Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U nda nga jeta në nëntor, Meta dekoron artisten Hueyda El Saied
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U nda nga jeta në nëntor, Meta dekoron artisten Hueyda El Saied
AktualitetLajmi i fundit

U nda nga jeta në nëntor, Meta dekoron artisten Hueyda El Saied

Published: June 24, 2022
Shpërndaje

Presidenti Meta ka dekoruar artisten shumëdimensionale dhe mbrojtësen e të drejtave të njeriut, Hueyda El Saied (pas vdekjes) me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Artistja ndërroi jetë në nëntor 2021 pas një sëmundjeje të rëndë.

“Në vlerësim të kontributit të pasur si artiste shumëdimensionale në fusha të ndryshme si balet, pikturë, televizion e teatër. Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore”, shkruan Meta.

- Publicitet -

Në ceremoninë e dekorimit, duke iu drejtuar familjarëve, kolegëve, artistëve dhe personaliteteve të shumtë të artit të pranishëm, Presidenti Meta u shpreh:

“Jemi mbledhur sot së bashku, të nderojmë një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, një piktore, shkrimtare, prezantuese televizive, balerinë profesioniste, një juriste dhe një aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut si Huejda el Sajed (Hueyda El Saied).

Jeta e Huejdës ka qenë shumë dinamike. Nga diplomimi në Liceun Artistik te studimet e larta për drejtësi, e ato pasuniversitare për ‘Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejtat e Njeriut dhe Politika Europiane’. Ajo ndërtoi një karrierë tepër të pasur artistike e profesionale dhe pati privilegjin të punonte në fusha dhe zhanre të ndryshme, si në balet, pikturë, televizion e teatër, gazetari, dhe si juriste në fushën  e të drejtave të njeriut.

Huejda ishte një artiste shumëdimensionale. Ajo filloi të pikturonte në vitet 1990-të dhe puna e saj ra shpejt në sy të agjentëve dhe adhuruesve të pikturës. Ekspozitat e saj janë hapur në shumë vende të botës si: Dubai, Luksemburg, Paris, Stokholm, Nju-Jork, Zyrih,  etj. Huejda el Sajed u bë e njohur për stilin unik dhe talentin e saj në zgjedhjen e tematikave dhe në kombinimin e ngjyrave. Përmes punimeve të saj shprehëse, do të transmetonte gjithmonë mesazhe sociale.

Huejda ka pasur gjithmonë një karrierë të pasur në televizion, si prezantuese e lajmeve, apo dhe  në drejtimin e shumë emisioneve. Të gjithë e kujtojmë Huejdën si balerinën aq profesioniste në shfaqjen televizive ‘12 vallëzime pa një të shtunë’. Si balerine e talentuar spikati edhe në Itali e në Francë, ku u zhvendos e ku vijoi karrierën e saj edhe si koreografe.

Përkushtimi i saj social e human, si gazetare dhe juriste e të drejtave të njeriut, ishte një tjetër aspekt i figurës së saj. Huejda ka qenë nga artistet e para, që në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile, organizoi ankandin e parë bamirës të pikturave, në ndihmë të fëmijëve. Ndërkohë që angazhimi në aktivitete kundër trafikimit të qenieve njerëzore apo artikujt në media të ndryshme për çështje sociale e qytetare, e pasuruan me një tjetër dimension jetën e saj. Huejda u largua shumë shpejt nga kjo jetë, kur kishte ende shumë për të dhënë, por në këtë hark kohor të shkurtër, ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plotë arritje dhe shkëlqim. Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën  dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë. I përjetshëm kujtimi i Huejda el Sajed (Hueyda El Saied)!”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Tironci qytetar says:
    June 24, 2022 at 12:33 pm

    Bravo President, e meritonte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?