Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U arrestua për 70 bimë opiumi, Gjykata liron mësuesin vlonjat: E përdorja për lakror, se dija çfarë ishte!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U arrestua për 70 bimë opiumi, Gjykata liron mësuesin vlonjat: E përdorja për lakror, se dija çfarë ishte!
KronikeKryesore

U arrestua për 70 bimë opiumi, Gjykata liron mësuesin vlonjat: E përdorja për lakror, se dija çfarë ishte!

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Mësuesi, Tolem Lamaj, që u arrestua për kultivimin 70 rrënjëve të opiumit, është liruar nga Gjykata e Vlorës. Vetëm katër ditë pas arrestimit, Gjykata vendosi masën ‘detyrim paraqitjeje’ për 54-vjeçarin, e ndërsa ai sqaron dyshimet që u ngritën për kultivimin e opiumit. Kjo bimë ka ekzistuar gjithmonë në fshatin Drithas, thotë mësuesi Lamaj, ndërsa tregon se nuk ishte në dijeni se ajo quhet opium. 54-vjeçari thotë se bima ka mbirë vetë, e përveç tij, me mbjelljen e saj janë marrë edhe bashkëfshatarë të tjerë.

“Policia më thirri para disa ditësh dhe me tha do shkojmë tek bahçja. Ishin disa bimë të shkulura e disa jo, pastaj me çuan ne komisariat. Aty tek bahçja më thanë dyshojmë për opium. Ne këtu te fshati i themi paparunde ose lulëkuqe, ndërsa në polici e mora vesh se më kanë ndaluar për opium. Kjo bimë ka ekzistuar historikisht në fshatin tonë”, thotë Lamaj për ‘Report Tv’. Por, këtë bimë ai thotë se e përdorin për të gatuar.

“E trazojmë me lakra. Atje me pyetën, më thanë është opium. Ju thashë është hera e parë që e dëgjoj. Unë nuk e di ca është opiumi”, vijoi ai. Lamaj jep mësim çdo ditë në Selenicë. Ai tregon se bën çdo ditë në këmbë 50 km rrugë, e ndërsa thekson se ky arrestim si trafikant droge i ka prishur reputacionin.

- Publicitet -

“Jam mësues i fillores në një fshati të Selenicës, bëj çdo ditë 50 km rrugë. Atë dite (e premte) sa kisha ardhur nga puna kur erdhi policia në shtëpi. Shkuam tek bahçja me pyesnin ca e ke këtë? U thashë paparunde! Bimët ishin në forme të çrregullt. Dje me nxori gjykata me detyrim paraqitje, këtu në fshat mora vesh se kanë shoqëruar edhe disa bashkëfshatarë. S’ka dëm më të madh që më kanë bërë, me vjen rëndë më kanë ulur reputacion në shoqëri e në punë. E kam përjetuar keq arrestimin. Isha në gjendje jo të mirë. Gjyqtarja dje vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj, prokuroria më akuzon “dyshime për kultivim opiumi”, tha ai.

Ndalimi i tij u bë më 20 maj. Nga kjo bimë prodhohet heroina. Më konkretisht heroina, një drogë që shkakton pseudovarësi, mbidozë dhe vdekje, teksa prodhohet përmes përpunimit të morfinës, një lëndë natyrore e cila nxirret pikërisht nga opiumi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Vlora 97 says:
    May 23, 2023 at 4:29 pm

    Sa leka pagove vllajooo, pa leri përrallat me lakror

    Reply
  • Vlora.Vlora says:
    May 23, 2023 at 5:28 pm

    ha ha e madhe ,na thuaj dhe ne si behet lakrori me paparuna

    Reply
  • Remo says:
    May 23, 2023 at 6:32 pm

    Tolemo,, te drejte ke, lakrori del super me ate bime, ti ne fakt, s’dije gje si puna e atij qe terhiqte litarin por s’kishte pare lopen qe i vinte mbrapa. Mos e vri mendjen, “reputacioni” vecse do te te ngrihet, Edvini i ka qejf njerzit krijues si puna jote, larte e me larte Tolemo, fillo te pregatitesh per zgjedhjet e ardhshme.

    Reply
  • demo says:
    May 23, 2023 at 6:57 pm

    Nuk ke faj or mesues.Sa ta sjellin nga Afganistani,,me afer eshte bahcja ne Selenice,ku mbin vete.

    Reply
  • Tironci says:
    May 23, 2023 at 7:08 pm

    whale.to/b/drug_war.html

    Reply
  • ¿? says:
    May 23, 2023 at 8:27 pm

    Kur ishim te rinj fare kishim nje shok tonin qe shiste pordhe se dinte frengjisht mire. E ne per ta venen ne prove i dhame nje vjershe e i thame te na i lexonte. E lexoi, dhe tha e me e pate qe di frengjisht. Ne qeshem dhe i thame, vjersha ishte italisht mer palle. E ai tha “Qafsha nonen nuk e disha qe dikam ene italisht.” Keshtu edhe puna e ketij vlorakut, nuk e dite qe bohesh lakror ene me spinoq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë
  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?