Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tym, dhunë e flakë në Sofje. Tifozët përleshen me policinë jashtë stadiumit ku luhet Bullgari-Hungari (VIDEO)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tym, dhunë e flakë në Sofje. Tifozët përleshen me policinë jashtë stadiumit ku luhet Bullgari-Hungari (VIDEO)
AktualitetBote

Tym, dhunë e flakë në Sofje. Tifozët përleshen me policinë jashtë stadiumit ku luhet Bullgari-Hungari (VIDEO)

Published: November 16, 2023
Shpërndaje

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer para stadiumit kombëtar në Sofje, ku është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura ndeshja kualifikuese për Euro2024 midis Bullgarisë vendase dhe Hungarisë mike. Mijëra tifozë bullgarë të futbollit kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, duke protestuar kundër mënyrës si po menaxhohet Federata e Futbollit, një demonstratë që përfundimisht është mbizotëruar nga aktet e dhunës.

Pak minuta para fillimit të sfidës, tifozët hodhën bomba të improvizuara molotovi, gurë dhe shishe plastike drejt policisë. Pas djegies së kazanëve të mbeturinave, policia është kundërpërgjigjur duke nxjerrë autobotet që hedhin ujë për shpërndarjen e turmës.

Rreth 1,600 policë me pajisje për rebelim u stacionuan rreth stadiumit në qendër të Sofjes, ndërsa mediat raportojnë se disa protestues kanë mbetur të plagosur nga përplasjet me forcat e rendit. Ajo çka tërboi tifozët bullgarë dhe i bëri të dalin në shesh për të zbrazur zemërimin ishte vendimi i drejtuesve të Unionit Bullgar të Futbollit për të luajtur ndeshjen e së enjtes me tribunat bosh.

- Publicitet -

Kombëtarja bullgare nuk ka arritur të kualifikohet në një turne madhor për gati dy dekada. Pas dy humbjeve të fundit poshtëruese nga Shqipëria dhe Lituania në tetor, tifozët bënë thirrje për një protestë mbarëkombëtare, duke fajësuar drejtuesit e sindikatës për rezultatet e dobëta dhe duke kërkuar dorëheqjen e tyre.

Në javët e kaluara, tifozët e futbollit kanë thirrur “Dorëheqje!” në minutën e 18-të të çdo ndeshje kampionati, si shenjë proteste ndaj presidentit të Unionit Bullgar të Futbollit Borislav Mihaylov dhe ndihmësve të tij, të cilët kanë qenë në krye për 18 vitet e fundit.

Nga frika e trazirave të reja kundër udhëheqjes së tij, javën e kaluar Mihaylov i kërkoi UEFA-s të urdhëronte që sfida me Hungarinë të luhej me dyer të mbyllura për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.

“Sindikata Bullgare e Futbollit i ka dhënë UEFA-s garancitë e nevojshme nga autoritetet përkatëse lokale dhe menaxhmenti i stadiumit në Sofje për të pritur ndeshjen në stadiumin kombëtar Vasil Levski pa spektatorë”, njoftonte UEFA me një deklaratë para sfidës.

https://x.com/hooliganscz1999/status/1725207619957051558?s=20

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rruga e ndërlikuar drejt një qeverie të re në Izrael
  • Egjipti shpall si terroriste një organizatë nga Kosova
  • VIDEO: Misteri i madh i floririt çam, thesaret e groposura përgjatë kufirit Greqi-Shqipëri
  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?