Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U bllokua nga Trump, Zëri i Amerikës mund t’i rikthehet transmetimit javën e ardhshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > U bllokua nga Trump, Zëri i Amerikës mund t’i rikthehet transmetimit javën e ardhshme
BoteLajmi i fundit

U bllokua nga Trump, Zëri i Amerikës mund t’i rikthehet transmetimit javën e ardhshme

Published: May 4, 2025
Shpërndaje

Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta shpërbënte në mes të marsit, do të mund të rifillojë punën javën e ardhshme, njoftuan sot Ministria e Drejtësisë së SHBA dhe organizata “Gazetarët pa Kufij”.

“Avokatët e ‘Gazetarëve pa Kufij’ (RSF) në SHBA dhe të koalicionit të mediave ‘Voice of America’ u informuan të shtunën, më 3 maj, me email nga Ministria e Drejtësisë se ekipet e këtij institucioni do të mund të rikthehen në punë në orët në vijim,” thuhet në deklaratën e RSF.

Në këtë mesazh për avokatët e RSF-së, ministria theksonte se “më herët gjatë ditës, u riaktivizuan llogaritë e emailit për 1.406 punonjës dhe kontraktorë të USAGM (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale) dhe të ‘Voice of America’. Tashmë, të gjithë punonjësit duhet të kenë akses në sistem. USAGM pret që programet e ‘Voice of America’ të rifillojnë javën e ardhshme.”

- Publicitet -

Dy punonjës të “Voice of America” konfirmuan për Agjencinë Franceze të Lajmeve se llogaritë e tyre elektronike, të cilat kishin qenë të bllokuara për javë të tëra, ishin rikthyer në funksion, edhe pse nuk kishin marrë ende një njoftim zyrtar për kthimin në punë.

Në mes të marsit, administrata Trump pezulloi personelin e rrjeteve mediatike si “Voice of America”, “Radio Free Asia”, “Radio Free Europe” dhe të organizatave të tjera të financuara nga qeveria amerikane, duke ngrirë papritur aktivitetin e tyre. Këto media njihen si zëra demokratikë në vende me regjime autoritare si Rusia dhe Kina.

Megjithatë, drejtësia amerikane kundërshtoi këto masa: në fund të marsit, një gjykatës federal në Nju Jork pezulloi vendimin për mbylljen e aktiviteteve të këtyre mediave publike, ndërsa në prill një gjykatës tjetër në Uashington ndërmori një hap të ngjashëm.

“E mirëpresim këtë përparim, por qasja e paqëndrueshme e administratës Trump kërkon vigjilencë: është jetike të sigurohet vazhdimësia e financimit të miratuar nga Kongresi amerikan për të gjitha mediat e USAGM-së,” deklaroi Thibaut Bruttin, drejtor i përgjithshëm i RSF. “E drejta për informim të besueshëm e dhjetëra miliona dëgjuesve nuk duhet të varet nga kapricot e politikës.”

“Voice of America”, e krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Radio Free Europe” gjatë Luftës së Ftohtë, dhe “Radio Free Asia” në vitin 1996, kanë si mision përhapjen e “zërit të Amerikës” në mbarë botën, sidomos në vendet me qeveri autoritare.

Në mes të marsit, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që e përshkruante agjencinë USAGM – e cila kishte 3.384 punonjës në vitin 2023 – si “një element të padobishëm të burokracisë federale”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • demo says:
    May 4, 2025 at 10:13 am

    Zeri Amerikes u be Zeri malokeve,rrugaceve,burgaxhijve,qekur i sherbeu Berishes,Hajdarit,Uran Alickes,per uzurpimin e PD dhe pushtetit te Hajduteve Tropojane.Ne kundershtim me Demokracine Amerikane Zeri Amerikes sulmoi Mocionistet qytetare,inteligjencen Themeluese te PD.Nje Institucion nuk e bejne Parimet,por Njerezit qe drejtojne punet,.Me maloket Shkreli,Elez Byberaj,Kostrecat e kompani,aty do perfundonte.Mos e cel me Ate dere Trump,se nuk durojme dot GRAFMEN e malokeve,.Bere vepren me te mire 100 ditet e Pushtetit qe e mbylle Ate Hale.

    Reply
  • Phoenix says:
    May 4, 2025 at 10:15 am

    E kush e degjon me Zerin e Amerikes? Ketyre ju ka rene shikueshmeria e CNN apo BBC poshte 8%, jo me Zeri i Amerikes. Njerezit jane zgjuar dhe e kane kuptuar, qe keto jane kanale globale propagande e dezinformimi. Qe me Kovidin, ju iku situata nga duart Gjeten alternativen qe te blejne podkaste e kanale ne Internet me shume ndjekes, per te vazhduar propaganden, se e kuptuan qe Mediat e pergjithshme po ngordhin dale-ngadale. Kur ka hap dhe Rama e Meta Podkast, c’fare prisni me. Prit kur te hape dhe Sala ndonje Podkast.

    Reply
  • ADRE says:
    May 4, 2025 at 8:12 pm

    NE DILEME MILETI
    PER KE TE VOTOJ
    PSE S`VOTON PER VETE
    TU SHOFTE AJO BOJE

    TRIDHJETE VJET TE TALLEN
    LANE LESH ME TY
    O DILI ZOT VETES
    O RRI NE SHTEPI

    Reply
  • SPAK says:
    May 4, 2025 at 8:58 pm

    Zeri I Amerikes u be llumi i Saliut!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. prehistoriku on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. Detari on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?