Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Turqia voton sot për Presidentin dh anëtarët e Parlamentit, kur dalin rezultatet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Turqia voton sot për Presidentin dh anëtarët e Parlamentit, kur dalin rezultatet
AktualitetBote

Turqia voton sot për Presidentin dh anëtarët e Parlamentit, kur dalin rezultatet

Published: May 14, 2023
Shpërndaje

Turqit po shkojnë drejt qendrave të votimit për të zgjedhur presidentin e ri dhe anëtarët e parlamentit të ri të vendit.  Qendrat e votimit mbyllen në orën 17:00 dhe vlerësimi i parë i rezultateve pritet rreth orës 21:00.

Rreth 64 milionë persona janë të regjistruar në listat zgjedhore (nga 85 milionë banorë gjithsej). Prej tyre, 3.4 milionë kanë votuar tashmë jashtë vendit.

5.2 milionë të tjerë janë të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë. Ata nuk kanë njohur asnjë lider tjetër përveç Rexhep Tajip Erdogan.

- Publicitet -

Qindra vëzhgues janë në 50,000 qendrat e votimit që u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00, duke përfshirë zonat e Turqisë jugore, të cilat pësuan dëme të tmerrshme kur goditi tërmeti i 6 shkurtit.

Këshilli i Europës pritej të dërgonte 350 vëzhgues, përveç përfaqësuesve zgjedhorë të emëruar nga partia, duke përfshirë 300,000 nga opozita. Në zgjedhjet e 2018 pjesëmarrja e ka kaluar 86%.

Në fletëvotimet për zgjedhjet presidenciale janë katër kandidatë. Rexhep Tajip Erdogan , 69 vjeç, në pushtet prej 20 vitesh, kandidon për rizgjedhje. Ai është kandidat i Partisë Konservatore Islamike për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Kundërshtari i tij kryesor është Kemal Kilicdaroglu, kreu i Partisë Republikane Popullore (CHP, socialdemokrate, e themeluar nga Mustafa Kemal në rrënojat e Perandorisë Osmane).

Sinan Ogan, ish-deputet i ekstremit të djathtë, është gjithashtu kandidat, por sondazhet e fundit i japin vetëm 5% të votave. I katërti është Muharrem Ince, i cili tërhoqi kandidaturën të enjten, por ishte vonë për të tërhequr emrin e tij nga fletët e votimit.

Nëse asnjë kandidat nuk siguron shumicën sot, raundi i dytë do të mbahet më 28 maj. Në zgjedhje, 600 deputetët e parlamentit turk, roli i të cilëve u ul pas rishikimit të Kushtetutës në 2017 dhe vendosjes së një sistemi presidencial, do të zgjidhen me përfaqësim proporcional.

Opozita aspiron jo vetëm të përmbysë balancën e pushtetit, por të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në mënyrë që të rishikojë Kushtetutën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një ditë pas provave të reja për Ballukun, ambasadori gjerman: Antikorrupsioni i lartë, parakusht i panegociueshëm për BE
  • Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
  • Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  • Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, nuk pranon të bëj kallëzim: “I kam çuna lagjeje”
  • “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Komentet e Fundit

  1. demo on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  2. ANA on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  3. Vlora 97 on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. K R on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Tahir Gashi on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?