Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U kap me rreth 42 kg heroinë turke, Gjykata lë në burg korrierin Papa: Ma kanë futur!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U kap me rreth 42 kg heroinë turke, Gjykata lë në burg korrierin Papa: Ma kanë futur!
AktualitetKronike

U kap me rreth 42 kg heroinë turke, Gjykata lë në burg korrierin Papa: Ma kanë futur!

Published: April 3, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg”, për të akuzuarin si korrier të një ngarkese prej 41,7 kg heroine, me vlerë deri në 1 mln euro në treg, i arrestuar tre ditë më parë. Armando Papa, 31-vjeçar, i qëndroi pafajësisë së tij, nëpërmjet alibisë se nuk dinte asgjë për ngarkesën në bagazh. Ndryshe nga refuzimi para oficerëve të Policisë Gjyqësore, para togave të zeza ai ka deklaruar se po shkonte në Rinas për të dërguar një porosi motrës së tij. Papa pretendon gjithashtu se nuk ishte në dijeni të drogës.

“Kisha marrë një porosi nga motra t’ia çoja në Rinas. Mi futën në makinë dhe më thanë “ik”. Kurohem në mënyrë të vazhdueshme, pasi vuaj nga epilepsia. Ngarkesën ma kanë futur në makinë pranë mbikalimit të Rinasit, më kanë ngatërruar”, ka deklaruar ai para togave të zeza.

Avokati ka kërkuar t’i bëhet ekspertiza lëndës narkotike, ndërkohë kërkoi burg me afat me pretendimin se vuan nga epilepsia. Por Gjykata e Tiranë pranoi kërkesën e avokatit, mbi bazën e provave në aktet e dosjes paraprake.

- Publicitet -

Në operacion nuk kanë marrë pjesë shërbimet e Drejtorisë Vendore të Tiranës, ndërsa është finalizuar nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme. Ky seksion kishte informacione rreth ngarkesës së drogës dhe nisur nga kjo, nisën mbajtjen nën vëzhgim të saj. Ajo i është dorëzuar Papës nga një person tjetër, i identifikuar si Roland Guzi, që kishte rolin e transportuesit dhe i shpallur në kërkim nga Policia.

Kjo e fundit, vendosi të mos ndërhynte deri në momentin e dorëzimit të ngarkesës dhe në këto rrethana, ky shtetas, emrin e të cilit autoritetet e mbajnë të fshehtë, ka arritur të largohet. Ka dyshime se droga vinte nga Turqia dhe porositës i saj të jetë një eksponent i njohur i trafikut të narkotikëve në zonën e Kurbinit. Droga është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Droga transportohej me një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga Armando Papa, banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?