Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
AktualitetBote

Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit

Published: August 22, 2026
Shpërndaje

Ministria turke e Drejtësisë ka kërkuar lëshimin e “njoftimit të kuq” ndërkombëtare ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Afek Moskovitch, shtetas izraelit i përfshirë në hetimin për ndërhyrjen ndaj Global Sumud Flotilla, e ndaluar nga IDF pranverën e kaluar, ndërsa përpiqej të arrinte në Rripin e Gazës.

Menjëherë pas njoftimit zyrtar se Turqia ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ky i fundit. Në një deklaratë të lëshuar prej tij, Netanyahu e cilëson presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan si një diktator antisemit.

“Erdogani është një diktator antisemit që masakroi kurdët, u dha strehim terroristëve të Hamasit, pushtoi gjysmën e Qipros dhe burgosi një numër rekord gazetarësh dhe kundërshtarësh politikë. Tani ai po përpiqet ta zgjerojë agresionin e tij kundër Izraelit në Siri.

- Publicitet -

Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Përpjekja patetike e Erdoganit për të frikësuar udhëheqësit dhe ushtarët e Izraelit, e vetmja demokraci e vërtetë në Lindjen e Mesme, nuk do të ketë sukses”, ka deklaruar kryeministri izraelit.

Ministri turk i Drejtësisë Akin Gürlek njoftoi urdhër arrestin në lidhje me procedurat që lidhen me gjenocidin në Gaza dhe sulmin ndaj aktivistëve të Global Sumud Flotiljes në ujërat ndërkombëtare.

“Si pjesë e procedurave ligjore që lidhen me sulmin në ujërat ndërkombëtare kundër aktivistëve të Flotiljes dhe në përputhje me urdhër-arrestet e lëshuara më 14 korrik 2026 kundër Benjamin Netanyahut dhe Afek Moskovitch për ‘gjenocid’, Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të lëshojë një ‘njoftim të kuq’ për arrestimin e tyre ndërkombëtar”, tha Gürlek.

Incidentet që lidhen me Flotiljen datojnë disa muaj më parë. Në maj, afërsisht 430 anëtarë të ekuipazhit nga 50 anije të ndaluara nga ushtria izraelite në Mesdhe, në perëndim të Qipros, u çuan me forcë në Izrael dhe më pas u mbajtën në burgun Ktziot përpara se të deportoheshin.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, shkaktoi zemërim ndërkombëtar pasi publikoi një video ku e tregonte veten midis aktivistëve të ndaluar të detyruar të gjunjëzoheshin me duart e lidhura .

Ministri Gürlek kujtoi se Netanyahu dhe Moskovitch “akuzohen për krime kundër njerëzimit, gjenocid, privim të rëndë nga liria, dëmtime trupore të qëllimshme, keqtrajtim, dëmtim të pronës, grabitje të rëndë dhe sekuestrim të mjeteve të transportit”.

Ai më pas kujtoi se Turqia e hedh poshtë idenë që Netanyahu dhe qeveria izraelite të mbeten të pandëshkuar për veprimet e tyre: “Ne në asnjë mënyrë nuk e pranojmë idenë se administrata Netanyahu, e cila po zbaton një politikë gjenocidi në Gaza, është e paprekshme dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.

Ne nuk do të lejojmë që krimet e kryera në Gaza të mbulohen, dhe as ata që janë përgjegjës nuk do të mbrohen nga mburoja e pandëshkueshmërisë. Ne do të përdorim me vendosmëri të gjitha mjetet e disponueshme sipas ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Vrojtuesi says:
    August 22, 2026 at 9:22 am

    I plasi Netaniahut për mandatin e arrestit të Erdoleshit .

    Reply
  • Mollosi says:
    August 22, 2026 at 1:00 pm

    Unë jam me Izraelin!

