Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U ekstradua nga Spanja para dy ditësh, zbardhet dëshmia në GJKKO e Lulzim Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U ekstradua nga Spanja para dy ditësh, zbardhet dëshmia në GJKKO e Lulzim Berishës
KronikeLajmi i fundit

U ekstradua nga Spanja para dy ditësh, zbardhet dëshmia në GJKKO e Lulzim Berishës

Published: March 20, 2025
Shpërndaje

Lulzim Berisha ka dalë sot para togave të zeza të GJKKO-së rreth një ditë pasi u ekstradua nga Spanja ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Në seancës ndaj tij, ish-kreu i bandës së Durrësit ka kundërshtuar deklarimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili e akuzoi si vrasës të Klodian Saliut.

Lulzim Berisha deklaroi se nuk e ka takuar asnjëherë Luftar Reçin dhe se nuk e njeh.

- Publicitet -

Ai drejtua togave të zeza duke thënë që “nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni”.

“Nuk e njoh fare atë njeri, nuk e kam takuar asnjëherë. Nëse më provoni një kontakt më dënoni sa të doni. Njëlloj siç më ra akuza tjetër,  njëlloj do të bjerë edhe kjo”, tha Lulzim Berisha.

54-vjeçari Lulzim Berisha u ekstradua mbrëmjen e 18 marsit nga Spanja drejt vendit tonë. Ai akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut në 2005.

Prova kryesore kundër Lulzim Berishës është dëshmia e Luftar Reçit, një i dënuar që ka pranuar të rrëfejë nga burgu pjesëmarrjen në vrasjen e Klodian Saliut.

Luftar Reçi tregon se Lulzim berisha i kishte propozuar një marrëveshje 20 vite më parë që të bënin një shkëmbim të njerëzve për t’u vrarë. Reçi duhej të merrte pjesë në vrasjen e Klodian Saliut, kurse Lulzim Berisha merrte përsipër të vriste hasmin e tij në Burrel.

Njoftimi i Policisë: 

Ekstradohet nga Spanja, një shtetas me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar për disa ngjarje kriminale kundër jetës.

Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, L. B., 54 vjeç.

Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 54-vjeçari dyshohet se:

-në vitin 2004, ka plagosur me armë zjarri, shtetasit V. L. dhe Xh. N.;

-në vitin 2005, në afërsi të fshatit Koxhaj, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin K. S. dhe ka plagosur shtetasin O. T.;

-në vitin 2005, ka vrarë shtetasit V. L. dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Protesta e bukur i la vendin sherrit e dhunës
  • PD bojkoton seancën, PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH
  • Protestuesit bllokojnë qarkullimin te Komisariati nr. 4, përplasje me Policinë te Ministria e Brendshme
  • VIDEO: Tensione në protestë, polici qëllohet me gurë në kokë
  • Jashtë protestë, brenda nis seanca plenare: 4 ligjet për të cilat protestuesit kërkojnë shfuqizim

Komentet e Fundit

  1. Km on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  2. Aidin Rrokaj on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. edhe uji qelbet duke ndenjur on Kur KM poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  4. Detari on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Anonymous on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?