Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia operacion “antiterrorist” kundër partisë kurde, arrestohen mbi 100 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turqia operacion “antiterrorist” kundër partisë kurde, arrestohen mbi 100 persona
AktualitetBote

Turqia operacion “antiterrorist” kundër partisë kurde, arrestohen mbi 100 persona

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

Policia turke ka arrestuar 110 persona që dyshohet se kanë lidhje me militantët, sipas burimeve të sigurisë, raporton Reuters. Në mesin e të arrestuarve, sipas një ligjvënësi pro-kurd, janë edhe politikanë, avokatë dhe gazetarë, që janë arrestuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

Siç raportohet, operacioni i bastisjeve është përqendruar në Dijarbakir, qytetit më të madh të banuar me shumicë kurse në juglindje të Turqisë. Operacionet policore janë zhvilluar edhe në 21 provinca të tjera, duke shënjestuar persona që akuzohen se kanë lidhje me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Ky operacion vjen më pak se tre javë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe zgjedhore për presidentin Recep Tayyip Erdogan, që kur subjekti i tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, erdhi në pushtet më 2002.

- Publicitet -

“Në prag të zgjedhjeve, nga frika se do të humbin pushtetin, ata kanë nisur sërish operacionet e arrestimeve”, shkroi në Twitter, Tayip Temel, ligjvënës nga Partia Popullore Demokratike.

Ai tha se politikanë, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij, gazetarë, artistë dhe avokatë janë në mesin e personave që u arrestuan në Dijabakir mëngjesin e së martës. Erdogan shpesh ka akuzuar Partinë Popullore Demokratike se ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit. Por, ky subjekt politik ka hedhur poshtë këto akuza.

Partia Popullore Demokratike muajin e kaluar nuk garoi me ndonjë kandidat për zgjedhjet presidenciale të 14 majit, por ofroi mbështetje për rivalin kryesor të Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës
  • Dyshohet si pjesë e “flotës hije” ruse, Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë
  • Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Veliaj shkarkon Anuela Ristanin si kryetare të komanduar të Bashkisë së Tiranës
  2. Koha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Kujtim Hoxha on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Gjergj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. demo on Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?