Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U ekstradua nga Koreja e Jugut, kush është shqiptari me dy emra i dënuar me burgim të përjetshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U ekstradua nga Koreja e Jugut, kush është shqiptari me dy emra i dënuar me burgim të përjetshëm
KronikeLajmi i fundit

U ekstradua nga Koreja e Jugut, kush është shqiptari me dy emra i dënuar me burgim të përjetshëm

Published: April 6, 2024
Shpërndaje

Është ekstraduar në Shqipëri pas 29 vitesh në arrati i dënuar me burgim të përjetshëm Ervin Shahini alias Spartak Lazaj.

50-vjeçari, i cili në vitin 1995 në periudha të ndryshme kohore vrau një taksist dhe plagosi 4 të tjerë, u arratis nga Shqipëria gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997.

Së fundi, është zbuluar se Ervin Shahini, banues në Tiranë, strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet rezultoi se 50-vjeçarit përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, Spartak Lazaj, për t’iu shmangur arrestimit.

- Publicitet -

Ai u arrestua më 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut, ku jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe u ekstradua ditën e sotme (6 prill 2024) në Shqipëri.

Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historik i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.;
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses ekstradimi i një shtetasi të dënuar me burgim të përjetshëm, i arrestuar në kuadër të operacionit policor të përbashkët të koduar “Suporti”.

Operacioni falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe autoriteteve policore të Koresë së Jugut.

U ekstradua gjatë mesnatës së mbrëmshme 50-vjeçari i dënuar për vepra të rënda penale kundër personit.

Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe homologëve, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim kapjen dhe ekstradimin drejt vendeve reciproke të të kërkurave e shumë të kërkuarve, është bërë i mundur finalizimi i operacionit të ekstradimit nga Seuli/Republika e Koresë drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.
Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.;
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë. Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç dhe në kuadër të operacionit “Suporti”, ky shtetas u ekstradua drejt vendit tonë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?