    Reply
  • Shqiptari2026 says:
    August 22, 2026 at 2:48 pm

    Ky Netanyahu është i madh fare! Sipas këtij, israeli të bëjë ç’të dojë me popujt e tjerë, të bëjë edhe genocide si në Gaza, dhe nëse nuk je dakord, ose kundërshton, për ta je anitsemit. E kanë bërë këtë antisemitizmin si parim si “lule mos më prek”! Pra këta s’duhet t’i japin logari askujt. Vetëm se këta, izraelitët, janë lobi më i fuqishëm në SHBA dhe prandaj bëjnë si “gangsterë ndërkombëtarë”. S’pyesin as për gjykatën e Hagës, se edhe SHBA nuk e njeh, madje thonë që do lobojë edhe në shtete europiane që ato të tërhiqen nga kjo gjykatë. Pse? Sepse e dinë që bëjnë krime ndërkombëtare me operacione ushtarake (për të kontrolluar rendin ndërkombëtar sipas interesit të tyre dhe jo sipas rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare) duke shfrytëzuar supremacinë ushtarake. Dhe po iu doli ndonjë “hundëlesh” i fuqishëm ushtarakisht si Erdogani, nxjerrin sebepin e përhershëm: “Antisemitizmin”! Deepstate-in në SHBA e komandojnë hebrenjtë.
    _______________________________
    Familja Rothschild – Është një familje me prejardhje hebraike, historikisht nga komuniteti hebre ashkenaz në Evropë. Disa pasardhës janë ose kanë qenë praktikues të judaizmit, ndërsa identiteti fetar ndryshon nga personi në person.
    Jared Kushner – Ai vjen nga një familje hebraike dhe është hebre; është gjithashtu i martuar me Ivanka Trump, e cila u konvertua në judaizëm para martesës.
    George Soros – Ka prejardhje hebraike dhe ka lindur në një familje hebraike në Hungari.
    _____________________________________

    SHËNIM: SA PËR INFO:
    Ç’ishte antisemitizmi? Pse ndodhi Holokausti?

    Antisemitizmi ishte në qendër të ideologjisë naziste. Hitleri i paraqiste hebrenjtë si një “racë” të rrezikshme dhe fajësonte ata për problemet e Gjermanisë.
    Pas Luftës së Parë Botërore, Gjermania përjetoi humbje, krizë ekonomike, papunësi dhe trazira politike. Propaganda naziste ua atribuonte në mënyrë të rreme këto probleme hebrenjve.
    Nazistët përhapën teori konspirative, sidomos idenë absurde se hebrenjtë kontrollonin njëkohësisht kapitalizmin ndërkombëtar dhe komunizmin. Këto pretendime ishin kontradiktore, por shërbenin për të krijuar një armik imagjinar.
    Pasi morën pushtetin në 1933, nazistët filluan me diskriminim dhe përjashtim ligjor, pastaj me persekutim, deportime, geto dhe vrasje masive.
    Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo u shndërrua në “Zgjidhjen Përfundimtare”, pra planin sistematik për të vrarë hebrenjtë e Evropës. Rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë.

    Reply
  • Sa për info says:
    August 22, 2026 at 3:46 pm

    Ç’ishte antisemitizmi? Pse ndodhi Holokausti?

    Antisemitizmi ishte në qendër të ideologjisë naziste. Hitleri i paraqiste hebrenjtë si një “racë” të rrezikshme dhe fajësonte ata për problemet e Gjermanisë.
    Pas Luftës së Parë Botërore, Gjermania përjetoi humbje, krizë ekonomike, papunësi dhe trazira politike. Propaganda naziste ua atribuonte në mënyrë të rreme këto probleme hebrenjve.
    Nazistët përhapën teori konspirative, sidomos idenë absurde se hebrenjtë kontrollonin njëkohësisht kapitalizmin ndërkombëtar dhe komunizmin. Këto pretendime ishin kontradiktore, por shërbenin për të krijuar një armik imagjinar.
    Pasi morën pushtetin në 1933, nazistët filluan me diskriminim dhe përjashtim ligjor, pastaj me persekutim, deportime, geto dhe vrasje masive.
    Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kjo u shndërrua në “Zgjidhjen Përfundimtare”, pra planin sistematik për të vrarë hebrenjtë e Evropës. Rreth gjashtë milionë hebrenj u vranë.
    _______________________________________

    Familja Rothschild është një familje me origjinë hebraike, e njohur historikisht si një dinasti bankare hebraike me origjinë nga Frankfurt, Gjermani. Rothschild family.
    Themeluesi i dinastisë së njohur bankare ishte Mayer Amschel Rothschild (1744–1812), i cili ishte hebre dhe ndërtoi biznesin fillimisht në Frankfurt. Pesë djemtë e tij më pas krijuan degë të biznesit në qytete të ndryshme evropiane, përfshirë Londrën, Parisin, Vjenën dhe Napolin.

