e katërt, që presidenti serb kërcënon Kosovën me ndërhyrje ushtarake dhe me luftë. Por është hera e parë që Beogradi njofton se do të dërgojë një mijë forca speciale për të pushtuar Veriun e Kosovës. Presidenti serb dhe qeveria serbe si  justifikim të ndërhyrjes së tyre të re ushtarake po tundin flamurin e reckosur të rezolutës së vdekur 1244 të OKB, të cilën e ka çvleftësuar zyrtarisht dhe juridikisht vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, që dha verdiktin e ligjëshmërisë së pavarësisë së Kosovës në korrik të vitit 2010.

Provokacioni i ri dhe i serioz ushtarak i Serbisë ka miratimin dhe nxitjen e gjithanëshme ushtarake dhe subversive të Rusisë. Moska, e ndodhur në një krizë ushtarake, ekonomike dhe morale për shkak të agresionit të saj kriminal në Ukrainë, dhe në funksion të strategjisë së saj për të provokuar ushtarakisht NATO-n dhe Perëndimin, po shtyn Serbinë të shpërthejë një vatër të re lufte në Kosovë, në qendër të Ballkanit.

Nuk është rastësi që në datën 9 dhjetor i gjithë rrjeti gjigand i mediave ruse për brenda dhe për jashtë vendit shpërthyen në një eufori të jashtëzakonëshme mirëseardhje për luftën e re, që po nisin 1000 forcat speciale serbe në Kosovë. Rusia po nxit Serbinë të zbatojë modelin ushtarak rus në Donbas.

Serbia njoftoi se po çon forcat speciale për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, duke dhunuar arbitrarisht integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës. Pra, duke dhunuar intgritetin dhe sovranitetin e kombit sbqiptar.

Ndërkaq në Tiranë nuk e ndjejnë fare ushtimën e agresionit serb dhe të kërcënimit të luftës së re serbe në Kosovë. Për turpin e tyre, as qeveria dhe as opozita nuk po përpiqen të zgjojnë popullin shqiptar për alarmin e ri kombëtar të ndërhyrjes së re ushtarake serbe në Kosovë. Qeveria dhe opozita në Tiranë po merren me mustaqet e Çelos, sepse mustaqet e Çelos i interesojnë Serbisë.

Serbia dëshiron një popull dhe një komb shqiptar të fjetur, që ta gjejë në gjumë dhe ta pushtojë në gjumë. Qeveria dhe opozita në Tiranë me sa duket po presin që Borrellët dhe Lajçakët e BE t’u bëjnë thirrje “të dy palëve për vetëpërmbajtje”.

Si diplomat i vjetër e ndjej për detyrë të paralajmëroj popullin tim në Shqipëri dhe në Kosovë se lidhur me Kosovën Perendimi nuk është më as ai i vitit 1999 dhe as ai i vitit 2008.

 

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

K R 11 Dhjetor, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Edhe Quagliarella i var këpucët në gozhdë mes lotësh
  • Përleshje e dhunshme mes dy grupeve në Milano, 3 shqiptarë të plagosur
  • VIDEO: Orban tentoi që t’i puthte dorën, reagimi i Presidentes së Moldavisë e huton plotësisht
  • Tragjedi në “El Monumental”, tifozi bie nga 15 metra, vdes në vend (VIDEO)
  • Zjarrfikësi në shpërndarje droge, kapet me 13 doza kokainë dhe armë

Komentet e Fundit

  1. Arben.T në E pyesin se çfarë kërkon tani SHBA-ja nga Kurti, përgjigja e Escobar para vizitës në Beograd dhe Prishtinë
  2. Thomaq strati në VIDEO: “Do ta bënit ju…” Gazetarët serbë përpiqen ta vendosin në pozitë të vështirë, përgjigjia e Kurtit në serbisht bëhet virale
  3. Bujar Kanapari në “Luftoi për liri”, Vuçiç viziton serbin e plagosur nga protestat në veri, ndan pamjet nga spitali
  4. Aldrinp në VIDEO: “Do ta bënit ju…” Gazetarët serbë përpiqen ta vendosin në pozitë të vështirë, përgjigjia e Kurtit në serbisht bëhet virale
  5. Iso në VIDEO: “Do ta bënit ju…” Gazetarët serbë përpiqen ta vendosin në pozitë të vështirë, përgjigjia e Kurtit në serbisht bëhet virale
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?