Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U kërkua nga Italia, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e akuzuarit për pastrim parash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U kërkua nga Italia, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e akuzuarit për pastrim parash
AktualitetKronike

U kërkua nga Italia, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e akuzuarit për pastrim parash

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Me kërkesë të autoriteteve Italiane, Prokuroria Durrës sekuestron pronat e shtetasit G.S. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Zakonshme të Breshias, Seksioni i Masave Autonome të Parandalimit, kërkoi vendosjen e sekuestros preventive të pronave të shtetasit G.S. për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal.

Nëpërmjet letërporosisë nga Prokuroria e shkallës së Parë Breshia, kërkohet ndër të tjera se:

- Publicitet -

Duke pasur parasysh nenin 13 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar transnacional, të nënshkruar gjatë Konferencës së Palermos (12-15 dhjetor 2000) dhe duke vene në dukje se neni 3 i së njëjtës Konventë, parashikon që ai zbatohet edhe për procedurat parandaluese, të zbatohet Dekreti nga Gjykata e Zakonshme e Breshias, Seksioni i Masave Autonome te Parandalimit, që urdhëron sekuestrimin e pronave të mëposhtme:

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 48.8 m2 në emër të G.S dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e tipit apartament me sipërfaqe 330 m2, e regjistruar në emër të G.S. dhe S.H.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 12,710 m2, blerë nga G.S.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 7.890 m2, në emër të shtetasit A.L., blerë nga G.S;

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim në emër të shtetasit G.S, objekt 3-katësh, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në truall 300 m2; dhe

– Pasuri e paluajtshme e deklaruar për legalizim, në emër të shtetasit S.S., objekti 2 kate, me sipërfaqe ndërtimi 140 m2, ndërtuar në një sipërfaqe trualli 500 m2.

Vlen të theksohet se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është regjistruar procedimi penal në vitin 2014, i rifilluar në vitin 2018, që bën fjalë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal. Në interes të këtij procedimi, me vendimin të vitit 2021, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit G.S., etj, ku bëjnë pjesë edhe pasuritë e mësipërme. Në përfundim të hetimeve është marrë i pandehur shtetasi G.S., etj, dhe kjo çështje penale është sjellë për gjykim më shkresën në vitin 2023.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtëson apo shtrenjton?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?