    Pas Luftës së Pavarësisë të Italisë, Papa u gjend në një situatë shumë të vështirë financiare. Vatikanit iu desh të mbronte ndikimin e tij politik dhe territorial në Itali, por gjithashtu të menaxhonte borxhet dhe pasigurinë financiare që erdhi si pasojë e konflikteve. Rothschildët si një familje bankierësh me një ndikim të madh ndërkombëtar, në vitin 1832, organizuan një hua të madhe për Selinë e Shenjtë, dhe pati edhe një hua tjetër në fillim të viteve 1850. Arkivat diplomatike franceze, për shembull, përmbajnë dokumente të periudhës 1830–1836 që përmendin shprehimisht “emprunts Rothschild” në lidhje me financat e Romës.
    Rothschildët kanë pasur marrëdhënie biznesi me vende që ishin shumë larg ideologjisë së tyre të supozuar. Arkivi Rothschild dokumenton marrëdhënie tregtare me Kinën që në shekullin XIX dhe, shumë më vonë, në vitin 1996, N M Rothschild & Sons nënshkroi një marrëveshje me Industrial and Commercial Bank of China për zhvillimin e shërbimeve këshilluese financiare. Ka gjithashtu studime akademike që trajtojnë konkretisht marrëdhëniet e Rothschildëve me Republikën Popullore të Kinës. Një familje bankare kapitaliste mund të ketë bërë biznes edhe me regjime komuniste. Ka marrëdhënie biznesi me institucione të Kinës komuniste. Arkivi Rothschild thotë se lidhjet e dokumentuara tregtare me Kinën fillojnë në 1838, me mëndafsh, kallaj, çaj, cochineal, quicksilver dhe më pas tregti të konsiderueshme me argjend në Shanghai. (Rothschild Archive)
    Por kjo ishte Kina perandorake, jo Kina komuniste.
    Për periudhën moderne ka edhe marrëdhënie të dokumentuara: në 1996, N M Rothschild & Sons nënshkroi marrëveshje me Industrial and Commercial Bank of China për shërbime këshillimi financiar. Dhe në 2011, një biznes tjetër Rothschild, Domaines Barons de Rothschild, hyri në një sipërmarrje vere në Kinë me kompaninë shtetërore CITIC.

    Rothschildët francezë hynë fuqishëm në industrinë ruse të naftës. Në 1886, banka de Rothschild Frères filloi të zhvillonte interesa të mëdha në fushat e naftës ruse dhe krijoi Caspian and Black Sea Petroleum Company. Në vitin 1912, këto interesa iu shitën Royal Dutch/Shell. (Rothschild Archive).
    Pra kemi një marrëdhënie të dokumentuar me Perandorinë Ruse para revolucionit bolshevik. Ka edhe marrëdhënie të tjera financiare me Rusinë e shekullit XIX. Për shembull, arkivat Rothschild dokumentojnë një agjent të tyre në Shën Petersburg dhe transferimin e pasurive të Aleksandër Herzenit nëpërmjet këtij rrjeti në vitin 1849. (Rothschild Archive)
    Me bolshevikët/Bashkimin Sovjetik është shumë ndryshe. Nuk ka prova të besueshme që Rothschildët të kenë pasur një marrëdhënie të krahasueshme me qeverinë sovjetike me atë që kishin me Rusinë cariste.
    Një gjë interesante është se arkivat e familjes Rothschild u përfunduan në Moskë, pasi Ushtria e Kuqe i mori nga Gjermania në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ato u mbajtën në arkivat shtetërore sovjetike për dekada dhe një pjesë u kthye familjes vetëm pas negociatave, në vitin 2001.

