Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U akuzua për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO-së shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U akuzua për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO-së shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin
AktualitetKronike

U akuzua për fshehje pasurie, Apeli i GJKKO-së shpall të pafajshëm ish-gjyqtarin

Published: April 28, 2026
Shpërndaje

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi ka marrë pafajësinë edhe në Apelin e GJKKO-së.

Tre gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Dhimitër Lara lanë në fuqi vendimin e GJKKO-së, ndërsa ishte SPAK që e kishte ankimuar çështjen në Apel.

Në tetor të vitit 2022, SPAK dërgoi për gjykim çështjen ndaj Selimit për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

- Publicitet -

Sipas SPAK, hetimi nxori të dhëna që tregonin se Selimi kishte pasuri të paluajtshme të pajustifikuara me burime të ligjshme. Për këtë arsye u kërkua dhe u vendos sekuestrimi mbi disa pasuri në zotërim të tij: ½ e një trualli me sipërfaqe 432 m² dhe një objekt 132.25 m², pikë tregtimi karburantesh, me vendndodhje në shëtitoren “Lungomare” në Vlorë; një truall me sipërfaqe 2,400 m² në Jonufër, si dhe një tjetër truall me pikë karburanti në “Rrugën Transballkanike”, po në Vlorë.

Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua për rreth dy vjet e gjysmë, me rregullat e gjykimit të zakonshëm.

Megjithatë, në përfundim të procesit, gjyqtarja Rudina Palloj vendosi deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen Selimi për fshehje pasurie, me arsyetimin se fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston.

Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar.

Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi, u shkarkua nga Kolegji për shkak të kontakteve të papërshtatshme, megjithëse shumica e trupit gjykues nuk konstatoi probleme për pasurinë e saj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • five company says:
    April 30, 2026 at 3:20 am

    Do te ishte nje dosje shume voluminoze, ne rast se SPAK fillon me rrethin e drejtesise. Nje “KLISHE”, te vendosesh drejtesi ne rrethin e drejtesise. Nje krahasim i thjeshte:
    “Emigrantet nga Jamaica lundruan ne USA per te germuar ne brigjet e Kllondajk- ut, per ar ( Windrush). Me blloqet e arit do ndertonin dhe investonin ne plazhet e Karaibeve” ose me sakte per gjykatesin ne fjale, ne Vlore.
    Por ne rrethin e drejtesise, kur germon, gjen fakte dhe prova. Pra ne fund ” puna e Tares” do vleresohej.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?