    Po vendet kapitaliste?
    Në shekullin XIX, bankat Rothschild ishin ndër aktorët kryesorë të financimit ndërkombëtar dhe emetonin obligacione për qeveri sovrane. Vetë Rothschild Archive e përshkruan emetimin e obligacioneve shtetërore si një nga aktivitetet kryesore të N M Rothschild & Sons. (Rothschild Archive).
    Arkivi i tyre e përshkruan zhvillimin nga Frankfurt në Londër, Paris, Vjenë dhe Napoli si një rrjet bankar evropian.
    Madje lidhjet amerikane janë të dokumentuara shumë herët. Një dokument i Rothschild Archive tregon komunikim me financues dhe agjentë amerikanë dhe lidhje me financimin e Illinois and Michigan Canal në vitet 1830.

    PYETJA ËSHTË: A janë këto marrëdhënie thjesht transaksione financiare, apo në raste të caktuara janë shndërruar në ndikim politik? Lenini ka thënë se:” Politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë.

    _______________________________

    https://www.rothschildarchive.org/exhibitions/timeline/?

    https://www.rothschildarchive.org/business/business_activities/?

    https://www.rothschildarchive.org/business/business_premises/the_new_court_vitrine_russian_archive_boxes_c1950?

    https://www.rothschildarchive.org/collections/archivists_choice/may_2020_making_history_the_familien_archiv_register_of_salomon_von_rothschild_1844?

    https://api.politifact.com/factchecks/2022/apr/20/facebook-posts/putin-did-not-nationalize-russian-central-bank-and/?

    Reply
  • Dashi says:
    August 22, 2026 at 8:17 pm

    Të lëshojë urdhër arresti për Netaniahun ndonjë president i Gjermanisë , Italisë , Austrisë apo Zvicrës edhe mund të pranohet , por të lëshojë urdhër arresti një kriminel si Erdogani , që i ka mbushur burgjet me opozitarë politikë , që ka masakruar kurdët dhe që drejton një shtet aspak demokratik , por teokratik , kjo është tallje e ironi e ulët .

    Reply
  • i lir says:
    August 22, 2026 at 8:39 pm

    Sa me e madhe genjeshtra, aq me shume besohet, Izraelitet vecanerisht pas fitores se Trumpit jane mobilizuar ne te gjitha fushat, politike, ushtarake, propagandistike sociale, etj qe ti mbushin mendjen botes se jane nje shtet paqedashes, demokratik, social, etj. Por duket bota nuk po e kupton, Po e kupton gabim qe ne Palestine behet gjenocid, qe ne Gaza jane vrare mbi 80.000 femije dhe gra, qe bregu perendimor po sundohet nga kolonet, qe te arrestuarit palestineze po markohen me numra me tatuazh, qe bombardon sa here ti teket Iranin, Sirine, Irakun. Jo, keto nuk jane te verteta. Vetem deklaratat e Netanjahurr, Ben Gvir-it, Israel Katz-it duhet ti besojme. O ZOT, SA MBRAPA E KANE LENE GJERMANINE NAZISTE !

    Reply
  • Artan says:
    August 23, 2026 at 6:08 am

    Edvini ne hall,t’u beje qejfin vellezerve cifute,apo byrazerit halldup.

    Reply
  • Yp Xhixhi says:
    August 23, 2026 at 6:32 am

    Nuk e ka problem Edvini tja vetofroje mollaqet e tij njekohesisht shume zoterinjve pertej kufirit se ate e ka ne fund te fundit dhe hobin e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pergjigje për Ben Blushi: Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
  • Shteti alla-Roni
  • Kush është “Igor” i përgjimit me Ron Yeffet? Nga 6 armët e dekorimit te valixhet me 30 mln $ cash në kufi
  • Liderët e BE-së dënojnë glorifikimin “tronditës” të Mlladiçit në funeralin e tij në Beograd
  • Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Komentet e Fundit

  1. demo on Shteti alla-Roni
  2. demo on ‘Xhepat e forcës’: Kompanitë private të sigurisë po përdoren si ‘mercenarë’ të biznesit
  3. K O R C A on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  4. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  5. K O R C A on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?